"E duam flamurin kombëtar, nuk mund të krahasohet me flamurin e Kosovës"

28 Nëntor 2014, 16:10Rajoni TEMA

Në shkurt të vitin 2008, kur është shpallur pavarësia e Kosovës, Kuvendi dhe institucionet tjera për flamurin, stemën dhe himnin e Kosovës, qenë pajtuar që të mos jenë një-etnike, por më shumë të përmbajnë karakterin e simboleve që tregojnë orientimin e Kosovës si shtet pro-integrimeve euroatlantike.

Por, simbolet e Kosovës – pëlqimi apo kundërshtimi i tyre pas pavarësisë, vazhdojnë të jenë çështje të diskutimeve të ndryshme.

Flamuri kombëtar me shqiponjë, ngjyra kuq e zi dhe ai i Kosovës, i kaltër me hartën në mes dhe 6 yjet që simbolizojnë të gjitha komunitetet në vend, nga qytetarët trajtohen në mënyra të ndryshme.

Disa nga qytetarët thonë se janë shumë të lidhur me flamurin kombëtar dhe nuk mund ta krahasojnë me flamurin e Kosovës.

Në një anketë për Radion Evropa e Lirë, për festën e 28 Nëntorit, qytetarë japin mendimet e tyre lidhur me atë  se a e duan më shumë flamurin kombëtar shqiptar apo flamurin e Kosovës.

Diellza Kryeziu, ekonomiste me profesion jep mendimin e saj.

“E duam flamurin kombëtar. E simbolizon tamam popullin tonë, dhe jemi rritur me të. Flamuri simbolizon për mua shpirtin nacionalist”.

Edhe Mirsad Fazliu, punëtor i sigurimit tregon se cili flamur ka më shumë vlerë për të.

“Flamurin kombëtar e dua më shumë. Jemi rritur me një frymë shqiptare dhe flamurin si simbol i shtetit e respektoj, por e dua flamurin kombëtar”.

Derisa Besa, 20 vjeçare thotë se fare nuk i pëlqen flamuri i Kosovës.

“E dua flamurin kombëtar shqiptar. E dua më shumë. Nuk më pëlqen flamuri i Kosovës”.

Suzana Gashi 24 vjeçare, e sapodiplomuar në Universitetin e Prishtinës, më e afërt ndjehet me flamurin kuq e zi.

“E dua flamurin kuq e zi, flamurin shqiptar kombëtar. Jemi mësuar me atë flamur. Jemi rritur me të. Sa i përket flamurit të Kosovës, respekt, por e dua më shumë flamurin kombëtar”.

Rina, 19 vjeçare, thotë se flamuri i Kosovës nuk i ngjallë ndjenja kombëtare.

“E dua flamurin kombëtar. Flamuri i Kosovës, kaltër, verdhë e bardhe nuk simbolizon për mua asgjë, flamuri kuq e zi më ngjallë ndjenjat kombëtare”.

Edhe Besim Kastrati e do më shumë flamurin kombëtar.

“Flamurin i Kosovës dhe flamurin kombëtar i dua. Por kam ndjenja për flamurin kuq e zi, sepse babë e gjysh janë rritur me atë flamur dhe e kanë dashur atë”.

Derisa Luan Lama, jurist me profesion, thotë se flamurin e Kosovës e respekton, derisa me zemër e do flamurin kombëtar shqiptar.

“E dua flamurin kombëtar shqiptar, flamurin e gjithë shqiptarëve. Flamurin e Kosovës e respektoj”.

Sidoqoftë, sociologët në vend thonë se simbolet shqiptare nuk shprehin vetëm një refleksion politik të organizimit shtetëror, por aty ka traditë, histori, emocion, ndalesa dhe mallëngjime./REL

18 komente në ““E duam flamurin kombëtar, nuk mund të krahasohet me flamurin e Kosovës””

  1. tfg says:

    hahahaahahahaaaa….. te gjithe korraket e duan flamurin kuq e zi ahahaahahaahaaa ooooooooooooo Zikeeeeeeeeeee i degjon cthone byrazeret e byrazerkat e Kosovo & Metohiju

    1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

      Personit qe ka zgjedhur nickun “TFG” !
      Sot eshte dita e Pavaresise ,prandaj vetem per sot lere helmin qe vjell cdo dite sepse je bere por provokator por dhe shume i bezdisshem .
      Megjithate te uroj nje nate te mire !

    2. Përkundër says:

      Ftoj komentuesit që ta injorojnë këtë idjot që e quan veten tfg. Se çfarë ka këtu për të përfolur ndjenjat e njerëzve vetëm një i patur e i paedukatë si ai vetë mund ta përkrahë.

  2. mali says:

    Vetëm armiqve të kombit u vret syri flamuri unë Kuqezi.

    Rroftë kombi Shqiptar!

  3. Djaloshi says:

    Te gjithe shqiptaret qe jetojn jasht teritorit te Shqiperis e dojn Flamurin Kombtar sepse te gjith kan luftuar per nje Shqiperi Etnike edhe gjeneratat e reja ndien 110% shqiptar kurse disa shtetas te Shqiperis bejn komentu kunder Shqiptarve te Kosoves arsyja sepse jan shqiptar me bishta

    Rroft Shqiperia Etnike

  4. kaurri says:

    o tfg pse je kaq rrot kar ti e?ngele duke than po i gja ,teakten nderroje mendimin sipas artikullit….po kar. kur kemqene i vogel ene ime pi prap cope kari je …o qin leksh.

    1. tfg says:

      arpi mou,edhe pse nuk jam une ai qe shkruan me nick-un tim me lart,ashtu do te shruaja edhe une….hahahaha!
      po ti sunito lere flamurin e Kastriotit dhe jepi nje ulerim ne arabisht me kete njethundrakun shqipfoles:
      https://www.youtube.com/watch?v=tZe-XSULmaA

          1. Toni KS says:

            Ndoshta per ty. Shijet nuk diskutohen thoshin latinet e lashte. Une mbetem prapa propozimit tim fillestar.

            1. tfg says:

              mqnse dy te parat te hidheruan,madje tu duk vetja i peshtire pse keta flasin gjuhen tende,te sugjeroi te ”embelsohesh” me keta:

              https://www.youtube.com/watch?v=PNtEWMkKBTs

              1. Toni KS says:

                Sot eshte festa jone. Prandaj cfaredo provokimi apo propagande qe te nxjerresh nuk do te kete sukses.

                Megjithate kam nje kerkese per ty (sikurse kerkoj nga ShefQen Krasniqi) – mos u shtir se je shqiptar. Thjeshte clajmerohu, behu ckado tjeter qe ndjehesh. Na lere ne shqiptaret te merremi me te mirat dhe te kqijat tona.
                Eshte e pandershme te perdoresh emrin shqiptar e te shashe dhe sulmosh cdo gje shqiptare.

              2. tfg=mirela jubani says:

                Mirela,ate qe te kam bere,nuk e shlyen dot me sharje as per 1000 vjet.

      1. Shqiptari says:

        Ta tha mire kaurri, bole ngele nga trute, su poqe qe su poqe, je bere si ato plakat napolitane qe bejne gam gam nga dritarja ne dritare. Ti e meriton plotesisht medaljen “bq interneti”!

      2. o turgofagos ti ne kosove kekrkon gjilperen ne kashte,po se gjen trarin para syve ke,kjo tregon ligjeshtesin ne zemer qe ke,une flamurin e kosoves e shof si imponues,si qkombetarizim,dhe ikje prej identitetit te vertet kombetar,flamuri i kosoves per mua eshte vetum nje harren qe e kan sjellur nderkombetaret te lyer me lloj,lloj ngjyra,tjeter asgje,kurese flamuri kombetar spo flas shum,por eshte per mua gjitheqka,poshte flamuri i ahtisarit,rroft flamuri kombetar

        1. tfg says:

          Rrahmono,une po kerkoj[ ne videon e pare] se ku eshte flamuri ”shqiptar made in kosova” se aty shof vec ate shumengjyresh[sipas teje]te sjell prej evropianeve[mgjs ishin ata qe u cliruan prej serbeve se po te qe nga ju apo byrazeret tuaj turq,akoma do te rrekeshit maleve te kosoves] dhe bairakun turk…!!!!!
          Aty madje i kendohet Kuranit ne kuader te ceremonise se perkujtimit te Sulltanit te madherishem….!!!!!
          O Zot,ne ka ndonje rob ne bote qe te perkujtoi a te vleresoi shkerdhyesin e paraardhesve te vet………!!!!
          Kshq Rahmon,leni pordhet me rigon …….duke lujtur shqiptarin!

  5. Gjakovari says:

    Qfar festojn turqit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje