FOTOT/ Ja kush është kryeministri i vërtetë

15 Dhjetor 2014, 15:15Rajoni TEMA
FOTOT/ Ja kush është kryeministri i vërtetë

Isa Mustafa u votua si kryeministër i vendit në Kuvendin e Kosovës më 9 dhjetor mirëpo një gjest i bërë nga ai sot pikërisht në Kuvend, ka ngritur dyshimet mbi atë se kush realisht është kryeministër.

I pari i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa është “kapur” nga fotografja e “Zërit” duke i mbushur gotën me ujë liderit të PDK-së dhe zëvendëskryeministrit e Ministritë të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.

Ky nuk ka qenë elementi i vetëm i seancës së sotme të Kuvendit.

Mustafa ka qeshur pothuajse me secilën fjalë në formë miratimi që “Krahu i tij i djathtë”, Hashim Thaçi fliste sot në Kuvend.

Edhe pse propozimi i pozitës për krijimin e komisioneve parlamentare dështoi sot në Kuvend, megjithatë diçka e mirë nisi.

Një “dashuri” Mustafa – Thaçi e cila para vetëm disa ditëve ishte shumë e vështirë për t’u menduar.

 

4 komente në “FOTOT/ Ja kush është kryeministri i vërtetë”

  1. Delli USA says:

    Thaci ka shume difekte,por Kosova sot eshte ne krize personalitetesh prandaj do e pranosh,fundja eshte e keqja me e vogel.

  2. roberto says:

    Ua futem kosovareve edhe kete radhe-i thote Thaci,spiunit Mustafa!
    Ama edhe ti i forte dole:Per 6 muaj heshte,bere sikur do bashkepunoje me Kurtin,Haradinajn etj,por ne fund:NA ,E HENGREN SA KRAHU!
    Kujtojne ata se e harrojme kollaj Serbine ne???

  3. astrit says:

    E “dashur” Teme dhe gazetaret e saj me z.Mero ne krye mos ju duket kaq e çuditshme dhe habiteni per “dashurine” Thaçi-Mustafa,sepse ne shtepine tone te Dashur Shqiperi kemi perjetuar disa vite me pare “Dashurine” Berisha-Meta dhe po perjetojme “Dashurine” pa frena te Ilir Metes-Edi Rama.”Dashuria” Mustafa-Thaçi per ju eshte e veshtire per tu menduar?ç’fare mund te themi ose keni per te thene per “Dashurine”Rama-Meta?

  4. beni says:

    Ky eshte nderrimi i pushtetit me qesharak qe kemi pare ndonjehere,por nje gje seshte e qarte pse priten 6muaj per kete formule aq e veshtire ishte kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje