BE: Rusia të mos e përfshijë Ballkanin në konfrontimin Lindje – Perëndim

6 Dhjetor 2014, 11:11Rajoni TEMA

Bashkimi Evropian i ka tërhequr vërejtjen Rusisë që të mos e tërheq Ballkanin Perëndimor në konfrontimet e saj në rritje me Perëndimin lidhur me Ukrainën.

Duke theksuar “tensionet” ndërmjet BE-së dhe Rusisë, shefja për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Federica Mogherini, gjatë vizitës në Sarajevë mbrëmjen e djeshme, tha se është në interesin e të dy palëve “që të gjejnë dhe zhvillojnë mënyra për bashkëpunim, e jo konfrontim”, transmeton REL.

Vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë me ngulm të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, por diplomatët thonë se Rusia po shfrytëzon kohët e vështira dhe ndjenjën proruse në mesin e disa sllavëve të krishterë ortodoksë për të krijuar ndikim në rajon.

Ndërsa Sllovenia dhe Kroacia tashmë janë anëtare të Bashkimit Evropian, synime për pranim kanë edhe Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnja, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Por, rruga e tyre është ngadalësuar për shkak të pakënaqësisë së thellë brenda BE-së lidhur me procesin e zgjerimit të mëtejshëm dhe zvarritjes së reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Dhe, këtë gjë është duke e shfrytëzuar rusia, sidomos në lidhje me Serbinë, duke u përpjekur të tërheqë atë drejt vetes./b.l

 

6 komente në “BE: Rusia të mos e përfshijë Ballkanin në konfrontimin Lindje – Perëndim”

  1. tfg says:

    nuk di se c’bejne serbet e sllavet e tjere ne Ballkan ne lidhje me Rusine,por nje gje eshte e sigurt se gyzelet shqipfoles jane bere bithe e breke me Turqine………….

  2. Eraldi says:

    Eshte njelloj si te thuash, qe BE-ja te mos perfshije Ukrainen ne konfrontimin Rusi SHBA per tregjet e gazit ne Europe!

  3. v0st0k says:

    Perndryshe? Langaraqet Evropian te SHBA-se i thone RUSISE ca duhet te beje. Qesharake…

  4. FuckSllavia says:

    Lajm kot qe krijohet vetem nga EU!

  5. Koli says:

    Ja dhe sllavet duke na care trapin e duke bere moral. Ne shqiperi do ju zhdukim nje here e mire ore plehra qe vec keni vrare e prere shqiptare me satrapet tuaj. Fuck Russia

  6. Mea says:

    ” Admiral…do ta kerkojme Vloren…Admiral, Do te katandisemi si cifutet neper shkretetire….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje