Thaçi takon Vuçiç e Daçiç në Nju Jork, me ndërmjetësimin e Merkel

4 Dhjetor 2014, 18:00Rajoni TEMA

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Nju Jork, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç si dhe kryeminsitrin serb Aleksandër Vuçiç.

Takimin me homologun serb Thaçi e ka komentuar edhe në Facebook ku shkruan:

“Sapo përfundova në selinë e OKB një takim me kryeministrin e Serbisë z.Vucic me të cilin diskutuam për vazhdimin e dialogut, implementimin e marrëveshjeve të arritura për paqe dhe stabilitet në rajon. Kosova mbetet fuqimisht e dedikuar projektit të integrimit në BE dhe dialogut me fqinjë”.

Nga mediat kosovare gjithashtu raportohet se kryeministri, Thaçi ka drekuar me ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiç, në një restorant në Manhattan, me ndërmjetësimin e zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel./j.h

2 komente në “Thaçi takon Vuçiç e Daçiç në Nju Jork, me ndërmjetësimin e Merkel”

  1. Mallakastrioti says:

    @@@Bravo Thaci,me Takimn tende te “Frytshem”, na zbardhe faqen neve Miletit te Kosoves,he nga Burime te pa-vertetuara,pas darkes dhe kenaqesise ,shijes se Veres ju i thate Ministrit te jashtem Serbe se Kosova se shpejti do ti Bashkangjitet “Serbise”…po pse mo Thaci, c´fare do te humbasesh ti..kur edhe pake dite te kane mbetur ne Detyre….per “Inat” te ketyre Qafireve qe do te zene Kolltukun…lol

  2. zef says:

    Thaci vllau e erdoganit, ka taku vllaun e putinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje