Rexhep Qosja: Thaçi ia dorëzoi postin e kryeministrit vrasësit Isa Mustafa

13 Dhjetor 2014, 18:18Rajoni TEMA

Akademik Rexhep Qosja ka reaguar ndaj ceremonisë së organizuar nga Hashim Thaçi për t’ia dorëzuar pozitën e Kryeministrit Isa Mustafës.

Qosja e ka quajtur vrasës Kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se Isa Mustafa është njeriu i cili udhëhoqi Prishtinën në kohën e Millosheviçit, shtypi dhe vrau protestuesit shqiptarë vetëm pse kërkon Republikë për Kosovën.

Madje, Qosja është marrë edhe me pozitën e Ministrit të Forcës së Sigurisë, duke thënë se kjo pozitë iu dha LDK’së, e cila sipas tij, ka kompromentuar moralin dhe politikën mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, raporton Express.

Lexojeni të plotë reagimin:

U tmerrova të premten më 12 dhjetor, kur ish-kryeministrin e Kosovës në detyrë, Hashim Thaçin, e pashë duke ia dorëzuar kryeministrinë, në tapetin e kuq, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.

A e dinte Hashim Thaçi se kujt po ia dorëzonte kryeministrinë e Kosovës?

A e dinte Hashim Thaçi se Isa Mustafa ishte kryetar i Qeverisë së Prishtinës në kohën e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit!

A e dinte Hashim Thaçi se Isa Mustafa ishte Ministër i Qeverisë së Kosovës e cila në dhjetor të vitit 1989 e urdhëroi milicinë që të shuante tubimet protestuese të studentëve dhe të rinisë shqiptare, me ç’rast u vranë 32 protestues dhe u plagosën 70?

A e dinte Hashim Thaçi se kryeministrinë e Kosovës po ia dorëzonte njërit prej vrasësve të protestuesve shqiptarë, që po kërkonin Kosovën republikë?

A e dinte Hashim Thaçi se asnjë shtet i dinjitetshëm evropian nuk i bën kryeministra vrasësit e atyre që mbrojnë popullin prej dhunës së pushtuesit?

U tmerrova kur në Kuvendin e Kosovës u dëgjua se Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës iu dorëzua Isa Mustafës, partia e të cilit s’ka lënë mjet propagandistik pa përdorur me qëllim të komprometimit politik, moral e kombëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë Luftës e pas Luftës!

U tmerrova kur mendova se, paraardhësja e FSK-së, UÇK-ja, që u çua në luftë kundër pushtimit serb, kundër regjimit gjakatar të Sllobodan Millosheviçit, dhe shqiptarëve që ishin vënë në shërbim të tij, ndër të cilët ishte rreshtuar edhe zyrtari i lartë, Isa Mustafa, u tmerrova pra kur UÇK-ja e lavdishme iu dorëzua armikut të vet të dikurshëm, Isa Mustafës.

U tmerrova kur mendova se ish përfaqësuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, harroi se në këtë mënyrë po fyente rëndë UÇK-në e Luftës dhe po fyente rëndë Forcën e sotme të Sigurisë së Kosovës!

U tmerrova kur kryeministrin e porsazgjedhur të Kosovës, ish- zyrtarin e Millosheviçit, Isa Mustafën, e dëgjova të thotë se detyra e parë e Kuvendit të Kosovës dhe e Qeverisë së tij është miratimi i ligjit për gjykatën e veçantë të Kosovës!

U tmerrova kur mendova se Hashim Thaçi duarhapur ia dorëzoi fatin e komandantëve të UÇK-së, në të vërtetë të krejt UÇK-së ish-zyrtarit të Sllobodan Millosheviçit, kryeministrit të tanishëm të Kosovës, Isa Mustafës,

U tmerrova kur e dëgjova fjalimin programatik, mashtrues, të Isa Mustafës, në Kuvendin e Kosovës, në të cilin asnjëherë nuk e përmendi fjalën Shqipëri! Dhe si ta përmendte? Shqipërinë e futi shumë lehtë ai në thesin e tij politik me Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Greqinë, Bullgarinë – si vende të rajonit!

U tmerrova kur disa zyrtarë e jo zyrtarë i dëgjova duke thënë se Isa Mustafa s’duhet të jetë viktimë politike e jetëshkrimit të vet antikombëtar në kohën e terrorit më të madh të Millosheviçit!

U tmerrova se si të gjithë këta gojëtarë u pajtuan me viktimizimin politik të Fadil Hoxhës, të Veli Devës, të Xhavit Nimanit, të Ismail Bajrës, të Azem Vllasit e të shumë udhëheqësve të tjerë shqiptarë, që Milloshëviçi i nxori edhe prej Lidhjes së Komunistëve, sepse po trajtoheshin si nacionalistë shqiptarë, por s’po u pajtuakan me viktimizimin politik të zyrtarit të përkushtuar në regjimin e Rrahman Morinës, domethënë të Millosheviçit, Isa Mustafës!

A ka parimësi në gjykimet e këtyre njerëzve dhe a ka drejtësi në gjykimet e këtyre njerëzve?

Dhe, a mbrohet dinjiteti politik e shtetëror i Kosovës me gjykime të tilla? Jo, natyrisht.

U tmerrova kur mendova se asnjë anëtar i udhëheqjes së PDK-së dhe, sa më duket, asnjë anëtar i PDK-së, nuk e ngriti zërin kundër kësaj dhurate politike, fyese për Kosovën, që Hashim Thaçi ia fali Isa Mustafës!

Do të pajtohesha që çdo anëtar i LDK-së të bëhej kryeministër i Kosovës, por dinjiteti politik dhe shtetëror i Kosovës më bën të vendosur të mos pajtohem që kryeministër të jetë ish zyrtari i Rrahman Morinës, në të vërtetë i Sllobodan Millosheviçit, Isa Mustafa.

Ky njeri ia ka kthyer shpinën Kosovës në ditët më të rënda të popullit të saj shqiptar; ia ktheu shpinën Bllokut politik me të cilin gjatë gjashtë muajve shqiptoi aq fjalë komprometuese për PDK-në, kryetarin e saj dhe ish kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.

A mos mendon Hashim Thaçi se ky njeri që ia ktheu shpinën Kosovës në ditët e saj më tragjike, që ia ktheu shpinën Bllokut me të cilin bëri betejë gjashtëmujore politike kundër tij, mos mendon, pra, Hashim Thaçi se ky njeri zëvendës i të cilit ka pranuar të bëhet, pas të cilit do ta shohim tani e tutje, s’do t’ia kthejë shpinën edhe atij.

Hashim Thaçi kishte zgjidhjen e dinjitetshme: kishte Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Jakup Krasniqin dhe Albin Kurtin, por Hashim Thaçi, sigurisht i këshilluar e i ç’këshilluar qysh s’duhet, u deklarua për zgjidhjen fatale!

Ai e harroi një të vërtetë që s’do të dëshiroja kurrë ta harronte: rënia e mjerë e zhvlerëson ngritjen e lavdishme!

Jam i tmerruar sot kur po i shoh të heshtur ish të burgosurit politikë, veteranët e Luftës, invalidët e Luftës, studentët e Universitetit Publik të Prishtinës – pasardhësit e studentëve të lavdishëm të vitit 1981 – të gjithë ata që Kosovës, me luftën e tyre çlirimtare, ia kthyen nderin e dinjitetin e humbur. Mos këta të merituar mendojnë se misioni i tyre ka marrë fund në vitin 1999?

Mos këta të merituar pajtohen me identitetin e tyre të sotëm – të ndryshuar!

Kam drojë, kam shumë drojë se këtë tmerrim do ta marr me vete përgjithnjë!

36 komente në “Rexhep Qosja: Thaçi ia dorëzoi postin e kryeministrit vrasësit Isa Mustafa”

  1. aa says:

    Pikerisht kur Shqiperia po behet me e vendosur per te mbrojtur shqiptaret ne mbare rajonin tone, na vjen thika pas shpine: Isa Mustafa behet KM i RK.
    Duhet te ruhemi shume nga ky filoserb! Shqiptarizma po peson nje goditje te rende e te pamerituar! ?

    1. Toni KS says:

      Isa eshte nje aparatcik komunist. I ka 100 te keqia ( pa karizme, pa integritet, pa ide, pa kurriz etj.), eshte i padenje per kryeminister, por nuk eshte filoserb.
      Sa pak e njihni Kosoven dhe historine ju ne Shqiperi.
      Thene shkurt nacionalistet shqiptar ne krye me Shaban Polluzhen u mposhten ne Kosove nga 1944-1945 nga serbet te ndihmuar edhe nga partizanet e Xhaxhit tuaj. Pas kesaj nuk pati organizim politik ose ushtarak te shqiptareve. U ripushtuam perseri dhe filloi periudha e erret e sundimit te xhelatit Rankovic ku shqiptaret u rrahen, persekutuan, vrane dhe u shperngulen ne mase. Pothuajse cdo pozite ne aparatin shtetror ishin serbe. Ne vitin 1966 Tito per hesape te veta e hoqi Rankoviqin (mirepo nuk e vrau si Xhaxhi juaj). Atehere shqiptaret ne Kosove filluan te marrin fryme me lire. U krijuan mundesite edhe te shkollohen edhe te hyne ne pune te shtetit. U krijua nje elite shqiptare e cila synonte qe te rrembente sa me shume liri nga serbet, kuptohet brenda sistemit jugosllav. Bazat e shtetesise se Kosoves linden ne kete kohe. Enderronin qe Kosoven ta benin Republike dmth. shtet ne Federaten Jugosllave. Me vone u paraqit nje rryme e re nder shqiptar, e frymezuar edhe nga brockullat e Xhaxhit tuaj, e cila etiketonte keta aparatciket komunist kosovar si filoserb. Mirepo kjo nuk ishte akuza kryesore ndaj tyre por ajo se nuk ishin sa duhet komunist sa duhet apo me fjalorin e Xhaxhit ishin revizionist qe kishin braktisur rrugen e marksizem-leninizmit. Keta vepronin ne ilegalitet dhe propagonin luften e armatosur. Keto dy filozofi te veprimit perbejne berthamen e atyre qe me vone u njoften si “pacifistet” dhe “krahu i luftes”. Te dy palet kane meritat dhe deshtimet e tyre por nuk jane filoserb, thjesht ne situaten qe jane gjendur kane kerkuar rruge drejte te drejtave dhe lirise me te madhe per vete dhe popullin e tyre.

      1. fgtz anticensurë rtzui says:

        toni
        ndonjëherë ja shkrep,por sot ja ke fut pordhës si shpesh!!
        e fillon me kritikën se shqipot e shqipërisë nuk e njohin historinë e kosovës dhe e mbaron duke na treguar historinë tonë!!
        toni mos i bëj kakën kostatimit tënd të parë me një budallallëk të dytë!!
        toni i KS-s,ndoshta ne se njohim historinë e kosovës,por po bazohemi në atë që njeh e thot qosja,si përjetues i saj!!besoj se ai e njeh më mirë se ti!!ai i ka të bazuara në kulturën dhe vëzhgimet e tij personale dhe jo të përjetuar nga muhabetet e odave të burrave,si ti!!
        toni mos e këthe në tallash atë pak materie gri që ke në kokë!!
        kush bashkpunon me pushtuesin është tradhëtare dhe asnjëherë atdhetar!mustafa fadil hoxha e azem vllasi janë të tillë!!pavarsisht “meritave të ditëve të fundit”ata ka në bashkpunuar me pushtuesin sërb!!ti mund ti rrotullosh si të duash fjalët,jo klasë politike që deshte të merrte pavarsinë me pak humbje a pordhë të tilla syfyri,or prap në fund të fundit ata e mbajtën të nështruar kosovën!!njëlloj si ibrahim rrugova që me gandizmin e tij plot uiski,e barazoi shqiptarin e kosovës me lepurin e ballkanit!!
        dështimi dhe bashkpunimi me pushtuesin janë dy gjëra të ndryshme

  2. frasherlliu says:

    Ky tmerrim i profetit shqiptar eshte kembane e keqe jo vetem per Kosoven por dhe Shqiperine? Kohet do te sjellin shume deme ndaj kombit tone te madh njelloj si e tregon dhe historia jone ne tere kohet.

    1. MERITONI says:

      se pari te tregoj se jam kunder ISA MUSTAFES,jam me VV,por,edhe nese je kunder,nuk do te thote se guxon te etiketosh.

      gjate shkrimit te tije,fjalen jam tmerru e perdor 14 here.
      kurse une jame gezu 14 here per ket tmerrim te tije!

      ky eshte tmerru edhe edhe ne vitin 2001,atehere kure more vetem 0.4% e votave te kosovarve!
      ky gjithmon tmerrohet per diçka,sepse njeri ma SHPIRTE KAZEM se ky nuk munde te gjeshe!
      njeri ma xheloz nuk nuk ka!

      ky tani nga tmerri i sukseseve te tjerve,do te kaloj ne nje stad tjeter,ate te shizofrenise kronike!

      KY ESHTE SPIUN I SERBISE,sepse gjate komunizmit kurre nuk ka pase probleme me pushtetin,ka jetu si mbret,ka qene AKADEMIKU me i priveligjuar,ka shetit tere boten me pare te shtetit,BILE NJE POEZI PER TITON QE E PATE SHKUAR KEMI QENE TE DETYRUAR TA MESOJME NE SHKOLLE!

      shteti e pate shperbly me nje apartamente luksoze ne qender te prishtines,kurse me vone pate ndertu nje pallat superluksoze,krejte keto ne kohen e komunizmit,por,atehere nuk tmerrohej,sepse vllazerim bashkimi ishte shume i rendesishem!

      1. rezart says:

        @Meriton!
        Mund te jesh me VV,por e ke prezantuar veten si nje ANTI SHQIPTAR i ndyre edhe me heret!
        Me Rexhep Qosjen nuk matet dot nje LANGUA ti try,qe nuk ke asnje merite ne kete jete pervec ANTI SHQIPTARIZMIT!
        Ti mbron Isa Mustafen se je ne krahun e ARMIQVE te Kosoves ashtu sic mbron edhe TRADHETARIN Sali Berisha!
        Ti je ARMIK i historise se Shqiperise,se duhet te jesh KELYSH i atyre qe bashkepunuan me pushtuesit naziste dhe kliken TITO-RANKOVIC!
        Ti duhet te jesh me siguri nje nga mijra spiunet shqiptare te UDB-se qe vete serbet e pohojne me gojen e tyre!
        Pra ne cdo 3 spiune ne ish Jugosllavi,nje prej tyre ishte shqiptar!
        Nga kjo ju akuzoni edhe Enver Hoxhen se ai nuk ua pranoi SPIUNAZHIN tuaj per PATRIOTIIZEM!!!
        Ti je nga ata TRADHETARE kosovare,qe keni mbeshtetur ARMIKUN ME TE MADH TE SHQIPERISE,SALI BERISHEN duke votuar ne zgjedhje tek ne!
        Ju merreni me shume me Shqiperine,HERONJTE E UDHEHEQESIT E SAJ,se sa ARMIQTE TUAJ SHEKULLORE,si serbet!
        Ti je nga ata kosovare mosmirenjohes,qe edhe ndihmen vellazerore te PARTIZANEVE SHQIPTARE PER CLIRIMIN TUAJ gjate LUFTES SE DYTE BOTERORE e quani ARMIQESOR si dhe ndihmen e qeverise SOPCIALISTE ne 19990ten kur serbi ju vuri pushken pas koke,ndersa Sali Berishen,qe furnizoi tanket sernbe me NAFTE e mbani per HERO!!!
        MALLKUAR QOFSH,o plehre serbe,KELYSH I MILLOSHEVICIT!!!

        1. MERITONI says:

          rezart

          po une jam spiune,por,realitetti nuk ndryshon se ti je nje trushperlar i cili mendon se nese thuhet realiteti patjeter se je kunder shqipereise!
          sa i perket partizanve,ju ata mbani per vete sepse 90% e kosovarve jane djathtista!

          ti je biri i nje partizani XHAKATAR i cili i ka duart e perlyera me gjak te kosovarve,prandaj ju bijte e BANDITEVE komuniste,as pase 70 viteve nuk keni munde ta kuptoni se KOMUNIZMI eshte MORTAJA E KETIJ POPULLI!

          prandaj ti biri i nje krimineli partizan,kuptoje se keni bere krime ne kosove,por,krimin me te madhe ja keni bere popullit shqipetare.
          ky QENI plak me mjekerr eshte komunist i perbetuar,prandaj ti e perkrah,sepse krimineli kriminelin e mbron.
          ky COFTINA plak idol e ka pase ENVER-kriminel,prandaj ky gjene perkrahje te bijte KRIMINELVE KOMUNISTE,te cilet ende gjinden ne shqiperi!

          1. MERITONI says:

            munde te lexoni elozhen e shkruar nga ky qeni plak,me rastin e vdekjes se titos,dhe sot ka ftyre dikende ta akuzoj si TITIST!

            http://www.gazetaexpress.com/lajme/elozhet-e-dikurshme-te-rexhep-qosjes-per-vdekjen-e-titos-66525/

            1. Dervish Malluta says:

              @Meriton, ku ishe mor zorragji? me mori malli me t´zajabat pak, nejse, kesaje radhe mire ia fute ketij stalinistit me nofken “rezart”, futja edhe njihere! Me sa duket ky paska qene partican
              i Milladin Popocicit e Enver Hoxhes, ndoshta paska qene pjesemarres ne masakren e Tivarit, kush e di?, ky qenka trap fare, vari tourkopordhosin!

              1. rezart says:

                Heu,bre Dervish Mullaqja,o turkoshak anadolli!
                Une qenkam stalinist,por PATRIOT qe kam luftuar per Shqiperine,ndersa ti,more spiun i UDB-se cfare ke bere per Kosoven?? Nje MUT te madh,qe ta hash e te ngecte ne fyt!
                Ti merresh,o CETNIK serb me Masakren e Tivarit duke akuzuar Enver Hoxhen se paska ndihmuar Titon,por nuk thua asnje fjale per ata qe i VRANE keta kosovare te mjere,pra per TITISTET!
                E shikon se ku e ke te keqen ti,o serb i poshter?
                Ti mbron ARMIKUN,VRASESIN DHE PERDHUNUESIN E NENES,GRUAS,MOTRES ,VAJZES etj tende dhe merresh me Enver Hoxhen!!!
                Para 90-tes Enver Hoxha na kishte futur ne koken tone se kosovaret jane vellezerit tane!
                Pas 90-tes po e kuptojme qe ju KOQEVARET ,jeni ARMIQTE tane!
                Ju na urreni per vdekje ne shqiptareve te Shqiperise,vecanerisht ne JUGOREVE se na quani STALINISTE,GREKE etj!
                Vetem nje gje nuk e dini ju,o te MJERE:
                -RRENJET E SHQIPTARIZMIT,TE KULTURES ILIRE,TE SHKRIMIT E LETERSISE SHQIPE kane qene per mijra vjet ne JUG te Shqiperise!
                Beni nje krahasim,o turkoshake serbe:
                Ne JUG ka dhjetra monumente K=te KULTURES se LASHTE ILIRE,si AMFITEATRO ANTIKE,NDERTIME,BANJO,STADIUME,KISHA ME AFRESKE TE MREKUL:LUESHME,PIKTURA TE KRAHASUESHME ME ATO TE ME TE MEDHENJVE TE BOTES,KESHTJELLA,etj,qe vertetojne LASHTESINE E KULTURES SHQIPTARE!
                Po ne VERIUN TUAJ,APO ME SAKTE NE KOSOVE a mund te me thuash ndonje te tille???
                Skenderbeu i madh zhvilloi 25 BETEJA MADHESHTORE ME TURQIT ku theu SULLTANET ME TE FUQISHEM TE KOHES duke shpetuar KRISHTERIMIN EUROPIAN NGA PUSHTIMI OTOMAN!!
                Edhe Enver Hoxha CLIROI Shqiperine vetem me USHTRINE NACIONAL-CLIRIMTARE pa ndihmen e asnje ushtari te huaj duke e futur Shqiperine ne KOALICIONIN BOTEROR FITUES TE LUFTES SE DYTE BOTERORE ANGLO-SOVJETO-AMERIKAN!!
                Po ju koqevaret CFARE KENI BERE NE KETO KOHE??? I KENI SHERBYER SERBIT dhe keni spiunuar shqiptaret!
                MALLKUAR QOFSHI PER JETE!!!
                Ju paskeni qene RRACA me e PERCUDNUAR ne bote!
                Kurre mos ardhte dita per t’u bashkuar me ju!!
                Qe kur ju CLIROI NATO dhe tani NUK MERRENI ME ARMIKUN TUAJ SERBINE,por merreni duke akuzuar Shqiperine,Enver Hoxhen,PARTIZANET SHQIPTARE etj!!!
                PLEHRA!!!
                Edhe nje njeri te URTE qe kishit e SYRGJYNOSET ne Shqiperi!!!

          2. rezart says:

            E pranon edhe vete,o KELYSH I FASHIZMIT,qe 90% e kosovareve jane te DJATHTE!
            Kjo beri,qe ju kosovaret ndryshe nga e gjithe Europa nuk luftuat kunder pushtuesve HITLERIANE,por krijuat PER TURPIN TUAJ Divizionin nazist “SCANDERBEG”!!!
            Ne se ky fakt i TURPSHEM juve ju “NDERON”,atehere ju jeni PLEHRAT E EUROPES dhe i keni merituar te gjitha MASAKRAT E SERBEVE ndaj jush!
            Sa per partizanet e ENVER HOXHES,ata jane NDERI DHE LAVDIA E SHQIPERISE,NDEROHEN NE BOTE ,ndersa ju KELYSHET E BASHKEPUNTOREVE TE PUSHTUESVE,doo jeni tere jeten BISHT QENI!
            Hyyyyy,FASHISTE TE NDYRE!!
            Perbuzje keni nga i gjithe populli shqiptar!
            Te DJATHTET ne Shqiperi,Kosove e kudo kane qene gjithbnje BASHKEPUNTORE te pushtuesve,pra TRADHETARE TE POPULLIT TE VET!
            MALLKUAR QOFSHI!!!

            1. MERITONI says:

              REZART

              nuk duhet shume provokim dhe menjeher ti i shfaqe ndjenjat shtazarake,ato ndjenja te cilat per 50 vite i keni kultivu ne komunizem ndaj kosovarve!
              ti po e shfaqe tere ate kafsheri qe ndjen ndaj kosovarve,te cilat me elegance i fshefe,por,une si mjeshter i KAFSHEVE arrita te demaskoj,sepse nuk eshte veshtire te provokohet kafsha!

              te thashe se ti je biri i nje komunisti GJAKATARE,i cili me zell ka arrit te kultivoj ndnjenjat shtazarake te i biri!
              çka te presesh nga nje bire krimineli,perpos se do te rrit nje kriminel,si ty?!
              por,une si SUPERIOR qe kam linde munde te koptoje ket menyre logjikimi,LOGJIKE LOPE,LOGJIKE KRIMINELI!

      2. Partizani says:

        Ti nuk je kunder Mustafes o spiun i UDB-sese e ke mbajtur edhe sot e kesaj dite foton e Titos ne shtepine tende!
        Ti nderon Rugoven edhe ky nje SPIUN i Milloshevicit ashtu si edhe TRADHETSARI I NDYRE Saleh Ram Berisha!
        HALLAL PUSHKA E SERBIT MBI JU!!!

      3. Emigranti says:

        Paradoks historik! Kosova ka vetëm një njeri të mencur , Rexhep Qosen , dhe atë se duan! Vërtet është një popull të cilin e tmerron liria , prandaj dhe gjunjëzohen përballë ish ministrave të Rrahman Morinës dhe Milloshevicit si Isa Mustafa dhe shokëve të tij! Rishkatërrimi i Kosovës po fillon!!!!

  3. Vaneto says:

    Cfare fati paskan shqiptaret e kosoves qe te ardhmen e tyre ta percaktojne pasardhesit e Xhafer Deves? Kaq lire e shiti Thaci Gjakun e U C K se tek agjentet e Miloshevicit apo tek “icet” e tjere? Habitem shume!Prej shume kohesh u ndodh kjo shqiptareve.Lideret e lindur ne zjarrin e luftes shiten rruges.Kjo nuk eshte e drejte per popullin.Ata e shumta mund te shesin fatin e tyre por nuk mund te shesin fatin e popullit.Historia do ti ndeshkoje.Fati i shqiptareve tashme eshte i shkruar.Nuk mund ta percaktoj qofte ky edhe Thaci!Ky me kujtoi edhe njehere shprehjen; “Per inaVt te sime vjerre fle me Minollane” Fli,fli se do te zgjohesh i mbarsur ne mos ke mbetur si i tille!

  4. Shaban Memia says:

    Ke te drejte o profesor i nderuar i kombit tone,por karigia e pushtetit eshte mbi gjithcka per keta vemje.Dhe hashim kellira eshte i lumtur qe qendroi ne pushtet duke bere aleance me nje jashqitje te kombit tone…

  5. feniks says:

    I nderuari SHQIPTARI I URTE,Rexhep Qosja!
    Ju respektoj ne kulm per IDEALIZMIN tuaj patriotik dhe kthjelltesine e mendimit per situatat e veshtira qe kalon ne keto momente KOMBI SHQIPTAR!
    Ate qe po ndodh sot ne Kosove e kemi perjetuar edhe atehere kur per PRESIDENT i PARE i Kosoves se PAS LUFTES u caktua sherbetori i Milloshevicit dhe ARMIKU i UCK-se,Ibrahim Rugova!
    E njejta gje ndodhi edhe ne Shqiperi,kur ne krye te PD-se u kacavjerr spiuni i UDB-se Sali Berisha,duke e cuar Shqiperin ne DEGRADIM total,popullin shqiptar ne PERCARJE KRIMINALE DHE MJERIM MESJETAR!
    Te dy keta Rugova dhe Berisha si dy ARMIQ te shqiptareve nuk mund te punonin me shume se kaq per te krijuar ne Shqiperi dhe Kosove dy shtete KARIKATURA,ME POLITIKANE DORDOLECE,QE VETEM PER POPULLIN E TYRE NUK PUNUAN!
    Serbia ka patur e ka ndikim vendimtar ne Shqiperi e Kosove,ndonese me SHPORRJEN e klikes tradhetare te Berishes ka ndryshuar situata per mire,por sodoqofte Berisha ne fakt e ka ne DORE SHTETIN SHQIPTAR per deri sa qeveria Rama nuk ksa ne dore DREJTESINE,qe te mund te vere KRIMINELET,HAJDUTET,SPIUNET etj ne bangon e te akuzyuarit!
    Situata ne Shqiperi aktualisht eshte ne PIKEN E VLIMIT,teper shperthyese ,populli eshte i zhgenjyer nga qe mazhoranca aktuale i ka duart e lidhura dhe dosjet e KRIMIT E KORRUPSIONIT flene ne sirtaret e PROKURORISE nen komanden e Berishes!
    As te HUAJT nuk po veprojne,pra ka ngelur puna qe populli te beje ate qe beri ne 97-ten!!!
    Nuk eshte per t’u habitur se pse VRASESI i shqiptareve Isa Mustafa u be kryeminister,se qysh me heret edhe VRASESI E SHKATERRUESI I SHTETIT SHQIPTAR,Sali Berisha,pasi i beri GJEMEN Shqiperise ne 97-ten,u vu prap kryeminister ne 2005,per te cuar ne vend amanetin e Milloshevicit:SHKATERROJE SHQIPERINE!!!
    Ne Kosove mbreteron nje situate kur ligjin e bejne pinjollet e atyre qe dikur,gjate Luftes se Dyte Boterore krijuan DIVIZIONIN NAZIST :SCANDERBEG:,sepse bijte e atyre MIJRA PARTIZANEVE KOSOVARE qe luftuan kunder pushtuesve,sot kane FRIKE APO TURP te thone te verteten se EDHE KOSOVA KA LUFTUAR PERKRAH BOTES ANTIFASHISTE,duke nderuar veten para historise!
    Shikoni se cfare bejne ne Shqiperi ,kelyshet e ballit e zogut:Nuk e njohin 29 nentorin,Luften Nacional-Clirimtare e quajne LUFTE CIVILE,per te fshehur TRADHETINE E TYRE si bashkepuntore te pushtuesve!
    Ndersa shtatorja e TRADHETARIT Ahmet Zogolli rri poshtersisht ne mes te Tiranes,keta pinjolle fashiste ulurijne kur shohin fotot e udheheqesit te Ushtrise Naacional-Clirimtare,Enver Hoxhes!!
    Ne se keto situata nuk i marrin ne dore IDEALISTET e llojit AVNI RUSTEMI,as Shqiperia e as Kosova nuk do bejne HAJER!!!
    Bota po shikon se si po kacafyten shqiptaret midis tyre,ndersa Serbia eshte e perkedhelura e PERENDIMIT!

  6. NJE MILION QELBESIRA says:

    MOS GENJE OR I MJERI QOSIQ NE KOHEN E MILLOSHEVIQIT ISA MUSTAFA KA JETUAR 9 VITE NE EGZIL NDERRSA JU KENI QENDRUAR NE PRISHTINE POR ANMIQT E TU SI I NDJERI RUGOVA, KADARE ,SALI BERISHA te kane bere te vogel JU NE KOHEN E RUGOVES PATET NJE PARTI DHE PER PARTIN TENDE VOTUAN AS SA NJE AUTOBUS ME UDHETARE,JO CE JAM IDHTARE ISA MUSTAFES POR SE PAKU ESHTE PROF DR E JO NJE GJYSEM ANALFABET SI THAQI TE JETE KRYEMINISTER.

    1. Partizani says:

      Ate ekzilin mbaje per vete,o “nje milion CETNIKE SERBE”,se Isa Mustafa ne ate ekzilin tend nuk ishte per interesat e Kosoves,por per te GRABITUR KONTRIBUTIN PREJ MILIONASH te atdhetareve kosovare,per clirimin e Kopsoves dhe qe sot e kesaj dite NUK GJENDET ASNJE EURO se u grabitewn nga ky EKZILANTI MUSTAFA!!
      Ne se ka njerez te mencur ne Kosove le t’i hyjne thelle kesaj pune dhe do dale e verteta e atyre MILIONAVE TE GRABITUR!
      – KOSOVEN E PUSHTOI SERBI,I VU ZJARR,KOSOVAR MOS RRI PO DUKU,O QYQAR!!

  7. Gjakovari says:

    U tmerrova edhe unë. Jo vetëm me Thaqin dhe Mustafën por me mbarë shqiptarët e Kosovës. Gjashtë muaj luajtën me “popullin” si maca me miun. Na manipuluan, na shantazuan, na gënjyen, na premtuan na…? Po tmerrohem në këtë moshë pesë dekadëshe dhe po e mallkoi vehten si paskam qenë budalla që kam besua se ne shqiptarët e Kosovës jemi të besës dhe të fjalës. Tani u binda(fatkeqsisht)se jemi të pa besë, të pa cipë, të flliqtë, pseudopatriota, lakmitarë… shkurt:HIQA. Ndërsa tmerri Prof. i nderuar do na përcjelli dhe do e përcjelli këtë popull edhe kur një ditë Ju dhe Ne nuk do jemi, sepse gjeni s’ndryshohet lehtë.”O sa mir’ me qenë Shqiptar”

  8. Ilmi Veliu says:

    Isa Boletini ne Londer e Isa Mustafa ne Prishtine

    Kaluan udhë të gjatë, dhe shkuan te Jahjaga
    Hashim Komandanri, e Isa Mustafa
    Ecën dy shqiptarët ,kaluan rrugë të gjatë
    Njëri me dy kobure,e tjetri – spiun-diplomat
    Truproja i Atifetes,ishte shumë i prerë
    Armët, more zotërinjë,lini këtu në derë
    Nuk bindej Hashimi,nisi për të hy
    E ndali Mustafa,ia bën me kry
    Dorëzoi pushkë – allti,edhe psherëtinte
    Por koburja tjetër,pas brezit i rrinte
    Dhe hynë qetë e qetë ,te Fetja në Konak
    Hashimi si komandant,e Mustafa diplomat.
    Edhe amerikania ,ua kish zili
    Ah more kosovarë-tha,punën e kini dhiii
    Pastaj foli Jahjaga,gjuhën duke dridhur
    Me ca fjalë tallëse ,buzëqeshje të hidhur
    Po mirë se na erdhët,musafir të mbarë
    po kush të çarmatosi,Hashim luftëtarë
    Sytë e Mustafës,gëzim e flakë shkrepën
    Kurse Hashim Thaçi,nxjerr koburen tjetër.
    Brroom aty perpara,te Jahjaga pranë
    “zonjë-tha Hashimin,kurrë se gjen pa armë”.
    Por amerikanes,iu terruan sytë
    Isa Mustafa,qeshi nën qerpikë.
    Dhe tha amerikanja ,me ju mos patsha punë,
    Deri tash e dhiiite,e sot e keni pshu..ë
    I dha fund Atifetja ,k’shtu e kanë këto punë
    Kurthat e marifetet,i rregullova unë……

  9. Arben says:

    DOLE HAPUR QE JE EDHE TI I FIRMES UDB, SI SHOKET.

    PAVARESISHT SE NDOSHTA KE PAK MEND.

  10. ....... says:

    Rrespekt per Bacen ,qe si ne cdo epoke te historise nuk ka larguar shikimin nga ceshtja kombetare Shqiptare edhe ne kte rast kur me te drejt shprehet per tradheti.
    Megjithate un do thoshja se ; Ne shqiptaret sduhet tashme te tregohemi kaq naiv dhe shikojm zhvillimet politike ne mbare trojet shqiptare si nji ceshtje fati shqiptaresh ,apo nji gabim i papjekurise politike jo !
    Shqiptaret qysh pas ndryshimit te sistemit ,nuk kane me asgje ne doren e tyre ne kte vend ,pra ata/ne ,nuk vendosim dot me vete per fatet tona ,per te ardhmen tone ,por dikush qe na ka kapur veshet me te dyja duart dhe her na terheq te majtin e her te djathin . Pra shkrut dua te them .qe asnjiher sdo ket per shqiptaret ajo qe shume nga ne shqipot e enderojn ,sepse ne e kemi shitur tashme shpirtin ke te huajt . Mos kujtoni ju se Socialistet tane ne Shqiperi erdhen ne fuqi nga vota jone , pra e shqiptareve ?! Joooooooooooooooooooooooooooooo KURR ne Bote . Monstra kerkon te zbavitet me shqipkaret dhe pasi ndryshoj ngjyrat ne Shqiperi . E njejta gje ndodh dhe do vazhdoj ne cdo kohe te ndodhi edhe ne Kosove e ne shqiperi ,gjithmon ,sepse ne jemi nji kombe ,(nqs jeni burra dhe ju mban zemra then TROC ) troc shkerdhatash ,prandaj kemi arritur ktu ku jemi sot ,prandaj e kemi shitur atdheun njiher e mire .

  11. dani says:

    RRESPEKTE PROFESOR QOSJA jeni njeriu i rrall i kti kombi qe flisni me zemer per hallet e tij, mos degjo i dashur profesor disa spiun te UDBse qe komentojn kunder teje ktu esht normale qe kjo seri njerzish ju shajn si ky flliqsira UDBse me psoudenimin meritoni qe shan nga mengjesi ne dark SHQIPRIN E SHQIPTARET mos u merzit profesor, ty rrespektin ta jep pjesa me e mir e kti kombi dhe ju per rrespektin e ksaj pjese keni nevoj nuk keni nevoj per mustafat dhe meritonet ushtaret e SLLOBODANIT dhe antishqiptaret.

  12. Kosova says:

    Rezart apo Feniks,mos ja qaj hallin shume kosovareve te cilet me gryken e pushkes e duke ditur te kene per aleat Ameriken e moren Kosoven.
    Ti ben mire te vajtosh vehten tende qe as nuk e di ku e ke Camerine prandaj je shume larg shqiptareve te Kosoves e duhet te mesosh nje jete prej tyre,te cilet luftuan per memedhen me pushke dhe me pene,kurse ti di vec brockulla.
    Besoj se e ke mare vesh se Kosova tani eshte shtet i pavarur

    1. rezart says:

      Ta gezoni spiunin serb si kryeminister!
      Sa per Kosoven ju te humbur keni qene gjithmone,se duke qene spiune te UDB-se ju me shume URRENI Shqiperine se sa Serbine!!
      Shkoni e luftoni me CALLMA ne Siri,se andej e keni koken!
      Sa per Camerine,merru ti,se mua me del e me tepron Shqiperia ime!
      Ne se doni MERRENI EDHE Saleh Berishen se ju ben pune si spiun Serbije bashke me Mustafen!
      Sa per ate pushken qe paskeni marre per te cliruar Kosoven FUTE NE VRIME TE SUMES se pa NATO-n nje MUT TE MADH do fitonit!!!

    2. feniks says:

      Me pjellat e atyre qe bashkepunuan me pushtuesit HITLERIANE duke krijuar DIVIZIONIN NAZIST “SCANDERBEG” pergjigja ime do te ishte PERBUZJA per TRADHETARET E KOMBIT SHQIPTAR!!
      MALLKUAR QOFSHI,PLEHRA!!

  13. laveri says:

    Kur patem nji fat me te mire na shiptaret qe lindem ne ket tok ?

  14. Ben says:

    Pikerisht qe te mari ‘pavaresisne’ Kosova, duhet me pare qe te shnderohen Kosova, Tirana, (se Podgorica dhe Shkupi jane dhe do mbeten) ne vende plotesisht te varur nga Beogradi.

    EGOIZMI nuk i lejon shqiptaret te respektojne dhe mbeshtesin intelektualet e mirefillte patriote.
    Keshtu qe perfundojne ti nenshtrohen autoritetit kriminal te mbeshtetur nga jashte.

    Kjo sjell shperfytyrimin dhe shperberjen e shoqerise shqiptare.

    Korrupsioni i vjeter dhe i ri u bene pale ne procesin e zevendesimit te skllaverise mesjetare me ate moderne te shqiptareve ne rajon. Nuk ka nevoje te huajt ti shperngulin menjehere gjithe shqiptaret. E bejne me gradualisht sepse ne fund te fundit u nevojiten sklleverit.

  15. Mark Muharremi, shqiptar nga Kosova says:

    Qfar populli jemi në shqiptarët andej e këndej kufiri, na nxehen gjakrat për një llaf të një idioti ku ndoshta edhe s’është shqiptar dhe shajmë njeri tjetrin ne nënë e motër HAJDE SHQIPETAR HAJDE.
    UNË JAM SHQIPETAR NGA KOSOVA, por edhe dikujt qe si pëlqen sme prishet xhiza,qdo të drejt mund të ma merr dikush por jo atë që të jem SHQIPTAR.
    Përshëndetje vëllezër shqipetar kudo ku jeni e të qdo feje që jeni apo edhe ateist, NDËRSA JU TE TJERËT na rrofshin goglat.

  16. Kosovari says:

    Per ju mbrojtesit e Qoses,

    A ka mundesi nje sherbim te vogel te na beni ne shtetasve te Kosoves:

    Ejani e merrne (pa te drejte kthimi) Qosen dhe mbajeni ne Tirane, dhe ne asnje menyre mos na dergoni Sali-un si kompenzim.

    Me dashamiresi

  17. Debatiku(Prishtinë) says:

    @rezart,ju pershendes si vllaun.më vjenë keq që disa shipfoles-nipa serb,soj i Sali Fazliqit, te ofendojne,ne emer te shqiptarve te Kosoves!.ju kisha lutur juve por edhe gjithe shqiptaret e shqiperise londineze qe idhtaret e Sales nga Kosova ti trajtoni si qenet endacak-ndryshe se meritojnë.Kto kreatura bastarde udbiste-LDK’iste,jane pjelle e shemtuar jugosllave qe gjithmone kan vjellur helm e vrere kunder shqiperise!.jan pikrishte Rugovistet qe na denonconin ne policin jugosllave vetem pse shfaqnim dashurin per shqiperine apo ndegjonim radio tiranen!.

  18. Semra says:

    Nuk i`a vlen të merret Isa Mustafa me këtë plak shpifës. A thu pse kur e promovoi librin e fundit nuk e ftoi asnjë prej profesorëve që merren vesh në të shkruar. Ky narcisoid nuk mbeti kend pa e marrë nëpër gojë.

    1. fgtz anticensurë rtzui says:

      semra mos je gjo turke ti??

    2. naimi says:

      Rexhepi është turpi i Kosovës(ashtë malazez-Qosiq)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje