Diplomatët evropianë mbeten të habitur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Isa Mustafa për shumë diplomatë evropianë është një enigmë.
Ai ka filluar të marrë pjesë në shumë takime të nivelit të lartë prej kur LDK-ja ishte bërë anëtare e asociuar e EPP-së.
Por, edhe në këto takime, pjesëmarrësit e përshkruajnë Mustafën si një “njeri shumë i tërhequr” dhe i heshtur.
Ata diplomatë evropianë, të cilët i njohin rrethanat e brendshme në Kosovë prej vitesh, pranojnë se e kanë të vështirë të kuptojnë “salto mortalen” e LDK-së, siç e konsiderojnë lidhjen e koalicionit me PDK-në.
“Për Mustafën, kjo nuk ka rëndësi, sepse ai nuk ka ndonjë të ardhme politike më.
Por nuk e kuptojmë se si pranoi LDK-ja t’i ndodhë një gjë e tillë”, tha një diplomat i lartë evropian./b.l
Ne Shqipëtarët harrojmë shpejt.
Jo ,kjo tregon vetem ate qe te gjithe e dîme:nuk pyetet anetaresia per asgje ne partite shqiptare se nuk ka demokraci brenda ketyre partive ku vetem Njeshi vendos!
Pra une cuditem qe keta cuditen!dmth keta asnje nuk pas kan kuptuar ende,apo nuk duan me pranuar deshtimin e tyre ne ‘demokratizimin’e shqiptareve qofte ne kosove qofte ne shqiperi!sic duket vetem Légalistet e lane bazen e tyre me zgedh udheheqet e tyre …