Loja elektronike me dronin Autochthonous rikthen sherrin mes shqiptarëve dhe serbëve

16 Nëntor 2014, 19:52Rajoni TEMA

Loja është publikuar si aplikacion në ‘Google Play Store’ më 11 Nëntor dhe vetëm në pëse ditë ka marrë më shumë 2500 recensa, shumica e tyre me 5 yje dhe pozitive.

“Një dron që valëvit flamurin Autochthonous ka humbur rrugën në një stadium futbolli. Tani çmenduria fillon…” thuhet në përshkrimin e lojës të publikuar nga programuesi i saj.

Lojtarët e lojës fitojnë pikë në qoftë se e mbajnë dronin lartë në ajër pa i dhënë mundësinë lojtarëve të veshur me një fanellë të kuqe, që i ngjason fanellës së kombëtares serbe, që ta kapin atë.

Pikë shtesë jepen kur futbollisti kërcen për ta kapur flamurin dhe nuk e arrin atë.

Ndeshja e luajtur më 14 tetor në Beograd midis Shqipërisë dhe Serbisë për fazën kualifikuese të kampionin Europian që do të mbahet në 2016 në Francë, u ndërpre në minutën e 41-të, pasi një dron fluturoi mbi stadium duke mbajtur një hartë të ‘Shqipërisë së Madhe’ të mbuluar me një flamur shqiptar dhe me portretet e dy baballarëve themelues të Shqipërisë, Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

Kërcimi i futbollistit serb Stefan Mitroviç për të kapur banderolën u pasua nga një përleshje mes dy skuadrave, kur lojtarët shqiptarë ia rrëmbyen banderolën Mitroviçit.

Përleshja u kthye në sherr kur një grup huliganësh serbë zbritën në fushë dhe goditën lojtarët shqiptarë, duke e shtyrë arbitrin britanik Martin Atkinson të pezullojë ndeshjen. Rezultati qe 0:0 në atë moment.

Videot dhe fotografitë tregojnë tifozë serbë duke sulmuar futbollistët shqiptarë me grushte dhe shkelma dhe lojtarët serbë që përpiqen t’i mbrojnë ata.

Tifozët serbë hodhën gjithashtu fishekzjarrë dhe çakmakë ndaj lojtarëve shqiptarë ndërsa këta të fundit u larguan nga fusha. Një prej lojtarëve shqiptarë u godit nga një huligan që pati dalë në fushë.

Pas publikim të lojës, faqja e aplikacionit në ‘Google Play Store’ është transformuar në një arenë debati midis shqiptarëve dhe serbëve, që ndajnë mendime shumë të ndryshme për aplikacionin por edhe për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së ndërprerë në Beograd.

“Tepër lojë e mirë. Jam krenar që jam shqiptar,” shkruan Blend Sulejmani.

“Loja ma e mirë .. Shqiptar me zemër,” shton Petrit Braha.

“Serbët do të plasin kur ta shohin këtë lojë, hahahaha,” shkruan Shkodran Abazi.

Ndryshe nga shqiptarët, komentuesit serbë nuk e kanë mirëpritur lojën, duke u ankuar që administruesit e ‘Play Store’ nuk duhet ta kishin lejuar që loja të publikohej.

“Duke qeshur me të madhe, ndjej keqardhje për shqiptarët dhe administratorët e ‘Play Store,” shkruan Luka Ilic. “Si është mundur që keni qenë dakord që kjo lojë të postohej?” pyet ai.

10 komente në “Loja elektronike me dronin Autochthonous rikthen sherrin mes shqiptarëve dhe serbëve”

  1. tfg says:

    pune korrakesh,varu dronin………….

    1. taqka says:

      Turkofagos (tfg) ishte sot per nderime ku prehet Esat Toptani. Faleni se eshte i mallengjyer sot.

    2. Argita_B says:

      Lopen e nxorre sot per te ngrene bar ti çuni kapterrit te Himùares?

    3. haaaa says:

      Provokacija!

      Nje tjeter provokacija. Me siguri Olsi Rama e ka ba ket lojen me porosi te Edit.

      Kto Serbet jan ba si ato kalamajt qe qajne sa here dukush ja u prek lodren. VK komlet jane.

  2. athina says:

    Une nuk kam ushqime ne shtepi e sdi ca do gatuaj neser……, e gjeta kalamajve do tu bej pop-korn.

  3. HAJDUTI says:

    kan ik per lesh….

  4. ----------------------------------- says:

    hahahah ja futet kot per ate muhabetin e play stores. vetem 7 komente ka te gjitha shqip vetem njeri shkruan “bravo per perpjekjen” dhe 6 te tjeret super e papap bravo ju lumte. u futa gjith vrrull te shaja dhe une me radhen time serbet ne google play por……………. me duket se ju gazetaret e temes jeni pak legena dhe kokrrat e mashtruesve. tung

    1. Illyrian says:

      3198 komente…

      1. lexues says:

        Ato 3198 nuk jan komente por vizitorë

  5. Gattamelata says:

    Kjo histeria nacionaliste po kap permasa te frikshme!

    Qetesohuni o popull…nuk na zgjidhen problemet po te urrejme fqinjet! Pse s’beni nje loje ku te vjedhim dhe ne Banken si Fullani? Apo nje loje ku te vrasim protestues ne bulevard? Uh…harrova! Kur flet per problemet e Shqiperise dhe jo per urrejtjen ndaj te tjereve je antyishqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje