Akademiku Rexhep Qosja ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Hashim Thaçi.
Shkak për këtë është bërë fshirja e tij nga një foto e publikuar nga Thaçi, në përkujtim të 70-vjetorit të lindjes së Ibrahim Rugova.
Thaçi ka postuar një foto nga marrëveshja e Rambujesë, në të cilën nënshkrues ka qenë edhe Rexhep Qosja.
Por, në foton e publikuar nga Thaç, Qosja është zhdukur.
Për këtë arsye Qosja e ka cilësuar atë stalinist.
“Sot e lexova urimin që kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli në faqen e tij në Facebook me rastin e përvjetorit të lindjes së ish-kryetarit të Lidhjes Demokratke të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi me përkushtim të veçantë e me ndjenja sentimentale thekson bashkëpunimin e tij “pivotal” me Ibrahim Rugoven. Di shumë, ndoshta çdo gjë, për këtë bashkëpunim “pivotal” mes tyre prej Konferencës së Rambujesë e deri në vdekjen e parakohshme të Ibrahim Rugovës. Është e zakohshme në botën e qytetëruar që urimet për ditëlindje si dhe ngushllimet për vdekje të jenë të sinqerta.
Vetëkuptohet se nuk do ta bëja këtë reagim për urimin e kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi me rastin e përvjetorit të lindjes së Ibrahim Rugovës sikur ky urim të mos ishte përcjellë me një falsifikat: me shkurtimin e fotografisë nga nënshkrimi i Marrëveshjes shqiptaro-serbe në Rambuje prej së cilës në mënyrë staliniste, jo vetëm në këtë rast, janë hequr fotografia e Rexhep Qosjes dhe e Veton Surroit.
A e këtillë duhet të jetë demokracia jonë? A e këtillë duhet të jetë historia jonë? Le të gjykojnë lexuesit. Mua s’më duhen fotografitë! Mua dhe krejt popullit shqiptar i duhen sot më tepër se kurrë përgjegjshmëri shtetërore dhe ndershmëri politike, demokratike dhe historike, që aq tmerrshëm po i mungojnë Kosovës në këtë kohë”, thotë Qosja në reagimin e tij.
Kujtojmë që Qosja ka pasur një miqësi të madhe me Thaçin, por duket se tashmë kjo miqësi është plasaritur, pas reagimit publik të akademikut kosovar./b.l
e frikshme sa shpejt shkojne lideret shqiptare drejt statusit te diktatorit !!
U be dhe Thaci si Enver Hoxha qe ne moshe kaq te re.. e frikshme!
Hahahaha, pune Qosje, vari Surrojn!
Respekte per figura si prof. Rexhep Qosja , qe i bejne nder cdo Kombi dhe shume turp per politikane te vegjel e meskine, qe cdo gje e bejne vetem ne perfitim te pushtetit te tyre.
Maloku malazez Qosja eshte nje dinosaur komunisto-islamik. Vetem pse shan Salen nuk meriton gjithe ate respekt qe i ben. Shiko, sot shau Thaqin qe eshte i biri ideologjik i tij. Neser, nese ka jete, do te shaj edhe Edin dhe cdokend qe i del perpara. Se vetem kete di te beje – te shaje. Ne profesionin e tij eshte medioker prandaj shan Kadarene sepse eshte me i njohur dhe me i sukseshem se ai.
Per Toni! Rexhep Qosja eshte ai qe nuk munde te linde ma ne kete shekull, ju injorantet qe nuk dini te lexoni nuk munde te kuptoni e dini me shume, qosja nuk e shavi thacin, por tha je te vertete qe eshte si drita e dillit e qarte. Thacit nuk i ka ardhe mire qe Qosja kritikoi koalicionin me LDK e kjo kuptohet nga te gjithe njerezit se nuk ishte nje kualicion per Popullin e ne dobi te Kosoves, por per interesa Korrupsioni e pazare interesash te dy lidereve Thaci e Mustafa UDBa. Nje fjale te vertete ka thane Muamir Bullatoviq,(ish kryeminister i Jugosllavis) “Patriotet Shqiptare munde te blihen me pare te mira e per interesa personale”.Veliki patrioti Albaci moze kupiti sa dobar parama i njoj interes.
Nuk e kuptoj dot se si nje kosovar e ka mbiemrin thacic..pffff
@daut, hehehe, nuk e kuptoj dot se si nje arrnaut si ti e ka emrin daut,
a je ti Davut Oglou?
Nuk e kuptoj pse shqiptaret kane emna arabesh
Lexova shkrimin,do te thoja shqestimin e ligjshem te madhit Rexhep Qose.Po edhe beje habi,kryeministri hashim thaci ka veprtuare jo drejte,ka bere manipulime ne fotografi,enje fotografi me evenimente te veçanta ne hostorin e popullit shqipetare Kosovar te Rambujes.Pyes? çfare ka dashur zoteri Hashim Thaçi te beje nje veprim te tille?Nuk eshte vetem keqdashje,por diçka me teper.Dihet,se prania e akademikut,njeriut te mendjes,e letrave me vlere te kombit shqipetare,pse jo edhe me tej se kaq,eshte shume e madhe.Pse? ne Rambuje jane shpalosur mendimet gjeniale e cilido perfaqsuese te kombit,e perparsi ka qene figura e akademikut Rezhep Qose më në zë te Kosoves,mbare kombite shqipetare.Dhe
si lexues,e shqipetare kerkoje,zoti Hashim Thaçi te shkruaj,te japi pergjigje ketu,po qe se e kosideron vehten shqipetare.Ndryshe, ka kryer krimin e falsifikimit e dokumentit me vlere historike,e aq me rende peshon personin e tij kur ai eshte me cilesine e kryeministrit te Kosoves. Respekt
Pas nja 5 vjetesh do ta heqi edhe Rugoven po prisni.
Pak durim….
Ne shume raste,prerjet e fotove,behen nga faceboook.Mbase Thaci nuk eshte treguar i kujdeseshem per nje pamje tjeter me te gjere.
Sala dhe Hashimi jane Envere te vegjel.
Ka pas nje arsye shume te forte qe e ka hequr AKADEMIKUN QOSJA.
Me kulturen dhe ndershmerine e tije i ben HIJE ketij njeriu te viogel.
Pare nga ana formale z Rexhep Qosja ka te drejte, por besoj se Thaci nuk e ka bere me qellim.Une kam bindjen se fillimisht duhet te sqarojm faktin se nuk eshte fshire prania e Akademikut te nderuar ,por nuk eshte pasqyruar per keto arsye.1-Perderisa Thaci kishte nje urim te drejt per drejt per Rugoven ,ka ekspozu vetem Thacin e Rugoven nga fotografia e Rambujes.-2-, Pe arsye formati me te vogel ,qe Dyshja te ishte me pran ne fokus te lexysit.-3-,Meqe tani jan ne kualicion ,militantet e te dyja partive ti mbajn me afer njeri tjetrit.Pe z. Rexhep Qosja Ka respekt e konsiderata cdo shqiptar atdhetar e jo me kryetari i PDK -se z.Hashim Thaci.Per mendim e shumices se shqiptareve keto 2 personalitete jane te pazevendesushem ne Kosove ,per kontributet e jasht zakonshme qe kan dhene e vashdojn te japin per popullin shqiptar.
THACI E KA VENDIN NE BURG.
ESHTE KUSHT QE KOSOVA TE ECE PERPARA
Pune propagande e gazetash anti shqiptare! Doli se nuk e fshiu Thaci!…
DRENICA E KUQE