Kryetari i ri i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli ka një të shkuar në një institucion të errët të njohur si Shërbimi Informativ i Kosovës, një zyrë e paligjshme që akuzohet mes të tjerash, për vrasje politike dhe krim të organizuar.
Pas anëtarësimit zyrtar të Kadri Veselit në Partinë Demokratike të Kosovës në pushtet, Gazeta Jeta në Kosovë rikujton fakte dhe data të rëndësishme në lidhje me aktivitetin e tij dhe të Shërbimit Informativ të Kosovës.
Veseli u zgjodh më 8 dhjetor 2014 kryetar i Kuvendit të Kosovës nga koalicioni qeverisës mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike.
Kadri Veseli ka deklaruar mbylljen zyrtare të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) më 14 qershor 2008, në një deklarim të transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës, RTK.
Intervistën e parë televizive pas-luftës ku ka folur gjerësisht për aktivitetet e tij e ka dhënë në televizionin Klan Kosova më 29 dhjetor 2009. Në atë intervistë, Veseli ka thënë se ka qenë i angazhuar në Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK) që nga vitet ’80-të dhe se aksionet e para të armatosura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishin marrë më 1991-92.
Më 20 qershor 2012, gjatë një dëshmie në rastin “Bllaca II” në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë i ftuar nga prokuroria, Veseli ka thënë se para të merrte detyrën si shef i SHIK-ut në mars të 1999-ës kishte qenë shef i Zbulim-Kundër-Zbulim, një shërbim spiunazhi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Për krijimin e SHIK-ut, thoshte ai, ishin pajtuar nënshkruesit e marrëveshjes së Rambujesë 1999 – Hashim Thaçi, më vonë kryeministër i Qeverisë së Përkohshme, Ibrahim Rugova më vonë President i vendit, Rexhep Qosja si dhe dy publicistët Veton Surroi e Blerim Shala.
Sipas Veselit, Shërbimi Informativ i Kosovës kishte nisur të funksiononte në kuadër të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës deri në janar të vitit 2000. Atë vit dhe më 2001, ishin bërë biseda për legalizimin e SHIK-ut ndërsa liderët e vendit, thoshte Veseli, kanë qenë të informuar për aktivitetet e kësaj organizate.
Në procesin gjyqësor “Bllaca 2” gjenden Shaban Syla, Bekim Syla, Shpresim Uka, Sadik Abazi, Fahredin Gashi e Driton Hajdari të cilët akuzohen për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Adem Salihajt e Ismet Arifit, pas luftës.
Nazim Bllaca, një vrasës i vetë-deklaruar i cili po ashtu tani është dëshmitar, pohon se ka kryer vrasje në emër të SHIK-ut dhe se ka qenë anëtar i kësaj organizate. Gjykata nuk ka nxjerrë ndonjë vendim në të cilin shihet ndërlidhja mes SHIK-ut dhe këtyre aktiviteteve.
Deri më tash Fahredin Gashi dhe Hysni Rama janë dënuar e burgosur bazuar në dëshmitë e Bllacës – për krime lufte.
Veseli i ka mohuar në gjykatë të gjitha akuzat e Nazim Bllacës që e ndërlidhin SHIK-un duke e quajtur gënjeshtar dhe po ashtu ka mohuar që Bllaca ka qenë anëtar i kësaj organizate. Të njëjtën gjë, Veseli në gjykatë e ka bërë edhe për Naim Miftarin — një person tjetër që është deklaruar si pjesëtar i SHIK-ut dhe që ka dhënë deklarata në cilësinë e dëshmitarit në rastin “Bllaca II” — duke e quajtur “manipulant të naftës”.
Në një skemë që Veseli ia ka dorëzuar gjykatës, shihet se ai ishte numri një i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe pasohej nga Elmi Reqica si zëvendësshef i SHIK-ut. Reqica tani është deputetet në Parlamentin e Kosovës nga PDK. Latif Gashi, po ashtu tash deputet i PDK-së, ishte Drejtor i Përgjithshëm e deputeti tjetër i kësaj partie Fatmir Xhelili udhëhiqte Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar në SHIK. Po ashtu një deputet tjetër i PDK-së Fadil Demaku udhëhiqte drejtorinë kundër terrorizmit e ish-drejtori i Trepçës Ferat Shala udhëhiqte drejtorinë e Intelegjencës, ndërsa Ilmi Ramadani udhëhiqte Drejtorinë e Informimit e Analizave.
Sipas Veselit, SHIK-u kishte 32 anëtarë kur ishte ngritur ndërsa 92 më 2008.
Në korrik të sivjetmë, një raport i një hetuesi të EULEX-it ngrinte dyshime se dhjetëra anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), aktualisht në opozitë, ishin vrarë vetëm pse ishin kundërshtarë të PDK-së. Raporti i nënshkruar nga hetuesi Gary Fainsworth, që ka të bëjë me hetimet e krimeve të ndryshme, thekson se më 3 tetor 2011 është lëshuar një “dokument i klasifikuar” me qëllim të shqyrtimit të tipit të vrasjeve profesionale dhe veprat penale të ndërlidhura me to, që janë kryer ndërmjet 1999 dhe 2001, të personave me lidhje të njohura ose me ish-regjimin serb apo me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Gazeta nuk ka evidencë se SHIK-u ndërlidhet në atë raport direkt me këto veprime.
Kundër Kadri Veselit nuk ka pasur asnjë hetim të shpallur ose aktakuzë të regjistruar nga organet e drejtësisë në vend.
Po ashtu, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, për të cilin Nazim Bllaca ka pohuar se ka dhënë urdhra në hierarkinë e SHIK-ut, është liruar javën e kaluar nga hetimet në mungesë të provave.
Më 6 gusht 2012, kryetari i komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Florin Krasniqi, kishte bërë të ditur se kishte mbledhur 27 nënshkrime të deputetëve për të ngritur një komision për hetimin e aktiviteteve të Shërbimit Informativ të Kosovës (ShIK). Duheshin 40 nënshkrime për ngritjen e tij.
Kadri Veseli dhe ish-drejtuesit e SHIK-ut në biznes
Gazeta Jeta në Kosovë kishte zbuluar në muajin mars 2012 se Kadri Veseli më parë kishte në bashkëpronësi një kompani në Zvicër që merrej me tregtinë e kompjuterëve me emrin “FK Computers” ndërsa kishte shërbyer për vite edhe si shef ekzekutiv i kompanisë “Kobit PC” në Kosovë.
Në shtator 2012, gazeta ka zbuluar edhe se kompania “Kobit PC”, kishte kontrata për furnizim me pajisje teknologjike me Zyrën e Kryeministrit dhe Këshillin e Sigurisë së Kosovës.
Ndër konsumatorët privatë të Kobit PC ndërkohë, sipas faqes së saj në internet, ishte edhe edhe “Kosova Petrol”, prone e Bedri Selmanit, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës nga PDK-ja dhe ish-këshilltar i Hashim Thaçit. Selmani po ashtu është pronar i “Hotel Victory”, ku është mbledhur partia e Kryeministrit aktual në kuvendet e saj dhe që sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) është ndërtuar kundërligjshëm në pronë shoqërore.
Në muajin prill, gazeta po ashtu ka raportuar se Bedri Selmani ka përfituar nga shfrytëzimi i më shumë se 20 pompave të naftës që i takonin ndërmarrjes shoqërore “INA” pa paguar asgjë për dhjetë vjet, duke i dëmtuar kështu institucionet e Kosovës me mbi katër milionë euro.
Më 25 qershor, Gazeta Jeta në Kosovë ka publikuar një hulumtim që zbulonte se një kompani në Drenas “Trasing Group” që këshillohej nga Ferat Shala, ish-drejtor kundërzbulimi në SHIK, dhe që kishte për menaxher të kompanisë një deputet të PDK-së në asamblenë e komunës, kishte fituar 15 tenderë publikë nga komuna, disa prej të cilave ishin kritikuar nga autoritetet relevante. Shala kishte dhënë dorëheqje nga “Trepça” më 13 korrik 2012.
Prokurime publike nga komuna e udhëhequr prej të vëllait të tij ka fituar edhe një kompani tjetër që këshillohet nga deputeti Fadil Demaku, “Ada Consulting Group”. Fadil Demaku ishte drejtor i kundër-terrorizmit në SHIK.
Marrë nga gazeta Jeta në Kosovë
Shqiperia llum, kosova llum, dy kryetar kuvendesh ne albanistan e kosovostan jane ne duar mese te sigurta tashme, duar te gjakosura e te lyera me gjak e pisllek te ndyre. Shqiptaret po shkojne drejt zhdukjes dhe asimilimit ne 20 vitet e ardhshme… Shqiptare sikterrosuni nga ato troje para se krimi tju skllaveroje dhe fizikisht
Kombi shqiptare mbi 10 milionsh ne trojet e tyre po perparon me hapin e aleateve tane Amerikanedhe Europen e civilizuar.Kjo ju tmerron ju grekoruset por skemi ctju bejme Serbet persei kane borxhe, Uralet jane vendi i tyre …grekerit do ta leshojne Veriun Selanik e Janine Preveze etj po ashtu MAQEDONINE dhe te shporren e pirdhen ne Qipron e jugut prane rusoislamikeve…. Mund te jetoni te lire edhe ne SHTETIN SHQIPTARE anetare i perhershem ne aleancen CIVILIZUSE Amerike_EUROPE…JU pirdhni se liroheni..e keni edhe nga frika……..
@info, edhe ti hajde e kapma malluten per fyti pak, ok? Shqiptart jane puntor, njashtu si qe jame italianet, gjermamet, austrianet, francezet etj., e jo si greqet qe rrine si kreten duke njeh rruzat e tespive ulun ne stol mbi trottoire dhe duke pritur veren ne shprese se do vijen nonji tourist.
yyyyyyyyytttttttttttt, race kretene e parazito-schmarotze, u bete gazi i Europes!
Spiunet e paguar te Serbise ,kane guximin te sulmojne clirimtaret e popullit shqiptare!!!! Ku e marrin kete guxim keta kriminele , bythelepires te armiqeve shekullore???
C’E KALUAR E ERRET, KY KA PATUR NEN URDHRA NJE GRUP EKZEKUTORESH QE KANE VRARE ME DHJETRA KUNDERSHTARE POLITIKE NE LUFTEN PER PUSHTET.
ORIENTIMET VININ NGA HASHIM THACI, NJE KRIMINEL ORDINER.
KUR SHKRUHET PER KETE QE KA TE KALUAR TE ERRET ESHTE SI TE TALLESH BYTHEN ME SHQIPETARET.
TURP TURP TURP TURP TURP TURP
Arben.
Nqf se ke fakte paraqitu ne gjygj,ata jan kompetent per kete,po po te them qe UNMIKU e bastisi rugoven per keto vrasje,e jo shikun,athua gabimisht e kan bastis,ku mbas asaj bastisje vrasjet ran nen ZERO,po edhe gjat bastisjes u xhet nji arsenal armesh ne shtepin e rugoves,athua per kend i kish pas pergadit,po edhe truprojat ja largoj UNMIKU,bile ja dy prej tyre jan te strehuar ne Serbi qe 10 vite gati.Ti siq pom dokesh e pasku hup rrugen ne oborr.
E cfare na duhet ne se cfare ka bere Veseli apo sulltan Hamiti ,me nder jush na plasi trapi, edhe veselet kishim mangut pak e semure eshte shqiperia e ju na flisni per lloj lloj mbeturinash ballkanike.
qe shik-u nuk eshte engjull kete e dijme te gjithe por sa per vrasjet politike ne ldk duhet ti kerkojne ne ate parti sepse shik-u ka pasur Probleme tjera dhe nuk ka bere vrasje nder shqipetare.rasti bllaca nuk ka te beje asgje me shik-un.jane trillime qe te kompromitohet UCK-ja.
E lexova materialin deri ne gjysem e mu neverit,kriminele,vrases,pabesira,puce,burgaxhinje,etj,etj ne pergjithesi plumba dhe gjak.
Lind pyetja,a ka nevoj qeveria shqiptare [flas per ate te shqiperise],ose me sakt a mund te bashkepunohet apo integrohet me keta politikane vehabojihadiste te kosovet,ku ne total jane te akuzuar per krime lufte apo eleminim fizik te kundershtareve te tyre….!!!!???
Pyetja,mer shkas nga karagjoziliket e Rames qe menjehere pas zgjedhjes se sunitoshqipfolesit Mustafa kryeminister i Kosoves,nxitoi te uronte madje per ”bashkepunim”!!!me keta soi alla turk ne dobi te SHqiperise!!!!Madje duke e ftur te nxirrnin ndonje selfie se bashku ketu ne Tiron ne oborrin e xhamise mqs te dy si ”kacurel” mund te dilnin fotozhenik…..!!!
O Zot,cfare do te degjojme akoma….!!!??
Bashkimi i dy ”vataneve” nen hijen e bajrak/pacavures se ”big albanistan” do te ishte fundi i enderres se shqiptareve[jo suniteve]per nje vend ne bashkimin evropian………
jo jo SHIKu ne kohen e kuftes ka bere pune te mira,ka ndihmu qlirimtaret,Hashim thaqi,kadri veseli,bedri Islami,e shum e shum figura te LPKse deri ne perfundim te luftes,kan qen burra te mir,kan sakrifikuar shum,shum jan vrare,shum kan mbijetuar,dhe ky sukses nuk mund tju mohoet,pse kan vrare njerez shqipetar,nuk eshte leht per te kuptuar,perpos ndonje rasti te veqant,qe nuk mund te perjashtohet,te gjithe ata trahetar qe jan vrare gjate luftes nga UQKja,apo SHIKu,per tu mbrojtur ata jan mbeshtetur LDKse,dhe kan gjetur nje strehe legjitime,per vperimet e tyre kunder Qlirimit,sepese LDKja ishte ne nje menyr ne ate kohe si nr,2 kundershtar i UQKes pas serbis,dhe kto flliqesira gjenin mbrojteje nen kulmin e LDKse,dhe akoma sot kta tradhetar,gjejn mbulojen nen qatin e LDKse,deshi dikush apo nuk deshi e verteta eshte veshtir sot te besohet por historija nje dite dota thote te verteten,e sa i perket,UQKes,SHIKut ketyre burrave qe ben ate lufte shum historike shum kombetare,te pa mundshmen e ben te mundesheme,me vjen keq por,pushteti po prishke dhe burra te ndershem,kta burra te pa thyeshum gjat luftes,te thyeshum ne pushtet,kta i kan vere vetes nje gur te rende per nje koh te ardheshme se qka do shkruaj historija,kta pas lufte,ju rreken pushtetit jo per ta bere shtetin por per ta bere xhepin,vjedhen korruptuan,e shiten pasurin e kosoves e falen vetum per ta trashur xhepin e tyre,ket historija do ta thote ashtu siq eshte,kta qe ishin te pa thyeshem edhe para vdekjes gjat luftes se UQKes,sot me veprimet e tyre ja vune vetes nje damke,qe kurr historija so u a fal,ben kompromis e mas kompromisi me serbin,akoma gjaku i kosoves pa u thare,ben tregeti me serbin,e femijet,bijte baballaret e viktimave akoma e kishin te njom gjakun nen dheun serb njashtu dhe trupin,por kta u terbuan mas parase,ben qmos,vetum e vetum qe xhepi tyre te ishte i rritur,por kosova me kompromiset e tyre vetum zvogelohej,ket historija nuk do tu a fal.per ket gjenerata e ardesheme dote skuqen se qka ben kta burra te pa thyeshum ne lufte,te etshum ne liri per para e pushtet,por jo per shtet por per xhep.kta burra te pa thyeshum ne lufte,e bene kosoven me kryeminister,qe eshte ofendim per luftetaret e te gjitha koherave te jet ky njeri kryeminister,ish sherbyesi millosheviqit,administratori i rrahman morines,ish diferencuesi i ideoplotik i kunder-rrevolucionit,ish perkrahesi i masave te dhuneshme te millosheviqit,sot udheheqe kosoven si kryeminister,por fale ktyre te pa thyeshmeve ne lufte,por te etshum per para e pushtet,per ket doti gjykoj historija,per ket historija do jete e pa meshireshme,pom me dhem, se si kta burra i dolen serbis ne ball ne momente edhe mete veshtira,dhe nuk ju frigun dhe vdekjes,por sot me lojen e pushtetit qe po bejne don ta vrajen ate qe vete nje kohe e kan dashtur aq shum ,por paraja pushteti i ka prishur shum burra.kjo me dhemb , po vin do gjenerata te reja qe nuk do i lene ne fron te pa prekshum,se a dote jen kta syqelur dhe ta lshon fronin me mequri,ket nuk edi,por do vie dita qe do paguajn per ate qe beren,por do vie dita qe do tu thuhet ju bete shum per kosoven e shqipetarin,por bet aq shum dem kosoves e shqipetaris sa se vlen barra qiran per juve,do shkoni tek berllogu i historis
Kjo zyre nuk ka numër të regjistrimit në Beograd .Prandaj ,thuhet se ka një të kaluar të errët
pune spiunesh qe eleminojne njeri tjetrin si ne Shqipri dhe ne Kosove per ajer e pacin.Po shtet pa spiune nuk ekziston.
krjet eshte rrene e gatuar nga qarqe e taborre anti-uçk-s ne kosoves,pa nje mikro prove te vetme.
.po ta kishin vetem nje element prove,nuk kishin pritur qe 15 vite te mos ta denoncojn,por e gjitha eshte vetem nje anti-uçk-s.