Cilat janë 6 gratë e PDK-së në Qeveri?

26 Nëntor 2014, 12:41Rajoni TEMA

Ndërsa gara mes burrave të partive politike për vendet ministrore është bërë jashtëzakonisht e ashpër, një garë më e heshtur po zhvillohet edhe mes grave.

Gazeta Express ka arritur të mësojë emrat e zonjave që pritet të përfshihet në Qeverinë e ardhshme nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ndërsa në LDK përmendet Teuta Sahatçiu si një prej grave që do të përfshihet në ekzekutivin e ardhshëm, një listë me e madhe po qarkullon në PDK.

Kryesisht bëhet fjalë për gra të reja, të shkolluara në botën perëndimore dhe të dëshmuara në pozitat që kanë mbajtur më herët.

Një zyrtar i lartë i PDK-së tha se në kabinetin e ardhshëm qeveritar do të jetë Dhurata Sadiku-Hoxha, këshilltarja aktuale e Kryeministit Thaçi, Mrika Tahiri, ish-drejtoresha e AKP-së, Laura Zherka, një prej grave të Kryesisë së PDK-së, më pas Mrika Kotorri e Kabinetit Thaçi II, ish-ministrja Justina Shiroka Pula dhe nënkryetarja e PDK-së, Margarita Kadriu.

“Këto janë emrat që qarkullojnë aktualisht. Sigurisht do të ketë edhe emra të tjerë, meqenëse disa femra do të sistemohen në poste zëvendësministrore”, ka treguar burimi i gazetës Express./b.l

1 komente në “Cilat janë 6 gratë e PDK-së në Qeveri?”

  1. artani says:

    u bate edhe ju velleznit tane perralla e botes.
    Harem ta keni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje