Ambasadori Hill: Ibrahim Rugovën e shihnin si shenjt, i përuleshin dhe i puthnin dorën njësoj si Papës

10 Dhjetor 2014, 14:53Rajoni TEMA

Emisari amerikan për Kosovën në vitin 1998, ambasadori Christopher R. Hill, në librin e sapobotur të kujtimeve për karrierën e tij si diplomat, “Outpost: Life on the Frontlines of American Diplomacy” (Pararojë: Jeta në vijat e para të frontit të diplomacisë amerikane) shkruan ndër të tjera për luftën në Kosovë dhe rreth Kosovës.

Duke përshkruar një vizitë që kishte bërë bashkë me presidentin, Ibrahim Rugova në fshatrat e Malishevës të kapluara nga lufta në nëntor të atij viti, ambasadori Hill shkruan:

E mora (Rugovën) në makinën time më 3 nëntor (1998) dhe shkuam së pari në fshatin e vogël pitoresk, në Banjë të Malishevës.

Minareja e xhamisë së fshatit ishte rrëzuar nga një predhë shumë precize nga tanku, dhe kërma të kafshëve të banorëve të fshatit ende po prisheshin në fushë që prej një muaji, kur serbët i kishin përdorur si ushtrim për marrje në shenjë.

Vazhduam pastaj për në fshatin e vogël Ostrozub, ku po ashtu dolëm jashtë në rrugën kryesore, që gëlonte me banorë të kthyer që bartnin dhe tërhiqnin zvarrë plaçkat e veta personale teksa ktheheshin nga mali ku qenë fshehur me javë të tëra në pyll.

Reagimi i tyre kur panë Rugovën ishte i jashtëzakonshëm.

Njerëzit fillimisht ngurruan kur e panë prijësin e vet prej më shumë se një dekade, pastaj iu afruan dhe iu hodhën me krahë rreth qafe, duke e puthur në faqe.

Disa iu hodhën në përqafim dhe i ranë në gjunjë, duke i puthur dorën, si të ishte Papë.

U ndala për të kapur pamjen në tërësinë e saj.

Për ata që kishin thënë se e ka pasur puna e tij, do të doja ta shihnin tani. Se çka i bën disa politikanë karizmatikë dhe çka jo ka qenë koncept përherë i pakapshëm për mua, por në këtë ditë e pashë se Ibrahim Rugova ishte forcë që duhej bërë hesap – ndoshta arsyeja pse UÇK-ja dhe të tjerë ishin aq të ashpër me të”, shkruan ai, raporton Koha Ditore./b.l

11 komente në “Ambasadori Hill: Ibrahim Rugovën e shihnin si shenjt, i përuleshin dhe i puthnin dorën njësoj si Papës”

  1. ilir says:

    ai ishte hero i vertete ska lidhje asgje tjt

    http://bit.do/Heroi-Rugova

  2. Iliri, Kaçanik says:

    Ai ishte nje asgje (HIÇ). Njeri mjeran, i perolur para kriminelit Milloshevic, e mendjemadh perball popullit qe aq shume u manipulua nga nga ky njeri i qullët. Fatkeqesia me e madhe per popullin shqiptare te Kosoves ishte qe ne ate kohe si “lider” te tyre e kishin Ibrahim Rugoven.
    Populli i Kosoves shume i besoi dhe ne funde me gjithe politiken e tij deshtoi, ky eshte realiteti i hidhur qe fatkeqesishte akoma nje numer i madhe i njerzve nuk e kuptojne.

    1. lemi says:

      Kaqanik
      Populli shqiptar e njef shum mire,se e kan pas nji te tille,qe braktisi popullin pa fillu lufta duke jau marre edhe pasurin e popullit,po edhe kta u treguan trushperlar duke ja kthyar ktij tradhtari eshtrat ne shqipri,po edhe Kosovart nuk u tregun me te menqur se kete tradhtar o vyjt ne shesh te prishtines me qit ne lak.

      1. MK says:

        Ju aq dini, aq flisni. Historia flet ndryshe dhe kontributi i Rugoves eshte absolutisht i pamohueshem.
        Njejte mendoj edhe per Thaqin, qe dhe kontribut ne rrethana tjera. Edhepse kontributi i Thaqit ne vitet e fundit ka qene fatkeqesisht shume negativ askush nuk mund te mohoj ate qe beri me heret.

        1. Po,Po says:

          Ne,dime aq sa mjafton e tepron per te verteten.Ti me thuj mu: Pse Milloshevici e mori Ibrahim Rugoven familisht,me avion te posacem dhe e strehoi ne nje vile sekrete ne Veri te Italise ? Kete Milloshevici e beri ne zjarrin e luftes ne Kosove,kur iu rrembente nga shtepia,iu plackiste,vriste e masakronte ne mase ,duke iu varrosur ne varre te perbashketa,kur iu perdhunonin motrat e grate tuaja hapur ne publik,turpi me i madh per rracen tone.Ti,ngrihesh tani dhe ben avokatin e spiunit te UDB-se,a nuk je nje felliqesire e urryer per te gjithe shqiptaret ? A nuk je nje koqe spiuni i UDB-se qe paguhesh per keto bajga qe nxierr nga goja ?! Turp te kesh,ne se je gjaku yne SHQIPTAR !

          1. Jeronim de Rada says:

            Milosheviqi nuk e mori Rugoven me avion, por e kidnapoi nga shtepia e tij ne Prishtine dhe e dergoi me makine ne Beograd. E nese te interesojne detajet tjera, te propozoj qe te lexosh materialet mbi deshmine e Rugoves ne gjyqin e Hages kunder Milosheviqit. Pas atij leximi, shpresoj qe disa gjera do t’i kesh me te qarta.

            1. katarakti says:

              Rugova perveç se kerkoi ndalimin e sulmeve te NATO-s ndaj Serbise, duke pire shlivo me Millosheviçn, pat deklaruar me pare ne Parlamentin Europian ne Strasburg, se Adem Jashari me shoke”jane disa katundare qe duhen qetesuar”. Po ai ne seline e NATO-s ne Bruksel e quajti UCK_ne si “dore te zgjatur te Serbise”. Dhe keto qe po te them nuk i shkruaj se ma ka qefi te jete keshtu, por se ekzistojne prova te rregjistruara zanore te ketyre deklaratave te “Shallit” tuaj. Prandaj Rugova mund te kete qene gjithçka, por vetem patriot jo.Ka me shume mundesi te kete qene i rekrutuar nga UDB-ja.

    2. ASA says:

      ja rrofsh ti Rugoves dhe gjithe rugovasve o mbeturin e primitiv Kaqaniku

  3. MK says:

    Ju aq dini, aq flisni. Historia flet ndryshe dhe kontributi i Rugoves eshte absolutisht i pamohueshem.
    Njejte mendoj edhe per Thaqin, qe dhe kontribut ne rrethana tjera. Edhepse kontributi i Thaqit ne vitet e fundit ka qene fatkeqesisht shume negativ askush nuk mund te mohoj ate qe beri me heret.

  4. Trebeshina says:

    Ibrahim Rugova,tradhetari dhe armiku me i madhe i historis se Kosoves,po doni fakte ja u jap me vone!

  5. na i shpifet me bracen zoti kristohill says:

    na vdiqen keto Hillat me keto barcaleta elezbiberce,

    e ftoj kete Hillin te shohe qindra video te Enver Hoxhes sidomos te 1970 ne veri te shqiperise sikur te kishte ardhur krishti me muhametin.

    nqs se nuk do ishte takimi me milloshevicin qe e beri rugoven si shami qyrresh nuk do ta shkruaje kete koment…

    mendoj se ato qe priten Rugoven me shume ishte respekti per amerikanet se sa per ate kulishin e serbit qe shume koqevare jane qerruar si per rugoven dhe per berishen ..te dy beseprere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje