“Vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama është historike. Ndërsa për mosmarrëveshjet eventuale mes Ramës dhe Vuçiqct, nuk ia vlenë të flitet fare”, pohon në një intervistë për Deutsche Welle ish-ministri i Jashtë serb, Vuk Drashkovic.
Zoti Drashkovic, si e vlerësoni vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd: a mund të quhet ajo si një vizitë historike apo mund të thuhet se ky ishte një dështim historik i kryeministrave Rama dhe Vuçiq, për të filluar fazën e afrimit mes dy popujve?
Vizita është e një rëndësie shumë të madhe. Kryeministri i Shqipërisë erdhi në Beograd dhe bisedoi me kryeministrin e Serbisë. Ai e ka vizituar edhe bashkësinë etnike shqitpare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. E ka ftuar kryeministrin e Serbisë për vizitë në Tiranë. Edhe sikur të mos ishin dakorduar asgjë tjetër, vet marrëveëshja që të nënshkruhet një marrëveshje për udhëtim vetëm me letërnjoftime të shtetasve të Shqipërisë dhe Serbisë në këto vende, paraqet arritje historike. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, shpresoj me rastin e vizitës së Vuçiqit në Tiranë, dhe pas fillimit të zbatimit të saj, jam shumë i sigurt se me dhjetëra e dhjetëra mijëra turistë serbë do të nisen drejt bregdetit shqiptar. Jami i bindur se atje do të shkojnë të rinjtë dhe njerëzit e biznesit. Në mënyrë masive do të nisen drjet Serbisë edhe shqitparët. Kjo është një marrëveshje e karakterit evropian, që shënon evropeizimin e marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Serbisë. Unë vërtetë nuk dua t’i vërejë shkëndijat që kanë ndodhur mes kryeministrave Rama dhe Vuçiq. Nuk u kushtoj kurfarë rëndësie dhe ato shpejt do të harrohen.
Si e shpjegoni faktin që vet përmendja e pavarësisë së Kosovës nga kryeministri Rama shkaktoi një reagim kaq të ashpër jo vetëm të kryeministrit Vuçiq por edhe të gjitha mediave dhe opinionit në Serbi? Rama në fakt nuk ka thënë asgjë të re, ai vetëm ka përsëritur realitetin që Kosovën e kanë njohur 108 vende – që e di edhe Serbia?
Realitet është që pavarësinë e Kosovës e njohin 108 vende. Realitet është që Serbia prej vitit 1999 nuk e ka sovranitet mbi Kosovën. Nuk e ka atje pushtetin juridik, legjilativ dhe ekzekutiv. Nuk i ka atje forcat policore apo ushtarake. Realitet është edhe fakti që Serbia dhe Shqipëria duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe se nga 28 vendet anëtare të BE, 23 e njohin pavarësinë e Kosovës. Kjo është ana politike dhe këto janë fakte të pakontestueshme. Por realiteti i Kosovës i ka disa kate. Një prej tyre është ai historik, i cili nënkupton që populli serb e përjeton Kosovën ashtu siç parashikon miti dhe epi për Kosovën. Sipas këtij miti, Kosova është themeli shpirtëror dhe kulturor, jo vetëm i serbëve në Seri, por i tërë popullit serb. Realitet është që kur njeriut i amputojnë një dorë apo këmbë, një kohë shumë shumë të gjatë ai i ndjenë këto gjymtyrë dhe ndjenë dhembje shumë të mëdha. E ndjenë gjymtyrën që nuk e ka, që në medicinë quhet dhembje fantome. Realitet është poashtu që sot në Kosovë ka shumë probleme. Procesi i pajtimit po shkon tmerrshëm ngadalë. Kthimi i serbëve po zhvillohet kaq ngadalë, sa që mund të thuhet se ky proces gati që nuk ekziston fare. Ndërsa realieti më i ri është Marrëveshja e Brukselit. Zbatimi i kësaj Marrëveshjeje është ndërprerë. Nuk do të na çojë askund në qoftë se palët e fajësojnë njëra – tjetrën dhe bëjnë gara se kush e ka fajin për mos zbatimin, por fakt është që Marrëveshja duhet të zbatohet menjëherë.
Si njeri me përvojë shumë të gjatë diplomatike, më intereson mendimi Juaj: duke e ditur për këtë “dhembje fantome” të popullit serb për humbjen e Kosovës dhe duke e ditur që kjo vizitë realizohet pas 68 vitesh, a është dashur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ta hapë këtë plagë hapur në vizitën e tij të parë në Beograd, duke kërkuar që Serbia ta njoh Kosovën, dhe si e vlerësoni reagimin e pamatur të Vuçicit?
Nuk dua të jem këshilltar politik i kryeministrit shqiptar e as i atij serb. Në ditën e Marrëveshjes së Paqes (kur po flasim, 11. 11. 2014.) dua të theksoj se mes Shqipërisë dhe Serbisë kurrë nuk ka qenë më e domosdoshme një marrëveshje e paqes. Serbia dhe Shqipëria kurrë në histori nuk kanë luftuar mes vete. Kjo është një gjë shumë e madhe. Këto shkëndija mes kryeministrave nuk më interesojnë fare. Unë më me dëshirë do të flisja për nevojën e afrimit shumë të shpjetë mes dy popujve. Elitave politike të të dy popujve dua t’u dërgoj vëretje shumë të hidhura, sepse ato kanë mbetur shumë mbrapa dëshirës së popujve shqiptarë dhe serbë për pajtim dhe bashkëpunim. Unë kam qenë në Shqipëri dy herë. Për herë të parë në vitin 2004 dhe jam bindur se shumica dërmuese e popullit shqiptar, gati të gjithë, duan të kenë një bashkëpunim të gjithanshëm me popullin serb. Edhe këtu në Serbi shumica e popullit është absolutisht për bashkëpunim. Ne duam të kemi raportet më të mira të mundshme edhe me Prishtinën, sepse vetëm kështu mund të mbrojmë popullin serb në Kosovë – sipas standardeve më të larta evropiane dhe mbi bazën e Planit të Ahtisarit, i cili duhet të zbatohet në tërësi. Dua në veçanti të nënvizoj: kur si ministër i Jashtëm kam qenë për vizitë në Shqipëri, në dhjetor të vitit 2004 , kam qenë shumë i prekur me pritjen e mirë atje. Më kanë pritur edhe presidenti i vendit Alfred Mojsiu dhe kryeministri Fatos Nano. Kam pasur edhe një intervistë më të gjatë se një orë në televizionin shtetëror. Ngjashëm është pritur në Beograd edhe ministri i atëhershëm i Jashtëm Kastriot Islami. Raportet e ngrira në vitin 1948 janë shkrirë për herë të parë me këto vizita.
Pasi po bisedojmë në dtëin e Marrëveshjes së Paqes: a besoni në paqe dhe pajtim mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë?
Ky proces nuk mund të ndalet. Edhe pse ende ka shumë njerëz në Serbi që tani nuk e fshehin fare se edhe sot e bartin kaponë e Sllobodan Millosheviqit dhe regjimit të tij të dikurshëm, i cili mbanë përgjegjësinë historike për rrënimin e ish-Jugosllavisë, për luftërat e përgjakshme. Millosheviqi dhe ky regjim e mbajnë përgjegjësinë historike për të gjitha që kanë ndodhur në Kosovë. Sot është një realitet që pavarësinë e Kosovës e njohin 108 vende të botës, që është shumë më shumë se gjysma e anëtareve të OKB. Për këtë nuk e mbanë përgjegjësinë Edi Rama, Angela Merkel apo Vlladimir Putin. Fajin e ka Sllobodan Millosheviqi, i cili i ka prirë një rendi retrograd, të mbrapshtë dhe nuk e ka kuptuar kur para 25 vitesh se Muri i Berlinit është rrëzuar. Por, për fat të keq, edhe sot kemi tepër njerëz në elitën tonë shpirtërore, në media dhe në nivele të ndryshme të pushtetit, të cilët ende i mbajnë kapotë e Millosheviqit.
Pse nuk është çrrënjosur kjo politikë e mbrapshtë e Milloshevicit?
Para së gjithash për shkak se këtu nuk janë çmontuar themelet e regjimit komunist, armikut më të madh të popullit serb. Këtu kanë mbetur të paprekura, të pa reformuara dhe pa lustrurara hordhitë e vdekjes, shërbimi i sigurimit shtetëror. Nuk janë hapur dosjetë sekrete që nga viti 1945 e deri më sot. Kjo është një hidër, që i ka kthetrat e veta në të gjitha strukturat: në institucionet e shtetit, në media, në institucionet shpirtërore. Kthetrat e saj janë të helmuara me urrejtje ndaj Evropës, ndaj Perëndimit dhe ndaj fqinjëve tanë. Këta janë njerëz të cilët e shfrytëzojnë çdo rast për të ripërtërirë të keqen, sepse vetëm nga e keqja përfitojnë. Ata jetojnë nga e keqja dhe urrejtja.
Po pse pra Vuçiq dhe Daçiq, të cilët sot hiqen si evropianë, nuk e kanë çrrënjosur këtë të keqe, këto shërbime të vdekjes, të cilat i kanë sjellë kaq shumë të këqija, jo vetëm Serbisë por edhe vendeve të rajonit?
Kryeministri Vuçiq i ka bërë disa hapa historik strategjik. Në radhë të parë dua të nënvizoj Marrëvëshjen e Brukselit, që është një përballje shumë e guxmshme me plagën e Kosovës. Shumëkush në Serbi e ka mallkuar për këtë Marrëveshje. Njerëzit kanë demonstruar në sheshe kundër tij. Peshkopët këtu i janë lutur Zotit për vdekjen e Vuçiqit. Ata edhe më tej shpresojnë se Marrëveshja e Brukselit nuk do të realizohet dhe se Serbia dhe Ballkani do të shndërrohen sërish në një shesh të së keqes dhe fatkeqësive. Hapi i dytë i madh i Vuçiqit është përcaktimi për rrugën proevropianetë dhe perëndimore të Serbisë. Dhe hapi i tretë i madh i Aleksandar Vuçiqit është raporti ndaj fqinjëve, sepse ka shkuar në Zagreb dhe Sarajevë, atje ku deri dje është derdhur gjak. Gjithandej ka bartur mesazhin e paqes dhe dorën e shtrirë të Serbisë për bashkëpunim, pajtim dhe evropiezimin e Ballkanit. Ndaj po e përsëris: marrëveshja mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Serbisë për udhëtime vetëm me letërnjoftime është një marrëveshje që çon drejt evropeizimit të Ballkanit. Por asnjë prej këtyre marrëveshjeve nuk mund të realizohen nëse në Serbi vazhdojnë të dominojnë strukturat komuniste, nëse nuk reformohet shërbimi sekret i shteit dhe nuk hapen dosjet. Duhet të hapet libri i zi i krimeve, plaçkitjeve, shantazheve, prodhimit të urrejtjes dhe vrasjes morale të kombit serb. Këtë mund ta bëjmë vetëm me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Mungesa e reformimit të shërbimeve të sigurisë në Serbi, është epiqendër e shantazheve të rrugës evropiane jo vetëm të Serbisë por edhe rajonit. Kjo hidër me mijëra koka është edhe rreziku më i madh për vet Vuçiqin.
Ti kthehemi edhe një herë çështjes së Kosovës: Ju theksuat se normalizimi i raporteve mes Serbisë dhe Kosovës është një proces i pandalshëm. Por në Beograd ende ka ide për ndarjen e Kosovës, apo mendoni se kjo ide është tejkaluar?
Nuk dua të flas për gjëra që janë plotësisht jashtë realitetit dhe normalitetit. Kjo punë ka përfunduar. Thjesht, fuqitë e mëdha nuk lejojnë ndryshimin e kufijëve të jashtëm, sepse kjo do të shktaktonte efektin domino. Ndaj Ballkani duhet të evropeizohet. Duhet vënë pikë në këto iluzione dhe duhet t’i zgjidhim problemet sa më parë. Evropa na ka dërguar mesazhin e qartë: së pari duhet të bëheni Evropë e pastaj mund të futeni në Evropë. Ndërsa ajo po na ndihmon. Pse të mos merremi vesh që në Ballkan të aplikojmë standardet evropiane për kufijë. Duhet t’i heqim kufijtë dhe të lejojmë kalimin e lirë të njerëzve dhe mallrave – të krijojmë një hapsirë unike ekonomike.
Do të thotë, ndarje të Kosovës nuk ka?
Kjo ide ëshë e parealizueshme tani. Ndoshta dikur edhe unë kam menduar se më së lehti do të ishte sikur të arrihet një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit për ndarjen e Kosovës. Por kjo më nuk është e mundur. Serbia dhe Kosova janë vetëm dy kashta të voglë në mesin e plepave shtatlartë. Për fatin e botës vendosin të mëdhenjtë. Kështu ka qenë gjithmonë.
Zoti Drashkovic, këtu në Beograd, por edhe në Prishtinë dhe në Tiranë, shpesh flitet për krijimin e shteteve të mëdha: Serbisë së madhe, Shqipërisë së madhe etj. Çfarë mendoni ju për këto ide?
Mitin për një Serbi të madhe ne e kemi paguar me gjak dhe për këtë shkak kemi përjetuar humbje të tmerrshme. E kemi turpëruar veten, gjeneratat e ardhmshme dhe historinë tonë. E kemi pasur ne Serbinë e madhe – në Jugosllavi. Në Jugosllavi e kemi pasur edhe Bosnjen, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e madhe. Nuk duhet ta fajësojmë askend tjetër për vendosjen e barotit nën shtëpinë tonë, për ndezjen e këtij baroti dhe larjen me gjak të shtëpisë sonë. Kjo gjeneratë e kë bërë këtë dhe e ka hedhur mbi vete mallkimin historik. Njerëzit e rinj, idetë e reja duhet t’i kthehen të ardhmes. Duhet t’i menjanojmë sa më parë të gjitha mosmarrëveshjet dhe urrejtjen. Asnjë armiqësi nuk është fituar me armiqësi, por vetëm me miqësi. Në historinë tonë shqiptaro-serbe kemi shumë shembuj që kemi ndihmuar njëri-tjetrin, si pë shembull në kohën e lufterave ballkanike, kur ushtria serbe dhe Esad Pasha janë ndihmuar mes vete. Kurdo që shkoj në varrezat serbe në Paris, unë i marr me vete dy buqeta lulesh: një për usharët serbë që kanë rënë atje dhe tjetrën për Esad Pashën, i cili ka vdekur në spitalin ushtarak në Paris dhe me dëshirën e tij është varrosur në mesin e ushtarëve serbë. Po nënën ja kajsha: pse nuk i përmendim këto raste të ndirtshme, pse nuk i marrim ato si shembull, por gjithmonë i nxjerrim rastet negative.
Raste të ndritshme me siguri që ka pasur në histori, por ne duhet të gjejmë rrugë për të tejkaluar tmerret efundit të viteteve 90-të, kur forcat serbe i kanë dëbuar nga shtëpitë e tyre gati një milion shqiptarë të Kosovës dhe i kanë vrarë me mijëra e mijëra burra, fëmijë dhe gra. Si ta zgjidhim këtë problem?
Unë nuk shoh rrugë tjetër vetëm që t’i drejtohemi BE për ndihmë, para së gjithash Gjermanisë, që sa më parë në Serbi të fillohet me çmontimin e shërbimeve të së keqes dhe krimineve. Të hapet libri i të keqes dhe të marrim vesh të vërtetën e cila me siguri do të jetë e hidhur, e tmerrshme. Por çdo ilaç është i hidhur. Përmes të vërtetës duhet të shërojmë rrenat, vetëm kështu mund ta shërojmë veten nga vetja jonë.
A është e domsodoshme që në këtë rrugë të shërimit Serbia ta njoh edhe pavarësinë e Kosovës?
Të tilla janë qëndrimet e BE, të cilat janë thënë shumë qartë. Nuk kam çfarë të shtoj. Por zbatimi pa kushte i Marrëveshjes së Brukselit dhe zbatimi i Planit të Ahtisarit do të ulin tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Në Planin e Ahtisarit jepen garanca për kishat serbe, për pasurinë dhe kthimin e serbëve në Kosovë. Pasi që ne këtu në Serbi, ende e trajtojmë Ahtisarin si antiserb, si armikun numër një, dhe pasi që propaganda ka bërë që shumica e serbëve të besojë në këto të pa vërteta, atëherë duhet të pranojmë të paktën zgjidhjet që nuk kanë të bëjnë me statusin. Në shpjegime mund të thuhet se Serbia për shkak të statusin nuk do të hapë ambasadë në Prishtinë. Por kjo i hapë rrugën tregtisë, bashkëpunimit dhe shkëmbimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. I hap rrugë tejkalimit të hijeve dhe pengesave në raporte. Mendoj se më kuptuat.
E kuptoj që nuk mund ta thoni hapur se duhet të njihet pavarësia e Kosovës, por si i shihni ju raportet e ardhshme në Ballkan?
Pyetje shumë e rëndë. Pas Krishtit dhe Muhamedit më nuk ka më profetë. Por kam frikë se e ardhmja e Ballkanit vendoset sot në Ukrainë. Normalizimi i plotë i gjendjes në Ballkan varet nga raportet mes BE dhe Rusisë. Këto raporte do të reflektohen edhe tek ne.
Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin është pritur në Beograd me nderimet më të larta. Të shumtë janë ata që thonë se influenca e Rusisë në Serbi është tepër e madhe. Kjo me siguri që pengon edhe rrugën e Serbisë drejt BE?
Unë e dua Rusinë. Dua të jetë e fuqishme, më e fuqishmja. Por Rusia mund ta arrijë këtë vetëm në bashkëpunimin më të ngushtë me BE-në dhe Perëndimin dhe jo në konflikt me to. Unë shpresoj që Rusia dhe Perëndimi do t’i kthehen bashkëpunimit. Strategjia e Moskës nuk duhet të jetë krijimi i një Rusie që ia kanë frikën të gjithë, por i një Rusie që e respektojnë të gjithë. Më vjen mirë që edhe Perëndimi ka pranuar se ka bërë gabime të mëdha ndaj Rusisë. Shpresoj normalizimin e raporteve mes tyre. Ndryshe, nëse vendoset një mur i ndarjeve në Ukrainë, edhe këtu do të kemi destabilizime të mëdha – në Bosnje, Kosovë, Serbi dhe Maqedoni. Akush nuk do të kursehet.
Në ç’drejtim po shkon Serbia sot?
Në Perëndim jetojnë dhe punojnë sot më shumë se katër milionë serbë. Do të thotë: qëllimi strategjik i Serbisë është orientimi drejt Evropës dhe Perëndimit. Ne edhe sikur të donim të bëhemi pjesë e ndonjë uninoni ruso-aziatik, nuk mundemi. Nuk jemi zogj të fluturojmë. Këto gjëra ka mundur t’i mendojë vetëm Millosheviqi në kohën e tij. Ne jemi të rrethuar me vendet e BE dhe NATO-s. Pra unë dua që të kemi raporte sa më të mira me Rusinë, por treni serb duhe të shkojë drejt Perëndimit.
Qeni I zgjebosur! Ju jeni artitekti I masakrave te nje pasnjeshme ne ish jugosllavi.Allahu te dhente denimin e merituar, qafir e soje qafiri.
Nje interviste kurajoze dhe optimiste per te ardhmen e dy popujve.
Interviste e shkelqyer! E sinqerte, e mencur, vete-reflektuese, dhe qe percon fisnikeri… Nje intelektual vertet i respektueshem!
nje serb me mend ne koke, ka dhe shume serb te tjete si ky por fatkeqesisht akoma nuk kane fuqine dominuese ne ate vend. vetem me te tille njerez paqedashes do behet realitet europianizimi i Ballkanit, perfshire edhe ne
po c’serb me mend ne koke mo? e lexon kur thote gjera te mira mes popujve tane dhe permend Esad Pashe Toptanin??? dmth tradhtarin tone kombetar keta e konsiderojne gje te mire mes nesh dhe ti flet pallavra….keta nuk kane miresi keta na duan te shfarosur, por ky thjesht eshte pak me realist se ata dobicat e tjere dhe e kupton qe s’kane me shans tani
Kur them “me mend ne koke”, une nuk nenkuptoj qe po aprovoj gjithcka qe ka thene ky ne interviste, thjesht po them qe ketij i kane ardhur mendte per perspektiven Europiane dhe globale drejt te ciles duhet te ece Serbia e Ballkani bashke me ne pergjithesi…
Bravo! Te pakten nje person (edhe une ) e kane lexuar me vemendje kete interviste. Ky skuthi eshte me i keq se ata qe drejtojne aktualish ate palo shtet- serbine
Une e kam ndjekur dhe e mbaj mend Vuk-un qe nga fund vitet 80-te. Me eshte dukur me ultra-nacionalist se ultra-nacionalistet e tjere. Por ai s’mund te jete vec se produkt i shoqerise dhe historise (bashke me mitet) se kombit te tij.
Nderkaq, nuk kam pare e degjuar politikan serb qe te kete bere nje mea-culpa dhe nje shnderrim te tille sic ka bere Vuk-u. Po te jemi te sinqerte dhe realiste,me shume se kaq as duhet te kerkojme e as duhet te presim nga klasa politike serbe. Nuk eshte as racionale, as e shendetshme as dobi prurese ti fryjme pafundesisht zjarrit te dasive.
Nese me shume politikane ne Serbi do te adoptonin SOT kete qendrim, kjo do ishte nje base me se e shendoshe per te ndertuar nje te ardhme fqinjesie,krej ndryshe nga e kaluara, dhe une per vete, pikerisht kete dua.
Kur lexon kete interviste, eshte shume veshtire per nje shqiptar ta besoje se eshte interviste e nje serbi. E shkelqyer. Po pse keto lloj zerash jane aq te pakte ne Serbi, dhe japin nder shqiptaret pershtypjen se te gjithe ne Serbi, qe nga huliganet e deri tek presidenti, i urrejne per vdekje shqiptaret.
“Rrena eshte interes yni kombetar” – Dobrica Qosiq, babai i kombit serb.
Din Paku,ky ne kohen e millosheviqit na ishte,minister i puneve te jshteme,ky ne kohen e shtypjes masive ne kosove ne vitin 1991,bente gjemen,duke na akuzuar,duke thene se kosova eshte djep i serbis,dhe ne djep te serbis ky thonte ska qka kerkon nje foshnje shqipetare,duhet te ikin per shqiperi.ky shum her ka ndrruar ,her europian her fashist her komunist,ky kurr nuk ka qen dashamires i nje paqeje mes shqipetareve dhe serbeve,vetum merre lexojeni komunikimet,apo kundershtimet qe ka pas ky me ISMAJL KADAREN.dhe serbija ka intelektual qe nje dite dote marrrin timonin ne dore dhe dote pendohen se qka kan bere gjate tere historis ne ballakn,kti nuk i besoj aspak se eka ne menyr te ndershme qka flet,dhe kjo e esat pash toptanit tregon se ky akoma ka ne bark ne thellsin e gjakut shovenizmin serb,e ardhemja e serbis eshte KRYEARI PARTISE LIBERALE QEDOMIR JOVANOVIQ;ky njeri ka vizion ka kulture,dhe eshte gjenerat e re,dhe nuk i urren shqipetarer,por eshte nje shenje pozitive se pendohet per gjerat qe ka bere,dote ishte me e sinqert sikur ky te thonte i kerkoj falje popullit shqipetar per ato poltika qe une si drashkoviq kam kontribuar,kjo do ishte me e ndershme,serbija duhet te marr pergjegjesi kolektive ndaj padrejtesive qe jan shkaketu ne ballakn.
Kur lexon kete interviste, eshte shume veshtire per nje shqiptar ta besoje se eshte interviste e nje serbi. E shkelqyer. Po pse keto lloj zerash jane aq te pakte ne Serbi, dhe japin nder shqiptaret pershtypjen se te gjithe ne Serbi, qe nga huliganet e deri tek presidenti, i urrejne per vdekje shqiptaret.
Nje vizion shume i qarte europian i Drashkoviçit, nga i cili kupton jo vetem qe Edi Rama ka vepruar dhe ka folur ne menyren me te drejte ne viziten e tij ne Beograd dhe Presheve, por kupton gjithashtu terrenin e veshtire te politikes serbe, dhe sidomos pozicionin akoma me te veshtire te kryeministrit Vuçiç ne mozaikun e hallakatur te mentalitetit serb.
I dashur DinPaku,
Mos perto dhe hyr ne Google, lexo biografine dhe aktivitetin e Vuk Drashkovicit, sperdredhat e veprimtarise se tij politike, qe nga nisma per krijimin i Gardes Serbe, me figura ekstremiste dhe te krimit, nisma per reabilitimin e cetnikeve famekeqe, deri tek teorite pasionante-nacionaliste te rikrijimit te Mbreterise se Serbise se Madhe, me Kosoven dhe Vojvodinen brenda, pasi Mali i Zi u shkeput nga Serbia.
Ishte ky Vuk Drashkovic, qe ne ethet nacionaliste qe kishin perfshire serbet, qe nga akademiket deri tek puntoret e komunales, ne veren e vitit 1990, ne nje miting te partise se tij SPO, ne Novi Pazar te deklaronte se:
“Ata qe, ne token Serbe, ngrene cfardo flamuri te ndryshem nga ai serb, flamur mysliman, shqiptar apo kroat qofte ai, do te mbeten jo vetem pa flamur, por edhe pa duar”
Eshte e vertete se, Vuk Drashkovic, si anarkist liberal pro rruges evropiane te Serbise, pas disa tentativave per bashkpunim, ai u armiqsua me Milloshevicin, u distancua nga Memorandumi ultranacionalist i Akademise Serbe te Shkences dhe Artit ( SANA Momerandum), qe hodhi bazat e luftrave dhe masakrave serbe ne ish Jugosllavi per dominimin absolut serb te saj dhe keshtu, pasi e kuptoi se ky ultranacionalizem shkaterroi Jugosllavine dhe e kundervuri ate me Perendimin, tentoi te moderoje politikat serbe ndaj ketyre realiteteve dhe te nxise qendrime me realiste, drejt Europes, por me Rusine e Shenjte ne zemer, me te cilen per fat te keq, nuk kemi kufinj te drejtperdrejte.
Kjo e ben Drashkovicin, nje aleat tonin per rrugen e perbashket drejt Europes, por nuk e kthen ate ne nje figure te admirueshme, aq me pak humaniste dhe, per me teper, nuk e ben ate perfaqsues te nje grupi shume te vogel te elitave serbe qe kane qendrime bazike kundra ultranacionalisteve, neocetnikeve dhe shovinisteve serbe, po qe ende nuk kane hapsirat te flasin me forcen dhe lartesine e duhur te zerit.
Vuk,
Mos harro rradhen tjeter te marresh dhe nje kurore te trete lulesh, per nipin e Esat Pashe Tradhtar Toptanit, Ahmet Zogollin, mikun e Pashicit dhe te Serbise, me bajonetat e te cileve erdhi ne pushtet, per tja mbathur bashke me thesarin e shtetit ne 1939.
Esati vertet deshte tja jepte Serbise vendin deri ne Mat e Adriatik, vetem qe te mbante per vete cifligun Tirane-Kruje-Diber, por edhe Zogolli i fali Serbise Shen Naumin e Vermoshin, pa folur per marrveshjen me Pashicin.
Nese, vertet do ti shtrish doren shqiptareve per miqesi, zoti Vuk Drashkovic, mos ver lule ne varret e tradhetareve te tyre, por respekto dhe ndero heronjt e tyre.
enke koqe !
O Lynn!
Qenke koqe.
Po c`te duhet qe shkruan more Lynn (shiko cfare emri!)?
O Sami-Zaimi, koqet te befshin mire, shijoji ato te pakten, se trute te paskan lene dhe nuk je per keto punet e bllogjeve dhe te opinioneve.
Por nese je ndonje nga ato zarbot qe ka lane pas Esadi dhe Zogolli, me thuaj o qenef, te te dergoj nje biografi me te gjate te ynereve te tyre qe te lapangjozesh me to dhe ti shkruash si nuska, se mbase te hapen ndopak syte.
Ptu, kellira qe nuk ju ndate Shqiperise!
Hoss u merr me trushperlare…te degraduar, qe habitem se ssi mund te perfundojne nje fjali te plote….Dikush i ndihmon!
Nje interviste shume realiste qe flet shume edhe per evoluimin e mendimit te Drashkovic por edhe te opinionit serb ne pergjithesi sepse dihet Drashkovic gezon shume mbeshtetje ne Serbi.
Po nga per shkak te mbeshtetjes se madhe qe ka nuk arriti te hyje ne parlament.
“Shka te mire e duhan te keq, nuk ka” thojne duhanpirsit ne Kosove.
Millosheviq=Drashkoviq=Sheshel=Vucic=Nikoliq=Mut_shovenist
Le te mesojme nga eksperienva e fqinjve tane. Nacionalismi ja u humbi shkelqimin qe kane pasur si Jugosllavi dhe i diskeritoj shume rende si komb.STOP NACIONALIZMIT!Shqiperia ka qene gjithmone nje vend qe ka respektuar te tjeret dhe le te vzhdoje keshtu. Interviste e sinqerte.
.
Pas 15-16 vjetesh te diskutohet se eshte apo nuk eshte e pamvarur Kosova !
E gjithe ajo lufte per cfare u be,per hob ?
Per ata ose ato qe perdorin superlativa per intervisten e Drashkovicit,
Ne rast se e njihni shkrimtarin Drashkovic jo vetem nga nje interviste dhe nga nje liber, do te tmerroheshit nga bashkpunimi i tij me klanet e Serbise se madhe, megjihtate, vihen re ca rreze te pakta drite tek mendja e ketij serbomadhi ne kete intervist, pasi duket qe i mban kembet pak a shume ne toke.
Ujku ( Vuk ) qimen e nderron por zakonin se harron !!!
Vuk-u = UJKU perkthehet ne Shqip emri i tij eshte i njejte si te gjithe pseudointelektualet serb . ANTISHQIPTAR DERI NE PALCE …URREJTJEN DHE GENJESHTREN KTA E KAN MENYRE JETESE!!
Ky flet per te tjeret por para se gjithash duhet te shikoje veten ne pasqyre dhe te peshtyje drejt saj !
Për ata që e kane lexuar diagonal intervisten ose thënë popullorçe “me bythë”:
“Mitin për një Serbi të madhe ne e kemi paguar me gjak dhe për këtë shkak kemi përjetuar humbje të tmerrshme. E kemi turpëruar veten, gjeneratat e ardhmshme dhe historinë tonë. E kemi pasur ne Serbinë e madhe – në Jugosllavi. Në Jugosllavi e kemi pasur edhe Bosnjen, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e madhe. Nuk duhet ta fajësojmë askend tjetër për vendosjen e barotit nën shtëpinë tonë, për ndezjen e këtij baroti dhe larjen me gjak të shtëpisë sonë.
Kjo gjeneratë e kë bërë këtë dhe e ka hedhur mbi vete mallkimin historik”.
Serbet jane shahiste te politikes ata jane te gjithe mekatare nje popull genjeshtare dhe kriminel ne gene! Mbrapa fjaleve ultra -diplomatike fshihet kompleksi i krimeve historike! Te gjithe kete supremaci dialogjesh e perdorin per te kamufluar mekatet e bera prej tyre nje race e keqe po aq e keqe sa greku!Ky serb Vuk Drashkovic edhe pse ka qene opozitar i Miloshevicit ai figuron ne aktivitetet e tij nacionaliste si nje aktivist anarshist liberal dhe nacionalist ku bie ne kundershtim me vete politiken e serbise nga krimet e politikes se Miloshevicit duke kthyer keshtu 360 grade mbrapa ! Eshte pjestar i asaj elite mafia serbe i penduar dhe i transformuar ne nje ideator ne dukje vetem paqsor,- per arsyen se nuk ka serb qe e ka filluar politiken e shtetit si paqsor kjo nuk ka ekzistuar kurre!
Pikerisht pse ka qene ai qe ka qene ne Serbine e Milosheviçit, Drashkoviç me intervisten e tij duhet lexuar me kujdes. Ajo qe me ben te ndjehem mire sot eshte fakti qe edhe personazhet rilevante te politikes serbe qe u perfshine ne pergjakjen e Kosoves dhe te krejt ishJugosllavise, tani kane reflektuar dhe kane nxjerre mesimet e nevojshme per te ecur perpara. Bukur, me te vertete bukur!
@@ drashkovici, na Sollin ne Kujtese VARREZAT SERBE NE PARIS,SI DHE VARRIN E TRADHETARIT TE SHQIPERISE ESAT PASHE TOPTANIT,na e solli si Shembull “Bashkpunimi” ndermjet Shqiperise dhe Serbise….c´fare Bashkpunimi i Bukur..
1-Janninen qe Gezojne sote Greket e SHITI, ky Esat Pashe Toptani, dhe per kete Mori Karroqet me Flori…
2-Po ky Esat pashe Toptani, jua Dorzoj Shkodren Serbeve…
AVNI RUSTEMI, i Beri n je nder te Madhe kombit Shqipetare qe “Qeroi” kete Tradhetar.
3-Drashkovici, na foli per “Amputimin” e Kosoves, duke e quajtur Pjese e Trupit te Serbise…ai akoma edhe nuk ju pergjigje Pyetjes nese Serbia duhet apo nuk duhet te Njohe Kosoven…thjeshte pergjithesoj me “Dhembjen” qe Shkaktohet nese dikujt i Pritet nje Gjymtyre…(Amputohet)..
@@ e Rendesishme eshte se AI VETE NUK BESON NE IMPLEMENTIMIN E MARREVESHJEVE Serbi-Kosove…Kete duhet te BESOJME NE SHQIPETARET..shkurt Serbet ashtu sikurse edhe Greket nuk i respektojne Marrveshjet..thjeshte ato i nenshkruajne sa per “Ti hedhur hi syve” Europes…
Serbia e Madhe ishte e “Madhe” jo me Serbe..por multietnike…sa per Shqiperine e Madhe…ne thjeshte kemi te gjitha mundesit si Kombe Shqipetare te Bashkohemi..lehtesia me e madhe eshte Gjeografia..dhe Veshtiresia me e madhe eshte Greko-Serbia…lol
Nuk me besohet qe keto jane fjalet e Drashkovicit, ai qe donte te priste duart e shqiptareve dhe kroateve.. Aty ne fund e ka prishur me Esat Pashen, nuk e di nese e ka bere nga padija apo qellimisht..!!!
Kte e ka shkermoqur Kadareja para dekadash. Nga komentet e mesiperme duket qe askush nuk lexon, dhe nje pjese e madhe fluturon me pras tek vendi. Ky eshte nje superkriminel qe nuk mund te ndryshoj dot edhe sikur Krishti e Muhamedi te kthehen ne toke, meqe dhe i permend. Nje neperke dhe kaq.
UJKU QIMEN E NDERRON PO ZAKONIN SE HARRON..ESHTE SHUME VESHTIRE QE TE BESOHEN FJALET E SERBEVE,NGA ZORI I THOTE NUK I NDJEN,KESHTU QE JETA VAZDON,NE NE TONEN E ATO NE TE SUJEN..ME BEN PERSHTYPJE KISHA ORTHODOKSE SERBE HAJ MEDET HAJ,DHE THONE SE JANE TE KRISHTERE,PER MU ORTHODOKSIA NUK I AFROHET ASPAK KRISHTERIMIT EVROPIAN,KA MBETUR ME MBETURINAT ORIENTALE,PO KESHTU DHE POPULLI SERB..
Po gjymtyret e Shqiperise qe i prene ne 1913