Gjermania këmbëngul që bisedimet BE-Serbi të fillojnë rreth Kosovës

24 Nëntor 2014, 12:57Rajoni TEMA

Shefja e ekipit të Beogradit në bisedimet për anëtarësim të Serbisë në BE, Tanja Mishçevic, ka theksuar se vendi i i saj është i gatshëm për hapjen e bisedime për kapitullin 32, që parasheh kontrollin financiar e për të cilin ka përkrahjen e të gjitha vendeve të BE-së, përveç Gjermanisë, raporton Koha Ditore.

Gjermania, ka thënë ajo për Veçernej Nobosti, kërkon që kapitulli i parë i bisedimeve BE-Serbi, të jetë kapitulli 35, kapitulli që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Në pyetjen nëse kusht për hapjen e këtij kapitulli është dhënia e pajtimit për karrige të Kosovës në OKB dhe nënshkrimi i Marrëveshjes paqësore Beograd- Prishtinë, Mishçevic është përgjigjur se kusht për hapjen e kapitullit është zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, se nuk përmendet anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe se kjo gjë është e pamundur t’i kërkohet Serbisë.

“Detyrimi nga i gjithë procesi, sipas kornizës negociuese, është marrëveshja për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve e jo marrëveshja paqësore”, ka thënë ajo./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje