Ministri në largim i Punëve të Jashtme në Kosovë, Enver Hoxhaj, ka thënë se Greqia, Sllovakia dhe Rumania janë më afër njohjes.
“Greqia, Sllovakia dhe Rumania janë më afër njohjes. Të paktën këto shtete nuk e kanë penguar të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka thënë gjithashtu se Behgjet Pacolli kishte pasur pretendime se ka sjellë njohje edhe para se të vinte në krye të MPJ-së.
Mirëpo, ai ka mohuar se ka pasur përplasje me Pacollin sa i përket njohjeve të reja që i kanë ardhur Kosovës.
“Për mua më e rëndësishme ka qenë që të ruhet kredibiliteti i Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj, në Klan Kosova.
Ai ka thënë se do të jetë i angazhuar në politikën e Jashtme të Kosovës pavarësisht se në pozitën e tij do të vendoset Hashim Thaçi.
“Ne jemi duke e ndërtuar një shtet të ri nga themelet e reja”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj ka thënë se kur e kishte marrë drejtimin e MPJ-së, Kosovën e kishin njohur vetëm 75 njohje.
“Më është dashur të ndërtoj një strategji të re dhe të luftoj për njohje”, ka thënë Hoxhaj.
Sipas tij, njohjet janë njëra ndër pikat e forta të punës së tij katërvjeçare si kryediplomat.
ky gyzeli ka ndejtur me shume nga c’duhet me sumen perpjete,ndrishe nuk do te shihte endrra me si hapur…………..o Zikeeeeeeeeeee!!
Hi Tourkopordhos, ka kohe qe me humbe, ku ishe mor ta futsha malluten n´tru?
Bythaxhi tipik i Kosoves,per lek jep gjithcka qe ka ne familje,nuk intereson asgje kolektive,nuk beri asnje njohje per Kosoven,…
Jeni paeagjykues dhe idiot,Enver Hoxhaj eshte nga te paktit politikan Kosovar klasi,asgje te perbashket me politikanet folkloric si Hasshim Thaci,Haradinaj,Mustafa etj.E kam pare me ne emisionin e Mustafa Nanos,flet nje shqipe shum te paster,por mbi te gjitha ka nje artikulim mbreselenes.