Pas vizitës së Ramës në Beograd, Qeveria serbe akordon 430 mijë euro ndihmë për Preshevën

20 Nëntor 2014, 13:48Rajoni TEMA

Qeveria serbe nis të konkretizojë angazhimin për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës, angazhim ky i marrë nga Kryeministri serb Aleksander Vucic gjatë takimit që zhvilloi me homologun Edi Rama, gjatë vizitës në Beograd .

Sipas “Presheva Jonë”, në Bujanoc po qëndron kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë serbe për Luginën, Zoran Stankoviç, me bashkëpuntorë për të diskutuar zhvillimin për punësim dhe mbi nevojat e ndihmave dedikuar nderrmarjeve të vogla dhe mesme ne Luginen e Preshevës.

Pavarësisht nga buxheti i planifikuar qeveria serbe sot ka ndarë 51 milion dinarë ose 430 mijë euro për 21 kompanit në tri komuna, ka njoftuar Stankovic.

Në këtë eveniment me rastin ndarjeve të  fondeve të mbajtur në sallën e vogël të Qendrës Kulturore në Bujanoc ishin të pranishëm  edhe tre kryetarët e Komunave te Lugines (Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës).

“Me këtë program, Qeveria e Republikës së Serbisë përmes Trupit koordinues, tenton të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të komunës, për sipërmarrjen në këtë fushë ka bërë më konkurruese,..”, tha  Zoran Stankoviç. /gj.k/

6 komente në “Pas vizitës së Ramës në Beograd, Qeveria serbe akordon 430 mijë euro ndihmë për Preshevën”

  1. riza says:

    provokacja provokacja po punen po e ben :DDD pak eshte po fillim i mbare :d

  2. tomsojeri says:

    Shuplak per “kasandrat” qe parashikuan acarime dhe asgje pozitive nga kjo vizit !Si duket me shum u acaruan filoserbet e familjes se vet serbet ! Ja pra qe lepirja dhe inferioriteti nuk qenkan zgjidhje problemesh por kur e verteta thuhet me burreri ka vendin e nderit kudo !

  3. Labi says:

    U keput ne bythë me 430 000 euro! Nje shtet si Serbia!!!!

  4. fieraku4u says:

    NUK JAN PARAT E BEOGRADIT KETO JOOOO. POR JAN PARAT

  5. fieraku4u says:

    NUK JAN PARAT E BEOGRADIT KETO JOOOOOOOOO. JAN PARAT QE JEP BE PER KOMUNITETET MINORITARE NE SERBI SI SHQIPTARET. KETO PARA BE I KA DHENE ME KOHE.

    POR PAS SHKUARJES SE RAMES NE SERBI, I KAN THERRITUR MENDJES KETA LEGENAT SLLAV. KY ESHTE NJE SUKSES I RAMES.

  6. Bujar says:

    shume mire
    lajm fantastik per te gjithe…

    po a thua cfare do i jape Rama ne shkembim

    http://bit.do/qeveria-serbe-paska-qene-bere-Zap-nga-Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje