Afrimi i festave të fundvitit ka sjellë zhurmat e fizhekzjarreve në Shqipëri.
Por, ndërsa në vendin tonë mungojnë masat ndëshkimore për “terrorin” që shkaktojnë këto fishekzjarre për javë të tëra, Maqedonia ka marrë masa parandaluese.
Ajo ka vendosur që të gjobisë shuma të mëdha, madje edhe të burgosë, ata që blejnë apo hedhin fishekzjarre.
200 deri në 500 euro janë gjobat për gjithë ata që blejnë apo aktivizojnë mjete piroteknike festive apo fishekëzjarre në Maqedoni, raporton INA.
Ky paralajmërim është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme.
“Blerja apo aktivizimi i mjeteve piroteknike (te njohura si petarde) në vende publike, rrugë, oborre, hyrje të banesave, paraqet shkelje ligjore që parashohin dënime prej 200 deri 500 euro.
Në rast se këto mjete piroteknike shpërndahen dhe shitën në tregje, atëherë kjo paraqet vepër penale, që parashikon dënime me para, por edhe burg deri 3 vjet”, thekson MPB.
Po ashtu dënime nga 600 deri 800 euro do të jenë për prindërit e fëmijëve nën 14 vjeç që lejojnë shpërthimin e mjeteve piroteknike./b.l
Gazetar me tru, don te na sjelle qyeterim modern, pse nuk merr shembull edhe te tjera shtete moderne si Maqedonia edhe Burundin, Afganistanin, Malin, Sirine, Palestinen,Irakun …. keto jane shtetet qe duhet te kopjojme e jo te behemi liberale e pseudodemokrat si shtetet e pazhvilluara, Italia, Gjermania, Franca, Spanja, Anglia, Amerika etj.qe i japin popullit liri te festojne fundvitin sipas traditave boterore.
Rrofte gazetari me barkun plot me mend.
Gazetar me tru, don te na sjelle qyteterim modern, pse nuk merr shembull edhe te tjera shtete moderne si Maqedonia edhe Burundin, Afganistanin, Malin, Sirine, Palestinen,Irakun …. keto jane shtetet qe duhet te kopjojme e jo te behemi liberale e pseudodemokrat si shtetet e pazhvilluara, Italia, Gjermania, Franca, Spanja, Anglia, Amerika etj.qe i japin popullit liri te festojne fundvitin sipas traditave boterore.
Rrofte gazetari me barkun plot me mend.
Po pse po genjeni bre, po nuk eshte e vertet une jam nga Shkupi?! Te plasin para kembeve e e trishtojn te duket se je ne zona lufte. Hahahhaah