LDK mund të shkojë në koalicion me Thaçin, nëse s'ka marrëveshje sonte

14 Nëntor 2014, 18:34Rajoni TEMA
LDK mund të shkojë në koalicion me Thaçin, nëse

Sonte pritet të mbahet një mbledhja e Bllokut, ku Isa Mustafa do të shpalos qëndrimin e LDK’së së Kryeministri iu takon atyre, e ku sipas gjitha gjasave, Ramush Haradinaj do të insistojë që ai edhe më tutje të jetë kandidat i Bllokut për postin e të parit të Ekzekutivit.

Dje, zyrtarë të AAK’së lëshuan “balona” në portale se ata do të shkojnë në koalicion me Hashim Thaçin, nëse Isa Mustafa nuk i mbetet besnik marrëveshjes LDK-AAK-Nisma. Sot, ndërkaq, janë zytarët e LDK’së që po e bëjnë të njëjtën gjë.

“Nëse nuk ka marrëveshje, tendenca jonë është e qartë; shkojmë në koalicion me PDK’në”, ka thënë një deputet i LDK’së në kushte anonimiteti për Gazetën Express.

Pavarësisht se kjo mund të jetë një luftë nervash mes partnerëve të koalicionit, një gjë, megjithatë, mbetet thuhet se asgjë më nuk është sikur më parë në Bllok, dhe se gjasat që PDK të mbetet në Qeveri tashmë janë më të mëdha se kurrë më parë.

7 komente në “LDK mund të shkojë në koalicion me Thaçin, nëse s’ka marrëveshje sonte”

  1. Arjani says:

    Shikojeni pak shporten e karavidheve te dashur vellezer kosovare.Per karrige keta bejne aleance dhe me djallin.Mjere Kosova po te beje blloku qeverine.

  2. Sulo Permeti says:

    Vetem Ramuuuush gangsteri,te mos marre pjese ne Qeveri,ai eshte turpi i kombit shqiptar.Prandaj kosovaret e votuan 9.3%(me gjithe manipulimet…),tipi i tij maximumi,te bahet traktorist dhe nje bujk i mire. SULO

  3. beni says:

    Kosova nuk jua ka borxh kete qe ju zotrij politikane po beni,mblidhni veten dhe krijoni ate qeveri, cilado te jete, por ama shyqyr qe ajomeshte shqiptare, sepse per ate liri qe juve keni sot eshte derdhur shume gjak, e ne nderim te tyre beni qeverisje e mos tregoni veten te vegjel, sepse keni filluar te ngeleni ne hije me keto qe juve po demostroni.

  4. murrizi says:

    Ka te drejte parafolesi me emer “beni”.Nuk pyesin ata politikane per gjakun e mijera njerzve qe dhane jeten per liri dhe pavaresi,por vetem karrigen e ngrohte te pushtetit te tyre.Turp per ta.! Edhe ne gjendje lufte ishte ndertuar nje qeveri qysh kur u zhvilluan zgjedhjet.Por u kan ngjare vellezerve politikane te Shqiperise qe u vendosin gure nen rrota njeri tjetrit.! Keshtu i beni cejfin shkjaut.Ai ate do,corganizim,dhe pastaj kerkoni t`ju njohe si shtet kur s`jeni te zotet me ba shtepine tuaj.Jeni mesuar tju mbajne lidhur e te pushtuar,,semundje e keqe. Turp..turp..turp.!

  5. Antoni says:

    Turp per “politikanet” e Kosoves. Po tregojne se jane kunder interesave te popullit te Kosoves.Keto vemje jane plotesisht ne vijen serbe kunder Kosoves. Vllezer Kosovare cojini keto plehra serbe atje ku duhet. Turp, Turp.

  6. Shqiptar nga Babruja says:

    O vellezer te nje gjaku! Bejeni sa me pare ate djall qeveri. Edhe NATO-s ju desh me pak kohe per tju cliruar juve se sa juve te formoni nje qeveri. Veni kryeminister ndonje qe vjedh me pak por ju lutemi vetem Ramushin mos e vini. Ai eshte skandal dhe turp per te perfaqesuar popullin e Kosoves ku ka goxha bura me mend dhe qe dine te flasin minimalisht Shqip.

  7. Popuuli shqipetar ne kosove,akoma nuk eshte i vetedijshem se qka dote thote demokraci,shtetei se drejtes,efiqenc,meritokraci,dhenje pergjegjesi,ndareje pushtetesh,dhe per ket arsye,kta dallkauk poltikaj,lozin me ket popull.
    Ne kosove akoma elektorati nuk eshte majtas ,djathtas,apo elektorati gri,ne kosove kemi militantizem,bajraktarizem,dhe per ket arsye sot popullit te kosoves nuk i ka mbet tjeter,veqese te votoje ne mes dy te kqijave,asaj te keqe vmete madhe,dhe asaj te keqe me te vogel,ne sot duhet te votojme,apo te presim kush da formoje qeverin,
    1.Hashim thaqi e dgradoi kosoven si mos ma keq,beri kompromis mbi kompromise me serbin i hiqi edhe emrin kosova republik dhe i vendosi nje fusnot kosoves per deshir te serbis,ekonomin e neoliberalizun e shkaterrun si mos me keq,koorrupsion ne qdo pore te shoqeris,me parullen do jemi krenar qe jemi kosovar e dhjeu per toke,
    ISA MUSTAFA:nje ish komunist nje ish pushtetar i LKJ ish drejtues i masave te dhunesheme te serbis,dhe nje ish kryetar i prishtiens me mbi 47 lende te derguara ne prokurori per keqmenaxhim,korrupcion,shkelej ligjesh,perfitimesh etj etj.
    RAMUSH HARADIANJ:Nje ish luftetar shum i nderuar,nje djal prej nje familje qe shum sakrfikoi per atdhen,por fill pas luftes shum i fuqishem poltikisht,krioji celula te grupeve mafijoze per haraq,i pa pergaditur profesionalisht te jet kryeminister.
    Albin Kurti,nje kuader i shpreses kuader i ri i stilit EDI RAMA energjik,i pa korruptuar i pregaditur profesionalisht,kombetar jo nacionalist regresist,por patriot progresiv,por per fat te keq populli se ka votuar qe ai te merr timonin e qeveris,qe vetevendosja te kap timonin dhe ti shporr gjithe keto te kqija qe e kan kaplu kosoven,dhe ne akoma do jemi mes dy zgjedhejeve:Te keqes se madhe,dhe te keqes mete vogel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje