Daçiç: BE-ja zyrtarisht nuk ka kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën

7 Dhjetor 2014, 18:42Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, shprehet se Bashkimi Evropian nuk ka kërkuar zyrtarisht që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, për t’u bërë anëtare e saj.

Këtë ndokush mund ta thotë në bisedë që nuk ka karakter formal, por në të gjitha komunikimet zyrtare me BE-në, asnjëherë, as nuk është shkruar e as nuk është thënë, se Serbia ka detyrim ta njohë pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, tha Daçiçi gjatë një konference për gazetarë sot në Beograd, i pyetur për të komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolic, se Serbia do të ballafaqohet me zgjedhjen: Kosova apo Evropa.

“Këtë kërkesë Bashkimi Evropian mund ta bëjë kur të arrihet pajtueshmëri brenda BE-së, por këtë marrëveshje nuk e ka, pasi 5 vende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Daçiçi, i cili ka shtuar se “përse Serbia do të kishte më tepër detyrim për ta njohur Kosovën se Spanja apo Qiproja”, raporton REL.

Sipas tij, detyrimet që ka Serbia për t’i plotësuar janë përparimi në dialogun me Prishtinën, që është neutral në raport me statusin, normalizimi i marrëdhënieve dhe arritja e marrëveshjeve me forcë detyruese./b.l

4 komente në “Daçiç: BE-ja zyrtarisht nuk ka kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën”

  1. Treviso says:

    Hekuri ka filluar te marre formen e duhur.

  2. mali says:

    Mos gënjeni veten.Njohjen e Kosovës dhe sanksionet ndaj Rusisë do t’i bëni si Çeçua,ndryshe ta shihni me dylbi Evropën.

    1. beni says:

      o mali i pjerdhur po ti e quan veten europjan…..o taleban ….

      1. mali says:

        E para,nuk te ofendoi njeri.Kete gjuhe do kesh dhe ne familje dhe shoqeri dhe sinqerisht me vjen keq per ty.
        E dyta duhet te jesh mendjeshkurter qe mos te kuptosh se loja me dy porta per Serbine mori fund.
        E vulosi amerika me bombat.Dakord?
        Dhe e treta ,te pelcasin armiqte e Shqiperise,se erdhi me te vertete dita jone sado me vonese dhe e munduar.
        Tani hapi syte mire more tradhtar

        HISTORIA PO NA JEP PERDITE TE DREJTE NE, SHQIPTAREVE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje