Isa Mustafa, kryetari aktual i LDK-së, po ngjitet në pozitën më të lart qeveritare. Ai do të jetë kryeministër në katër vitet e ardhshme.
Por, kush është Isa Mustafa?
Për një pjesë të njerëzve në Kosovë, Mustafa është sinonim i komunizmit. Ai kishte kryetar i Këshillit Ekzekutiv të kryeqytetit prej vitit 1984-88.
Më pas, ishte pjesë e Qeverisë së drejtuar nga Jusuf Zejnullahu, 1989-1990.
Pastaj, ishte emëruar ministër i Financave në Qeverinë e Bujar Bukoshit në Ekzil.
Pas luftës në Kosovë, Mustafa kishte mbajtur pozita nëpër borde të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të Universitetit të Prishtinës.
Mirëpo, ai doli në skenën politike, duke qëndruar afër Fatmir Sejdiut. Ky i fundit kishte vendosur ta kandidonte për kryetar të Prishtinës më 2007, ku kishte fituar përball Fatmir Limajt të PDK-së.
Edhe në vitin 2009, Mustafa kishte fituar lehtësisht ne raundin e pare, duke pasur kundërshtarë Astrit Salihun, e Vegim Gashin.
Po në vitin 2009, Mustafa ngjitet në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi kishte fituar garën me Fatmir Sejdiun, të cilin e kishte këshilluar në cilësinë e ekspertit të ekonomisë.
Ky sukses i tij ishte krejtësisht falë gjuhës së tij të ashpër kundër PDK-së dhe kundër SHIK-ut.
Pasi kishte marrë udhëheqjen e LDK-së, ai kishte premtuar reforma të cilat asnjëherë s’janë realizuar. Krejt çka ka bërë në LDK është se ka sistemuar gardën e vjetër dhe ka sjellë shumë pak emra të rinj.
Duke qenë kryetar i LDK-së, Mustafa për një kohë udhëheq edhe Prishtinën, deri në vitin 2013, kur humb garën e drejtpërdrejtë me Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes.
Pas kësaj humbje disa zyrtarë i kërkuan edhe dorëheqjen, por ai refuzoi duke thënë se do të fitonte Kosovën.
Ëndrra e tij ishte dicka e ngjashme me rrugëtimin e Edi Ramës në Shqipëri, i cili kishte humbur Tiranën por kishte fituar zgjedhjet e përgjithshme.
LDK dhe Isa Mustafa pësuan edhe një humbje përballë PDK-së këtë vit. Dolën për herë të tretë pas Hashim Thaçit, i cila fitoi më 2007, më 2010 dhe tani më 2014.
Duke e parë këtë situatë, Mustafa përsëri nuk dha dorëheqje por trokiti në derën e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt. Këta dy të fundit mund të konsiderohen se e shpëtuan përsëri politikanin i cili po e kthente humbjen në një fitore.
Pra, Isa Mustafa, duke qëndruar bashkë me Haradinajn e Limajn e dikur edhe me Albin Kurtin, arriti të kthente situatën në favor të tij.
Mirëpo, pas më shumë se pesë muaj, e prishi paktin me Ramush Haradinajn, të cilin fillimisht e kishte nominuar për kryeministër.
Ai mori bekimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për të biseduar me të gjitha partitë, përfshirë PDK-në, për të bërë marrëveshje me kusht që atij t’i takonte pozita e kryeministrit.
Dhe, tani, më 7 dhjetor 2014, shënon edhe kulmin e karrierës së tij.
U bë kryeministri i gjashtë i Kosovës, pas Hashim Thaçit, Agim Çekut, Bajram Kosumit, Ramush Haradinajt e Bajram Rexhepit./ Express
E meriton plotesishte eshte intelektual,atdhetar dhe mbi te gjitha eshte i afte te drejtoj nje qevri sic eshte qeveria ne Kosove
OSHEHU a sheh ti me sy po qfar intelektuali ky mut sikur Simpsoni keta jane garda e vjeter e komunizmit,Kosova me keta idiot veq regres ka dy politikan qe i ashuroj Albin Kurti dhe haradinaj shkurt e kam pershtypjen se ky koalicion kamaikaz veq te kqija ko mi sjell Kosoves .
Addhtar mos e ke ngatrru kuptimin po qfa atdhetari ky. Ka qen esht edhe do te jet nje komonist si Sali Berisha.
Ka punuar me kohe UDB-ja nder shqiptaret,qe t’i sherbejne asaj ne cdo kohe!
Ja tani erdhi nje UDB-ash ne krye te Kosoves si Sali Berisha,qe e beri Shqiperine CORAPE!
Degradim cdo here ma i halte ne kryeministri!
Si va bane fytyra gjithe kete hipikrisi!
Kulish i tradhtarit Ibrahim!
Pas demonstratave te vitit 1981 ne shoqaten e studentve ne Zagreb vjen Isa Mustafa per ti denu demonstratat e 81 si i derguar i komitetit rahinor .
Ne ate mbledhe sa me kujtohet ka qen shum i zeshem Fehmi Lladrovci sot hero kombtar dhe ai ashper e atakoj Isa Mustafen si serbofil .
Pse sot Isa eshte kryeministe fajtor jane elektorati i LDK te cilet jane nga familje serbofilesh e ne Kosove ka ende shum serbofil te cilet jane te grumbulluar ne ket pari.
Nje “Informate” per ata qe nuk dine ose nuk duan te dine.
Eshte Qeveria e KSAK ne krye me Jusuf Zejnullahun, ku Isa Mustafa ka qene minister ajo e cila edhe nen trysnin e tytave te armeve nuk kane pranaur te vehen en sherbim te MILOSEVIC-it ne vitin 1990.
Per ata qe kuptojen nga kultura jurdike, politike dhe shteterore do e cmojn e shume kete akte te tyre te cilet me kete kane rrezikuar edhe konen dhe familjet e tyre.
Pastaj pason okupimi (suspendimi i autonomsie) i Kosoves nga ana e Serbise.
Isa Mustafa eshte nje kuader i rralle ne tokat shqiptare,rrjedhe nga nje
familje e njohur patriotke, babain i paten rrahe per vdekje UDB-ja gjate
akcionit famkeq te armeve ne Kosove.Njeriu nuk ka shume kg.por ka koke
te menqur,por dhe guxim veprimi,vizionar dhe largepames.Per Kosoven do ishte mire te kishte shume e shum Isa Mustafa.Eshte koha te kuptjme se ka
kalua koha e bordigardve dhe matrapazve per post kryeministri.Pak vone,por
ngadal populli i Kosoves po mbushet mend,ky eshte vetem fillimi….jemi
te lodhur nga heronjet, deshmoret,veteranet e rrejshem,jemi lodhur nga
milioneret qe fituan paran duke vjedhur Kosoven,na ka ardhe maje hunde
parullat e pa vlere dhe te rrejshme per bashkim kombetar.
Shprsoj se zgjedhja e Isa Mustafes per Kryeminister do shpetoji Kosoven
LPK-istat,dore vrastare ruso-serbe.