Vëzhguesit pohojnë se Rusia ka shtuar influencën e saj në Ballkan. Këtë ka kritikuar edhe kancelarja Angela Merkel. Për influencën ruse në Ballakn dhe rolin e këtyre vendeve në strategjitë më të gjëra flet Dushan Reljiç.
Deutsche Welle: Kohët e fundit gjithnjë e më shpesh po flitet për një luftë të ftohtë. Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka kritikuar qartë presidentin rus Putin, për mundësinë e zgjerimit të konfliktit të Ukrainës. Ajo tha se strategjia ruse ka për qëllim shtrirjen e influencës edhe në Serbi dhe Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që në dokumentet e Ministrisë së Jashtme thuhet se Rusia po i kushton një vëmendje shumë të lartë Ballkanit Perëndimor. Si i vlerësoni këto paralajmërime?
Dushan Reljic: Paralajmërimet duhet të merren seriozisht, në veçanti kur vijnë nga qeveria. Ndonëse mendoj se rrezik real që Rusia të ushtrojë presion politik apo dhe ushtarak ndaj vendeve të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë nuk ka. Për këtë flasin dy shkaqe. Në Serbi dhe në vendet e rajonit nuk ka asnjë parti, e cila kundërshton anëtarësimin e këtyre vendeve në BE. E dyta, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, prej Baltikut e deri tek Deti i Zi kanö lindur një varg vendesh të NATO-s. Kjo e bën të pamundshme që Rusia të projektojë një fuqi të vërtetë ushtarake në Adriatik. Në rajon, në të ashtuquajturin Ballkani Perëndimor, ka tre vende anëtare të NATO-s: Sllovenia, Kroacia dhe Shqipëria.
Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO, sepse plagët nga sulmet e NATO-s në vitin 1999 ende nuk janë shëruar. Vetëm 12 % e popullatës serbe e mbështetë këtë anëtarësim, ndërsa 70 % janë kundër. Por shumica e serbëve janë për anëtarësim në BE. Ndaj besoj se nuk ekzistojnë parakushtet politike dhe ushtarake për një influencë edhe më të madhe të Rusisë në Serbi.
DW: Vëzhguesit thonë se Moska po përpiqet të lidhë për vete Serbinë përmes furnizimit me gaz dhe bashkëpunimit ushtarak, si dhe investimeve. Në Bosnje -Hercegovinë dhe Mal të Zi, Rusia vepron ngjashëm. Mendoni edhe ju kështu?
Dushan Reljic: Të dhënat dhe faktet nuk flasin për një gjë të tillë. Partnerët më të rëndësishëm tregtarö në rajon janë Gjermania dhe Italia. Rusia është një furnizues i madh me gaz, por çdo tub i gazit ka dy skaje. Kjo do të thotë një varësi e dyanshme. “South Stream” është një projekt në të cilin në njërin skaj janë vendet e BE – pra Italia, Sllovenia, kroacia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria, të cilët janë të interesuara për ndërtimin e tij. Disa vende të Ballkanit Perëndimor, si Bosnje-Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Maqedonia po ashtu janë të interesuara dhe shpresojnë se do të kenë të ardhura nga traniziti i gazit. Por nga ky fakt nuk mund të konkludohet se Rusia po përpiqet që përmes furnizimit me gaz t’i lidhë këto vende më shumë për vete.
DW: Sa janë Rumania dhe Bullgaria të rrezikuara nga influenca ruse?
Dushan Reljic: Nuk mendoj që Bullgaria dhe Rumania janë të rrezikuara në ndonjë mënyrë nga influenca e Rusisë. Përkundrazi, qeveritë e këtyre vendve në 20 vitet e fundit kanë bërë të gjitha që janë të mundura për të dëshmuar lidhjet me Perëndimin. Do të thosha madje se anëtarësimi i këtyre vendeve në BE dhe NATO është lehtësuar në masë, pasi Rumania dhe Bullgaria kanë pamundësuar në vitin 1999, kur ende nuk kanë qenë anëtare të NATO-s, që Rusia t’i ofrojë Serbisë mbështetje ajrore.
DW: Besoni se Rusia do të përpiqet të evitojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE?
Dushan Reljic: Jo, sepse Moska nuk e ka influencën e duhur dhe nuk është në interesin e saj të evitojë këtë anëtarësim. Por Rusia do të përpiqet të evitojë që Bosnje-Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi të bëhen anëtare të NATO-s. Nëse flasim për destabilizimin e mundshëm të këtij rajoni, atëherë duhet shikuar gjendjen ekonomike. Dy të tretat e tregtisë së këtij rajoni bëhen me BE-në. Ndaj edhe kriza ekonomike dhe financiare vërehet kaq shumë atje. Prej vitit 2009 në këtë rajon nuk ka rritje ekonomike, nuk ka investime perëndimore dhe po zvoglohen të ardhurat nga puntorët jashtë këtyre vendeve. Ndaj këto vende po kërkojnë partnerë të ri për tregti dhe investime. Këtu janë interesante Kina, vendet arabe,
(Dushan Reljic është drejtor i zyrës së Fondacionit gjerman për Shkencë dhe Politikë në Bruksel. Pikërëndesat e punës së tij janë Evropa Juglindore dhe Ballkani Perëndimor.)
Konkluzjone shume te sakta .BE dhe Amerika me pak investime shmangin cdo tentatve qorre ne Ballka .Jam shprehur dhe me pare qe ndaj Ballkanit nuk ka patur e as ka plane konkrete .Kjo ka shume arsye dhe kryesoret jane diskordancat midis vendeve.
Nese Thecer u shpreh per Shqiperine:Lereni si kopshte zoologjike kjo eshte e vlevfshme dhe per vendet e tjera te Ballkanit .Por qe te mbash nje kopshte te tille per BE dhe Amerika eshte nje kokecarje qe do tu krijoje probleme.Nga keto koncepte perbuzese pse jo te mos perfitoje Rusia .
Jam i sigurte se neqoftese Rusia ofron investime e u ndryshon jeten shqiptarve ne do ta kthejme fytyren nga ta .Mos te harojme se ka akoma breza qe kane ndier doren ekonomike te Rusise se Stalinit .Ajo nene qe ka qumeshte themi ne i turren te gjithe .
op e lidhe rubinetin ta ka fut sa krahu muzhiku morracak
Nje vend ku urrehet shprehja demokraci
Nje vend ku udheheqet nga ish agjentetet e KGB ne te te7FE6EBD0AEra strukturat politike ekonomike e shoqerore.
Nje vend ku pas carit putin ,ne vend te dyte vine komunistet e zhuganovit ,dhe ne vend te trete fashisti zhirinovski
Nje vend ku gjate gjithe historise se tij nuk gjen asnje periudhe ku te kete patur demokraci
EDHE PETRUA I MADH i njojtur per perpjekjet per reformimin e nje shoqerie ne mardhenie feudale kur kritikohesh per mungesen e lirise se individit ne rusine e asaj kohe pergjigjehej(Liri individit!!!! Ja kane te te drejte te lene mjeker liri nuk eshte edh kjo.)
Nje vend qe anekson nje pjese territori te nje shteti tjeter duke shkelur te tera normat dhe rregullat nderkombtare me metoda,qe i ngjan nderhyrjeve t hitlerit ne cekosllovaki e poloni ne fillim te luftes se 2 botrore
Nje vend qe nga ana kulturore (eshte per te ardhur keq)ka nxjerre pushkine ,dostojevsk lemontev tolstoj gogol etj ,por qe gjithmone eshte drejtuar nga motua ZOtI CARI dhe populliiii.
pse se mos ta ndertojne shqiperine shqiptaret vet? Po ka veshtiresi te medha por ne kohen e Enverit u ec boll.Shqiperine vetem shqiptaret do e ndertojne.Rrroft Shqiperia dhe populli shqiptar!
O bile.Me fal o bilo .E ke qare komentin.
Eksperti Reljic i zbeh me shume se duhet mundesite reale te Rusise per te ushtruar presion ndaj shteteve te Ballkanit. Ne nje studim te tij te vitit 2009 “Rikthimi i Rusise ne Ballkanin Perendimor” e paraqet Rusine me te frikshme se sot. Origjina e tij serbe ndoshta ndikon qe ai te flase si ti sherbeje Serbise. Kur Serbise i duhet te marre leshim nga BE, Reljic trumbeton fort rrezikun rus ne Ballkan. Tani qe Serbise i nevojitet te fashise ne syte e perendimit afrimin me Putinin, Reljic e zbeh rrezikun rus ne rajon. Reljic do bente mire te na sqaronte nese baxhanaku i tij eshte ende Drejtor ne Sherbimin Sekret serb.
Analizen e vitit 2009 mund ta lexoni ketu: http://www.swp-berlin.org/de/publikationen/swp-studien-de/swp-studien-detail/article/westbalkan_russlands_rueckkehr.html
Nuk e di se perse “analistet” europian shkruajne shpesh idiotizma qe me teper i ngjajne perrallave per femije se sa diskutimve serioze per mardheniet nderkombetare.
Ne radhe te pare duhet te kujtojme se sot per sot interesat ekonomike te Europes jane te lidhura ngushte me eksport-importet me Rusine. Lidhjet strategjike dhe bashkepunimi gjermano-rus midis Nord Stream dhe Gazprom ne nje takim te nivelit te larte Merkel- Medvedev e verteton kete gje. Po ashtu EMI italian me Gazprom-in rus, e shume e shume bashkepunime te tjera.
Ne radhe te dyte eshte se Rusia eshte nje superfuqi dhe jo nje vend cfardo qe mund ti behet embargo dhe te izolohet nga pjesa tjeter e botes. Kjo gje eshte qesharake te thuhet. Mjafton te kuptojme se Korea e Veriut dhe Finlanda, i vetmi shtet qe i ndan nga ana kufitare midis tyre eshte Rusia. Kjo tregon edhe hapesiren gjigande qe ka Rusia ne mes dy kontinenteve si europian dhe ate aziatik.
Rusia, ne historine e saj, ka qene gjitmone shtet i madh, i fuqishem dhe i pathyeshem. Deri ne periudhen e revolucionit bolshevik ajo ishte fuqi e madhe ekonomike ne bote. Mbas revolucionit u kthye ne nje superfuqi ideologjike dhe disa vite me vone, duke filluar nga lufta per mbrojtjen e Moskes dhe mbi te gjitha betejes se Stalingradit, ne nje superfuqi si ekonomike dhe ushtarake ashtu edhe ideologjike.
Vetem ne nje periudhe 10 vjecare, 1989- 1999, ishte e vetmja periudhe qe Rusia nuk kishte as rolin e superfuqise ekonomiko-ushtarake dhe as rolin e superfuqise ideologjike.
Ne qoftese ne Luften e Ftohte, aleatet dhe satelitet e saj ishin vendet e Europes Lindore, disa vende aziatike, afrikane dhe amerikano qendrore e jugore si dhe dhe partite komuniste te pothuajse gjithe botes, sot kjo gje ka ndryshuar. Adhuruesit me te medhenj te politikes Putin jane cuditerisht forcat politike te ekstremit te djathte ne Europe. Marine Le Pen e FN ne France, Matteo Salvini i Lega Nord ne Itali dhe personazhe te tjera si dhe qeveri te ekstremit te djathte ne Europe si ajo e Viktor Orban ne Hungari tregojne hapur simpatine e tyre dhe deshiren per bashkepunim me Rusine duke cilesuar nga ana tjeter demokracine liberale europiane dhe ate amerikane si te deshtuar.
Sot jetojme ne nje faze po po krijohen dy pole te kunderta jo vetem midis Perendimit e Lindjes, por edhe brenda Perendimit. Nga njera ane nje Europe e bashkuar liberale dhe humanitare dhe nga ana tjeter nje Rusi shoviniste, agresive, raciste e perkrahur ideologjikisht nga forcat politike te ekstremit te djathte europian. Dhe po te lidhen te gjitha keto me terrorizmin dhe ekstremizmin islamik atehere me te vertete bota po kalon nje nga periudhat me te veshtira te historise se saj, ndoshta edhe me e veshtire se ajo e viteve 1930.