Ramush Haradinaj “tradhton” Bllokun, gati të bashkëpunojë me Hashim Thaçin

19 Nëntor 2014, 14:50Rajoni TEMA

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përfundimisht ka vendosur që mos të vazhdojë bashkëpunimin me partinë e Isa Mustafës, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Partia e Ramush Haradinajt është shprehur e hapur për koalicion ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma në një prononcim për “Zërin” ka deklaruar se partia e tij është ndier e tradhtuar nga LDK-ja.

Ju e dini që Kosova, proceset në të cilat jemi dhe të cilat na presim, dhe situate që po kalojnë kërkojnë në radhë të parë formim shumë të shpejt të institucioneve.

Duke mos humbur kohë dhe duke mos ndërtuar bashkëpunime mbi parimet të pasigurta dhe të hamendura, sikurse është dëshmuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Pra, nuk e përjashtojmë asnjë variant.

I vetmi variant i përjashtuar është bashkëpunimi më tutje me LDK-në pas joseriozitetit që e dëshmoi ditëve të fundit”, ka thënë Luma për “Zërin”.

Shkak i ndarjes së LDK-së dhe AAK-së është bërë përplasja për kryeministrin, duke qenë se Ramush Haradinaj nuk hiqte dorë nga ideja se kryeministri i ardhshëm duhej të ishte ai, edhe pse LDK ishte partia më e madhe opozitare./b.l

8 komente në “Ramush Haradinaj “tradhton” Bllokun, gati të bashkëpunojë me Hashim Thaçin”

  1. Albani says:

    Me gjithe respektin,me duhet te kundershtoj.Nuk e tradhetoj Ramushi bllokun,por e tradhetoj Isa Mustafa me LDK-ne.Marreveshja e bllokut ishte qe kryeministri te ishte Ramushi,Isa mustafa gradualisht e tradhetoj kete marreveshje derisa doli hapur qe donte vete te behej kryeminister,tregoi qe eshte burre qe nuk e mban llafen,e cfare do te prisnim nga ai kryeminister.KUSH ESHtE tRADHEtARI KEtU?Mire beri Ramushi,e me pare duhej ta kishte bere braktisjen e koalicionit me Isa Mustafen e LDK-ne.

    1. Iliri says:

      Alban, po ama pakti me PDK-në është gjithësesi i pajustifikueshëm. 2+2 nuk bëjnë 5 saherë që ti çohet njërit apo tjetrit politikan sepse gjoja qenka shkelë njëri paragraf i marrëveshjes. Ramushi kësaj here e vulosi publikisht mishërimin e luftës për karrika.

  2. Biku says:

    Fasmekeqi “xhuvelizem” penetroi edhe ne Kosove.

    Vellezer te Kosoves. Do i paguani shume shtrenjte keto pazare qe behen ne kurrizin tuaj. Nuk kishit nevoje me ardhe deri ketu. Ne kete aspekt nuk duhej te na kopjonit.

    Ashtu sic e pagueme ne deri ne vitin 2013 sic duket doni me pague edhe ju. Ju e dini. Xhuveli dhe Nano jane ba shume te pasun nga xhuvelizmi bashke me ata qe kishin nevoje per kete koleree, por popullit shqiptar i kushtoi shume rende dhe do vuajme edhe 50 vjet nga ky lloj pazarlleku.

    Do i thosha Jahjages, largohu, jep doreheqie, eshte krim i madh te luash me fatet e popullit tand. Ke qene me e nderueme kur ke qene police sepse vetem ate detyre ke dijte me e ba. Gabove kur pranove te beheshe Presidente, mos e trash zollumin tue luejte me popull tandin. Leshoje ate vend e te vije dikush qe e meriton.

  3. arsen says:

    Shume zgjati pazari!
    Kushedi sa Euro ka mare Ramushi?!!!
    Kosovare te qelbet! E treguat ne majat e juja sesa tradhetare jeni!
    Tani hypini popullit ne kurriz e mos i leshoni kurre kariket e juja!
    Skeni faj! Fajet i ka populli qe ju mban mbi kurriz!

    1. Ilir Hoti says:

      Jo populli..por ti je nje qelbanik qe felliqe edhe kete faqe….Si mund te fyhet populli mor trushperlare,i degjeneruar deri ne palce, i shperfytyruar deri ne pordhosje….Qeverite mund te punojne mire a keq…Populli voton :Pse ty duhet te pyesin???????????

  4. Veterani i uck-se says:

    Më mirë një qeveri me dy parti të dala nga UCK-ja!

  5. Kacamisri says:

    Shqiptaret teorikisht i mshojne fort beses sepse pikerisht kete virtyt nuk e kane…

    1. Iliri says:

      Ramush Rambo Haradinaj, e solli Doruntinën, me “BESËN” e tij ! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje