Shqipëria dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen dypalëshe të patentave.
Marrëveshja është nënshkruar gjatë takimit që ka zhvilluar kryeministri Edi Rama me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojša Stefanoviç dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.
Marrëveshja e nënshkruar gjatë punimeve të Samitit të III-të të krerëve të Kinës dhe Europës Qëndore dhe Lindore parashikon që Serbia dhe Shqipëria të njohin reciprokisht lejet e drejtimit të lëshuara të lëshuara nga organet kompetente respketive.
Njohja për herë të pare e lejeve të drejtimit kombëtare me Serbinë sjell lehtësira, jo vetëm për lëvizjet e qytetarëve për qëllim qarkullimi në territoret respektive, për periudhën e vlefshmërisë së tyre, por kjo proçedurë do t’u krijojë mundësi shtetasve të dy vendeve, të punësohen si drejtues mjeti me të drejta të barabarta, në përputhje me lejen e drejtimit që disponojnë.
Kjo marrëveshje vjen mbas nënshkrimit me sukses të marrëveshjeve për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me Italinë, Kosovën, Maqedoninë, Kroacinë dhe së fundmi Malin e Zi./b.l
epo mire kjo eshte gje e mire por duhet te punohet shume ne kete pune
http://bit.do/kapet-nga-serbet-ballistet
Ja cdo me then Vizionar i nje Shteti .
Pergezime z.Kryeminister ,kjo eshte rruga e vertet e bashkpunimit e pajtimit te popujve,paqes dhe zhvillimit .
Ballkani s’mundet te mbetet perjetesisht nji granade ne duart e politikes
e interesave perendimore ,qe ta hedhe sa her ti interesoj mes Ballkanit e shndroje gadishullin me gjakederdhje e mjerim ,per te sunduar mbi ta.
po njohjen e diplomave kur do binden serbet qe ta nenshkruajne?