Edhe një herë për servilizmin apo puthadorizmin

17 Nëntor 2014, 14:45Rajoni TEMA

Nga Jakup Krasniqi

Para se të them diçka për servilizmin modern te shqiptarët, me duhet të shpjegoj burimin e kësaj fjale. Për të qenë më i saktë, thash ta shfletoj Fjalorin e fjalëve të huaja të Mikel Ndrecës. Në faqen 631, botim i vitit 1986 Rilindja Prishtinë, i ribotuar në vitin 2000, autori jep këto shpjegime: servil-i m. (lat. Servilis – që u përket skllevërve) njeri pa karakter, që përulet si skllav; puthador, pastaj shpjegimi tjetër: servil-e adj. (lat. Servilis – që u përket skllevërve) që përulet, që i bën lajka tjetrit për t’i hyrë në qejf; shpirtrob, shpirtskllav. Edhe servilizmi si mbiemër, ka të njëjtën origjinë, në shqip do të thotë: të qenët servil, sjellje e qëndrim prej servili. Kurse në fjalorin e gjuhës se sotme të shqipes jepet ky shpjegim: servil,-i m sh –ë(t), edhe si mb. Që u përulet e ju bën lajka eprorëve, më të fuqishëm etj. për përfitime vetjake, puthador ( që të gjitha të thëna në kuptimin negativ të fjalës). Po këtu për servilizëm,-mi m të qenit servil, sjellje a qëndrim prej servili.

Siç u pa nga shpjegimi, fjala ka një origjinë nga shoqëria skllavopronare, kur skllavi trajtohej si kafshë që fliste. Në fakt për skllavopronarin, skllavi ishte një vegël e gjallë e punës, ishte rob, në kuptimin më të mirë të fjalës. Pa këta skllevër që i janë nënshtruar lehtësisht, pa këta robër apo puthadorë, nuk ka jetuar asnjë rend shoqëror, me gjasë nuk po mund të mbijetoi as shoqëria jonë në tranzicion, madje jo vetëm shoqëritë në tranzicion ua kanë nevojën servilëve të kohës moderne. Sigurisht që fjala skllav e antikës nuk është e barasvlershme me fjalën servil të kohës sonë. Pasi skllavi i antikës është ushqyer aq sa i është dashur skllavopronarit për t’ia krijuar mbivlerën, servili i sotëm paguhet goxha mirë, ndonëse tek ne edhe mund të ketë përjashtime. Po e them ketë, se edhe sot ka mjaftë skllav modern që përjargen duke lavdëruar deri në qiell, sundimtarin e tij, vendor apo i huaj qoftë edhe pse mund të mos e ketë ushqimin e nevojshëm për familjen e tij në sofrën e varfër. Sigurisht që, shoqëria edhe në antikë, dhe edhe sot i ka dhe i ka pasur njerëzit e vet me integritet të lartë, që janë dalë e dalin në ballë të furtunave. Edhe Spartaku me origjinë trakase ishte skllav, por ai e udhëhoqi një kryengritje kundër Perandorisë më të madhe të kohës – Perandorisë Romake. Gjithashtu edhe Skënderbeu ishte peng e iç-ogllan te Sulltani në Adrianopojë, por për 25 vjet i bëri rezistencë Perandorisë Osmane, fuqisë më të madhe të kohës. Ndërsa në kohën më të re, pak kush mendonte se shqiptarët e Kosovës do ta mundnin pushtuesin e egër serb, ia kishin friken, sa disa thoshin: “do të faroheshim nëse do të guxonim të luftonim për liri e demokraci”, por ashtu nuk mendonte Adem Legjendari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ai dhe ushtria e tij çlirimtare dhe brezi i çlirimtarëve që ishte rreth tij, ishin të bindur se liria, demokracia e as pavarësia që i kemi sot, nuk do të vinin pa Luftën Çlirimtare te shqiptarëve. Ani pse edhe sot ka shumë shqiptarë, të cilët duke mos guxuar as të mendonin për çlirimin dje, ata hidhen në sulm edhe sot, duke e akuzuar Adem Jasharin për sulmin mbi Prekaz, Drenicë e Kosovë. Ndërsa ne që patëm guximin të rrezikojmë shumë dhe sigurisht jo vetëm jetën tonë, përpiqemi ti kuptojmë edhe ata që frikësohen, se në fund të fundit edhe frika është njerëzore, sa edhe thuhet: “frika i ruan vreshtat”. Frika është më bollëk edhe sot në mesin tonë, ajo po vazhdon t’i ruaj “vreshtat”! Madje, i ruajnë aq mirë sa edhe rrushin duan ta bëjnë verë se të dehur mund edhe të trimërohen!Nuk ka asnjë fije dyshimi se zhvillimet shoqërore progresive, nuk janë arritur nga servilët e servilizmi, nga puthadorët e butakët, nga “lepe”- “peçet”, por janë arritur e do të arrihen vetëm nga njerëzit me dinjitet të lartë, nga njerëzit me integritet, që me guximin e shqiponjës, furtunave të kohës ua kanë hapur flatrat luftarake të guximit njerëzor.

Pse servilët e të gjitha kohërave janë të ligj? Ata janë të ligj, se kur sundimtarët e tyre zbresin nga froni ku i kanë ngritur, nga njerëzit me integritet, ata dinë të behën agresiv si hienat. Kështu tek ne ishin titistët pas titizmit, edhe pse shpesh ata vrerin e tyre për ti mbuluar pisllëqet e veta, vrerin e derdhnin mbi Enver Hoxhën, edhe pse humbjet njerëzore dhe poshtërimi që u ishte bërë shqiptarëve te pushtuar nga federata jugosllave, ishte dhe është i pa krahasueshëm me ato që kishin ndodhur në Shqipëri. Edhe servilët që kishin kontribuar në ngritjen e diktaturës në Shqipëri, pas vdekjes se Enverit, u bën anti Enveristët më të mëdhenj e më të egër sesa ata që ishin viktima të ati sistemi, por servilet e Enverit nuk dolën jashtë kufirit të Shqipërisë londineze, siç dolën nostalgjiket e Titos jashtë kufirit të federatës jugosllave. Nejse, shqiptarët edhe ashtu egërsinë e tregojmë më shumë ndaj atyre që i kanë pranë.

Si qëndron puna sot? A mungojnë servilët apo i kemi me bollëk? Do të dëshiroja që të vija tek një përfundim pozitiv, bile do të doja të thosha se jam krenar me guximin intelektual e njerëzor të brezit tim, por ketë nuk mund ta them tani! Nuk po mund ta them as për akademiket e profesorët e universiteteve të shumta te Kosovës, të cilëve nuk u intereson asnjë fenomen shoqëror që zhvillohen rreth nesh!? Si duket po ju mjafton që të ndihen rahat për veten e tyre!? Por nuk mund të mos e them një fjalë miradije, për debatin e guximshëm që sa kohë e ka zhvilluar brenda PDK-së, Berat Buzhala, ndonëse unë e kam pritur një zë të tillë nga shqiponjat e viteve të Pranverës shqiptare, apo nga pinjollët e shqiponjave te Lëvizjes Kombëtare për Çlirim?! Por ata janë treguar pëllumba tepër të urtë dhe me kanë zhgënjyer shumë!

 

5 komente në “Edhe një herë për servilizmin apo puthadorizmin”

  1. Hajrush says:

    O Jakup une jam i bindur qe pa qene pak servil nuk mund te arrish aty ke arritur ti

    http://bit.do/Puthabythizmin

  2. 2O14 says:

    mo hajde se sua fut kush me,jeni bere si paloqo cirku.

  3. Scandal says:

    Servilizmi eshte ne gjakun e Shqiptarit nje smundje Allashqiptareqe ku kesaj “semundje”i paraprin interesi e shqiptaret jane interesegjinje te medhenje per interes shkatrrojne gjdo send qe ju vjen perpara,pra e shikojn “interesin personal”me perpara,e e e e per me e marre ate apo fitu ate interes personal duhesh me qen Servil apo Puthador apo Puthaka.e…….

  4. Shefqet Cela says:

    Kjo teme e trajtuar nga Krasniqi eshte me se reale. Servilizmi, bashke me veset e tjera te kesaj natyre, perveç neveritjes, na shkakton plage te renda duke kalbur themelet e sistemit; deri sa shembet.
    I thane serviliT: SI NUK TE VJEN ZOR QE BEHESH SERVIL?
    KAM NJEZET VJET SERVIL DHE NUK KAM PARE NDONJE TE KEQE!
    Kam lexuar diku, per nje nxenes qe ishte servil i mesuesit te moshuar. Ky gezonte simpatine ( e pa merituar, sigurisht ) te mesuesit. Kur mesuesi doli ne pension, nxenesit vune disa pak te holla, qe kishin, dhe i blene nje dhurate. Mesuesi u mallengjye dhe i dolen lote. Nuk ishin vetem lote nmallengjimi, por edhe nje pezm i pa kufishem, kur pa listen e dhuruesve. Mungonte vetem emri i te perkedhelrit te vet.
    Me te drejte, Krasniqi e ngre kete problem. Ata shfrejne mllefin e grumbulluar, gjate neneshtrimit, vetemn atehere kur zotnija “bie nga fiku”. Kete e bejne ne menyren me te pooshter. KY eshte edhe zanati tyre per te perfituar nga ana tjeter, duke kthyer fleten.
    Perfitoj nga rrasti, per te thene dy llafe per autorin:
    NUK KA AS GRIMCA SERVILIZMI. AI ESHTE NDER HERONJTE E ASAJ LUFTE TE LAVDISHME. U LUMTUROVA KUR U ZGJODH KYETAR PARLAMENTI.
    vAJMEDET, U ZHGENJEVA THELLE KUR PASHE NJE “KALIM NE ANEN TJETER”. NUK E DI SI E TERHOQI FYTYRA PA SKRUPULL E KRYETARIT TE LDK. A THUA SE ISHTE SHTESA “viç” MBRAPA EMRIT TE TIJE, QE JU VU POSHTERSISH?
    SDOQOFTE KJO ISHTE NE PLANIN PERSONAL.
    Ne ketej themi: PER INAT TE SIME VJERRE, SHKOJ E FLE ME MINOLLANE.
    Le ta jeje vete çfar vesi eshte!

  5. Shpellari says:

    “Byzantinismus” besoj qe vjen nga gjermanishtja, dhe paska te njejten domethanje si Servilizmi:

    “Byzantinismus ist abwertender Begriff für „kriecherische“ Unterwerfung und Ergebenheit………..”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje