Rexhep Qosja: Pse shqiptarët nderojnë gjysmanalfabetët dhe mashtruesit

7 Dhjetor 2014, 15:03Rajoni TEMA

Akademiku Rexhep Qosja thotë se robëria e gjatë shumëshekullore, nën Perandorinë Otomane e, mandej nën regjimet absolutiste dhe tiranike të përbëra prej satrapësh që mendojnë se “politika është kurvë, pushteti është pasuri, atdheu është pronë”, e kanë vrarë pavarësinë e mendimit dhe pavarësinë e nismës në shpirtin tonë!

“Për këtë arsye ne e pranojmë ose në eufori, ose në heshtje edhe sjelljen më shpërfillëse të njerëzve të politikës; për këtë arsye ne vihemi në mënyrë të përkorë edhe në anën e regjimeve shtypëse, edhe në anën e regjimeve mashtruese; për këtë arsye ne nderojmë edhe gjysmanalfabetin, edhe mashtruesin politik; për këtë arsye për të nesërmen politike ne më shumë punojmë duke e ëndërruar atë se duke e ndryshuar të tashmen.

Mund të jetë se pasojë e të gjitha këtyre shprehive në jetën tonë, është edhe ëndrra e sotme: ëndrra se pavarësinë e Kosovës do të na e sjellë ndonjë kalorës i huaj ose ndonjë profet i ynë! Harrojmë se ata që duan t’i sendërtojnë ëndrrat më parë duhet të zgjohen”, ka shkruar Qosja në profilin e tij në Facebook.  (INA)

19 komente në “Rexhep Qosja: Pse shqiptarët nderojnë gjysmanalfabetët dhe mashtruesit”

  1. Profesor Qosja !
    Ke plotesishte te drejte .
    Por fatkeqesia jone eshte se te mirin ne Shqiperi …e shqelmojne dhe te keqin e ledhatojne !~
    Ti ,do te ishe akoma me krenaria e kombit po te kishim president te shqiptareve.

    1. Mara says:

      Po fatkeqesisht. Problemi eshte qe: ai I MIRI qe shqelmohet te mos rigjeneroje shqelmosje te nje i mire, te cilin e ka pashte kembeve.

      Me thjeshte akoma: Kur i MIRI vjen ne Krye te Puneve te krijoje nje mjedis miqesor per te miret, perndryshe do varrosen gjithe te mire, qe sigurisht jane te paket….

    2. rrem Vogli jr. says:

      Nje filosof I lashte pati thene :

      “Çdo kujt I pelqe e ngjajshmja me veten”

      Keshtu te ligut I ligu dhe Envereve Enveri

  2. Ilir Hoti says:

    Mendimtare i madh qe nuk e kuptojne gjysemalfabetet,por nuk duan ta kuptojne as drejtuesit politik sepse e duan pushtetin per pasuri dhe atdheun per prone te tyre…Biles e shpallin ‘armik te partise dhe te popullit(familje-bande) te tyre….

  3. avrizuja says:

    Po Enver Hoxha qe Rexhep Qosja e nderon sikur ta kishte baben e vet dhe i falet si allahut nate e dite sa shkolle kishte dhe cfare dipllome kishte marre?

    1. Ramy says:

      Si shume te tjere ketu dhe ti na qenke nje cave man nga Ordhijakistani me nje shkrim rrumpalle, ik qen I janulles se Qosja po e thote 1 te vertet te madhe

    2. Thomaidha says:

      Ti “arvizu” je nje koqe kandari ,IDIOT funksional!
      Ne se Do njerez me dipllome,shko tek Universitewti “Kristal” qe te marresh dipllome per DOKTOR SHKENCASH,PROFESOR dhe byth-lepires!
      Enver Hoxha beri ate,qe askush me 10 diplloma nuk e ka bere akoma!
      Ato diplloma qe derdellit ti jane per te fshire SUMATRICEN!!!

  4. Jeronim de Rada says:

    Edhe Qosja nuk dallon shume nga keta qe vet i kritikon. Eshte Qosja ai qe nderon gjysmeanalfabetet dhe mashtruesit. Eshte Qosja ai qe nderon gjysmeanalfabetet dhe mashtruesit Hashim, Azem Syle, Grabovc , Xhavit Halit dhe te tjere.

  5. KA PLOT TE DREJTE QOSJA.
    SHQIPETAREVE U KA RRJEDHUR TRURI. KLASA INTELEKTUALE VETEM MERET ME SHKRIME NEPER GAZETA DHE ANALIZA NEPER TELEVIZIONE. PJESA TJETER KA EMIGRUAR DHE VENDI DREJTOHET NGA HORRA SI MAJTAS ASHTU DHE DJATHTAS.

  6. Marathonomak says:

    “Arvizu”se ç’intelektual ishte zoti Hoxha lexo nje interviste te zotit Kadare. Ai thot: nga te gjithe udhehqesit komunist E.H ishte superior “ata para tij ishin çobenjë”…!pastaj me duket se “analfabeti ” E.H ka shkruar nja 100 libra me karakter filozofik,ekonomik,politik etj,qe besoj qe ti ske arritur te lexosh as 10 libra te çfardo karakteri.

  7. labi nga vlora says:

    …sepse pushtimi islam vazhdon .Kadare bem thirje per pastrim shpirteror drejt europes.

  8. Tani says:

    Profesor Rexhep Qosja eshte nje Shqiptar i Madh .
    Vleresimet dhe mesimet e tij jane gati profetike.

  9. Arian says:

    Gjykim i sakte,i sintetizuar, gjenial.

  10. Zigur Qarri says:

    Ato jan pasojat qe citon Z.Qosja,por jo shkaku.Shkaku eshte,se popullsia fshatare ka qene ne maxhorance.Prandaj edhe syndroma e qytetrimit shqiptar
    eshte syndroma e te gjith popujve ku dominon fshatarsia.Pa dashur te fyej fshataret,fshatarizimi nuk prodhon vlera,ndryshe nuk do ta perkufizonim zhvillimin si qytetrim,por si fshatarizim.Ky dispropocion ka bere qe ne krye te jene shpesh ata me origjine fshatare.”Invazioni” i popullsise nga zonat rurale drejt atyre urbanistike mbas 90-tes,do te ishte pozitive nese behej gradualisht,sepse permbyste raportet,por kjo levizje ishte kaotike,me efekte negative.Ne vend qe te shtonte qytetrimin,e meu,e zboi nga Shqiperia.Nga pleshti nuk del dhjam.Ekonomia e Shqiperise kerkon shum koh te ngre kryet.Kushdo qe premton parajsen,genjen si derr.Mireqenia kerkon koh,durim.Politikanet shkerdhata e shperdorojn kete mosdurim te popullit per te arritur qellimet e tyre personale.Sado ligje perendimore te sanksionohen ne legjislacionin shqiptar,ato nuk do te funksionojn(si deri tani),nuk do te jene garanci e shtetit te se drejtes ligjore nese mungon kultura e pergjithshme,fisnikeria dhe ndergjegjia qytetare.Ishte pikerisht ky vakum kulturor e qytetare ne vendet arabe qe i hapi rruge kaosit duke i hapur rruge per ne pushtet forcave ekstremiste.Aty ku mungon morali i mirefillte qytetar,zevendesohet nga morali fetar e fshatar.NGA e PARA.Gurthemeli i zhvillimit te nje kombi jan shkollat,
    barometer i se ardhmes.Pa u rritur niveli arsimor,kulturor(pra ndergjegja qytetare),barbaret do kene terren per shkerdhatocine e tyre.
    Dikur,Presidenti i Frances François Mitterrand,kerkoi largimin e 50 mije mesuesve si garanci per zhvillimin dhe modernizimin e Frances,sepse nuk i pergjigjeshin kerkesave te kohes,kurse tek ne ish Ministri arsimit Genc Pollo eshte kundra testimit te mesuesve,vetem e vetem se kerkon te mbroje deshtimin e tij.Edhe kjo qe po ben qeveria Rama nuk esht kushedi se çfare me ate qe duhet bere vertete,qe duhet jo vetem me testim por me “shpate”.
    Por te pakten mire qe u ndergjegjsuan paksa per kaosin arsimor,per te ndryshuar diçka.Jemi pak vone,por me mire vone se kurr.Injoranca eshte
    Nena e gjith te keqijave.

    1. aa says:

      Shume i sakte komenti juaj! ?

  11. robert th. says:

    E kam thene une me kohe: mes shume budadalleqeve, R.Q. ka dhe ndonje thenie te mire, ja si keto te mesipermet; ndonse ralle.

  12. adem says:

    omosmerri me ket matuf

  13. pema says:

    Fatkeqesi e madhe kur injoranca gjykon mencurine !!!

  14. arbeni nga tepelena says:

    nuk mund ti heqesh asnje presje.mjafton te kujtojme shqiperine e pas 90,eshte edukuar vetem nje brez hajdut sepse vetem duke vjedhur ben prokopi,mjafton te shikosh klasen politike qe ka udhehequr keto vite,raste hajdutesh me ze e figure,.klasa intelektuale eshte specie ne zhdukje,ata qe kane ngelur ose jane keq perdorur dhe shumica nuk flasin pasi me normalja do ishte qe te quhen budallenj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje