“Otpor”-i serb, në mesin e organizatave më të rrezikshme terroriste

22 Nëntor 2014, 11:24Rajoni TEMA

Organizata “Otpor’” nga Serbia është renditur në mesin e 82 organizatave më të rrezikshme terroristë në botë.

Sipas agjencisë së lajmeve “INA” kryesojnë Boko Haram dhe ISIS.

Dhe mes tyre gjendet edhe “Otpor” nga Serbia.

“Otpar”, me seli në Beograd, gjendet në vendin e 66.

INA thotë se sipas informatave, ky grup terrorist mbështet organizata të ndryshme terroriste.

Si drejtues dhe krijues i këtij grupi është Srdja Popovici, i cili së bashku me disa bashkëpunëtor të tij në vitin 2004, themeloi këtë organizatë terroriste.

Popoviç refuzoi se bën pjesë në rrjetin e organizatave terroriste, përderisa në aktivitetet ndërkombëtare, ky grup ka mbështetur rreth 50 organizata tjera terroriste në dhjetëra shtete në botë (Ukrainë, Zimbabve, Liban, Afrika e jugut, Miamar, Venezuelë, Siri..etj).

Fakt është se në protestat e Egjiptit, një grup demonstruesish mbante një flamur të këtij grupi nga Serbia.

Anëtar i kësaj organizate ishte edhe ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic./b.l

3 komente në ““Otpor”-i serb, në mesin e organizatave më të rrezikshme terroriste”

  1. Klimax says:

    Organizat terroriste Otpor???!!! Sipas jush kush proteston paqesisht ndaj diktaturave per me shume demokraci, liri e te drejta eshte organizate terroriste??!! A nuk ishte kjo organizate ne krye te protestave popullore ne Beograd kundra diktatorit dhe shovinistit Miloshevic?

    1. True Detective says:

      Keta jane femijet jetim (me prinderit ende gjalle) te George Soros-it.
      Jane financuar krejtesisht nga Sorosi, dhe si keto jane gjithe OJQ-te e karit qe mbine si kerpudha ne ballkan, EU-lindore, afriken veriore, dhe lindjen e mesme.
      Fut ketu:
      Bulldozer revolution- Serbi
      Rose revolution- Gjeorgji (Saakashvili & friends)
      Orange Revolution- Ukraine
      Futja e “International Crisis Group” nepermjet El Baradei-t duke e mbajtur Egjiptin per me shume se 3 vjet ne gjendje kaotike, sic vazhdon te jete sot.
      Pa harruar Ed Ramen dhe keta byth&irat e lulishteve te Mjaft-it.
      Lista vazhdon sa nje leter higjenike e plote, gjithsesi qellimi i Sorosit ka qene i qarte: gjej te krisura ne qeveri te ndryshme,
      kontrollo 1 ose me shume media, fut ne gare njerezit e “Open Society”,
      krijo nga hici nje pretekst per zgjedhje te vjedhura,
      kerko hapjen e kutive, dil ne protesta masive,
      kerko me dhune doreheqjen e qeverise dhe zgjedhje te jashtezakonshme.

    2. Shpellari says:

      Pune “serbijanesh”, varu Klimax-in

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje