Nga Donika Gervalla
Ka mjaft rezistencë brenda LDK-së ndaj përpjekjes së Isa Mustafës për të shkelur premtimin e tij më të përsëritur gjatë fushatës zgjedhore. Premtimin që me të në krye nuk do të ketë koalicion me PDK-në. Bashkëpunimi me PDK-në, e cila krimin dhe korrupsionin i ka shndërruar në mjete të preferuara të qeverisjes dhe politikës, paraqet për LDK-në as më shumë e as më pak sesa një vetëvrasje kolektive.
Ka pak shpresë se do të mund të shmanget në strategji e tillë. LDK-ja për Kosovën, megjithë devijimet e njëpasnjëshme, ka rolin më të rëndësishëm në ekuilibrin e vendit. Nuk jemi në vitin 2000, dhe as në vitin 2004, kur vendi përplasej me probleme krejt të tjera. Nëse LDK-ja shkon këtë herë në shtrat ose lejon që të tjerët ta dërgojnë në shtrat me PDK-në, atëherë ajo do të humbasë kredibilitetin edhe ashtu të lëkundur dhe si pasojë e kësaj, do të prishë ekuilibri shumë të brishtë të Kosovës. Një bashkëpunim i tillë mund t’i duket praktik për momentin klikës politike, por për Kosovën dhe popullin e saj do të ishte jo më pak se një katastrofë e vërtetë.
Kur dështon udhëheqja politike, atëherë populli duhet ta ndalë rrugën drejt humnerës. Rumunët na dëshmuan këto ditë se si mund të ndalet rrëzimi. Populli rumun, me votë të drejtpërdrejtë, zgjodhi një president, i cili me zell dhe korrektësi dëshmoi se si arrihet suksesi dhe kthehet shpresa. Ai i fitoi zemrat e rumunëve duke u bërë simbol i politikës që premton zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit.
Isa Mustafa i ka shkaktuar LDK-së humbje të njëpasnjëshme. Tani duket sikur është nisur, me apo pa qëllim, t’i japë goditjen përfundimtare. Lidhja Demokratike e Kosovës vendos nesër për fatin e saj dhe për fatin e Kosovës. Këtë duhet ta ketë të qartë secili nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, pavarësisht se a i pëlqen apo jo. Ai që hesht bëhet bashkëfajtor. LDK-ja është molisur nga veprimtarë të saj, të cilët vrapojnë dhe bërtasin për t’u zgjedhur në pozicione drejtuese, mirëpo heshtin si në kohërat e vjetra, kur duhet ngritur zërin dhe thënë hapur mendimin. Ne mund ta çlirojmë Kosovën nga kanceri i krimit dhe korrupsionit, por nuk duhet të lejojmë që nga një bashkëpunim i tillë i paprincip me PDK-në të infektojmë vetveten.
hm…Donika ,
bakllavaja nuk shijon me si me par !
Bravo Donika ! Ju duhet te qendroni me prane politikes se Kosoves ,e cila duket qe ka dale nga shinat e saj .Thaci eshte kangrena me e madhe qe ka sot Kosova ,e cila pasohet me politikan te tjere destsbilizues ,keshtu qe qeveria ka humbur toruan .Aty vazhdon lufta per karrige dhe jo per heroizem
Pasi heronjte e kosoves kane vdekur dhe sot kane mbetur keto te korruptuarit qe na turperojne cdo dite.
Ne radhe te pare ti mik i dashur meso te shkruash dhe te shprehesh ne shqip.
Une qe jam nga shqiperia, por qe e percjell me shume interes situaten ne kosove mundte them qe luften me te ndyre per pushtet qe me kane pare syte e ben ne radhe te pare LDK, e pasuar nga AAK.
Ndoshta bej gabim te flas per nje parti qe ka rreth 30% elektorat, ne nje kohe qe ndoshta duhet folur per ate qe e udheheq kete parti.
Kam ndjekur me neveri situaten ne prishtine ku nuk eshte bete asgje gjate qe erisjes se bashkise nga Isa Mustafa.
Perkundrazi, eshte shkaterruar dhe eshte demtuar me shume.
Dhe eshte po prape ky njeri qe vazhdon te krijoje dhe te prishe aleancat me cdo kusht per karrige, dhe para.
Po ndrrojeni o njerez qe shkruani dhe lidheni gjithe diten ne facebook, twiter apo media te tjera sociale.
Persa i perket AAK, nuk kam shume se cte them. Nje parti pa pushtet, dhe vetem me 7-8% elektorat nuk eshte parti qe mund te beje ligjin ne kosove.
Dhe eshte turp ta mendosh qe ramushi sic doli nga burgu i hages, erdhi me vrap dhe kerkoi karrigen qe kishte lene perpara se te shkonte ne hage.
Nisma – derivat i pdk dhe i akuzuar per korrupsion dhe allishverishe gjate kohes qe ishte minister?
Apo vetevendosja qe nuk do te beje asnje dialog dhe bisedime, dhe qe eshte parti qe asnje nga faktoret e huaj nuk e duan dhe mbeshtesin.
Si kujtoni juve qe ai qe do te vije do te jete burre me i mire?
Ktheje gishtin nga vetja jote me pare
Pa mendo pak cfare do te beje ti per veten tende ne rast se do te te jepnin pushtet? Cfare do te siguroje per familjen tende? Miqte, shoket, dhe pse jo – edhe kur te vijne me zarfa ne zyre apo kafe, do ti marresh, se me ato para do te paguash udhetimet dhe pushimet e shtrenjta, makinat lluksoze, kostumet e shtrenjta, si dhe te gjitha tekat e gruas apo te fejuares, apo dashnores.
E pra, sic e sheh nuk na qenka edhe aq e thjeshte, keshtu qe mendoni para se te shkruani dhe te jepni idera qe i lexoni vetem ju, veproni dhe ndryshoni keta cibane te vjeter qe e kane marre ne qafe kosoven. Por ndryshimi duhet te vije ne radhe te pare nga te gjithe ju – intelektualet e rinj, gjaku i fresket qe ka ndoshta disa ideale dhe parime i kane akoma te pastra dhe te drejta. Dhe kuptohet qe ky ndryshim duhet te vije nepermjet rinovimit te gjakut brenda partive, ne menyre qe me pas te keni mundesi te jepni ate qe doni te jepni, por pa menduar qe ne fillim se cfare do te merrni.
POLITIKA NE KOSOVE ESHTE BERE “TALLAVA” QYSH NGA MOMENTI KUR VULLNETI I ZGJEDHESVE NEPERKEMBET NGA “MIQTE” TANE ME TE MEDHENJ.
AMBASADORJA USA, NUK LA GURE PA LEVIZUR QE TE MINIMIZOHEJ NE MAKSIMUM ROLI I VETEVENDOSJES, BRENDA DHE JASHTE LIGJIT.
NUK PO DISKUTOJME KETU ROLIN E SHBA-VE NE LIRINE E KOSOVES, POR NE KUSHTET KUR KJO AMBASADORE ME NDER MUHABETI “NUK PJERDH FARE” PER VOTEN E NJEREZVE, VAJ MEDET CFARE BEJNE SAHANLEPIRESIT POSHTE SAJ (POLITIQENERIT E KOSOVES)
Shko futja 2 birra e 1 pleskavice se nuk je per keto pune ti. Leni termat “vetvrasje” etj se nuk te pyet kush per keto ceshtje. Ok?
Donika e ke ba berllog me kito deklaratat tuja duhet te vie turp bija e kujna je ,ma heret ishe kunder qeverisjes me Ramushin e tashe kunder qeverisjes me PDK ,ti spo kuptone fare se LDK nuke mundet me qeveris se nuke eshte fituse e zgjedhjev ,pore PDK eshte fituse edhe PDK ka mundsi me zgjedhe me kane e formone qeverin ,tu kisha luter Donik mbulle se nuke merre vesh ti ne politike .
sa ishe e ulur ne sofer me kta bandita asgje ske fole,tash ta rrasen k… dhe ke fillu te gjuajsh gure,vone te ka dale gjumi oj zoje,ne kto parti nuk jan njerzt per interes te popullit,po per interesin e vetit,keni rjep kete popull te painformuar dhe vazhdoni me tej.
Ti merru me turqit e tu. Merru me ministrin tend Jagxhillar i cili gjate regjistrimit te popullsise binte turq nga Turqia per ta rritur numrin e tyre ne Kosove. Dhe te gjitha keto shpenzime per transport i bente me parate e taksapaguesve shqiptar.
dihet kush eshte shumice dhe kush vendos ne Kosove,simos ta ke dijt qe po te tregoj 99,5% dhe ne shqipri 86%,kerse kjo zoja ka trokit ne dere te gabuar.
Shumice jemi ne shqiptaret. Ti me sojin tende jeni nje pakice stepash aziatike!
Donika ka te drejt .
Drejtesia dhe e verteta i dhemb shume bytheve qe qendrojn shtrember ne kte jete .
Ne Kosove nuk ka politik dhe politikbers s’ka lider te gjitha jane te kriminalizum dhe pa pik morali vetem nje Albin qe dallon……edhe ky nuk perkrahet nga faktori nderkombtare sepse(faktori)i deshirojn keta kater Llaskucat e LDK-se,PDK-se,AAK-se,NISMA-se te cilet vetem jane te shantazhum dhe te shitur jane te korruptum me nje fjale lehte te manipulushem nga te huajt…..
Perveq Vetvendosjes keta 4 lidert tjer Kosovare fijet i kane ne Beograd si t’ju ngrehe BG-ja keta luajn lojen,sidomos ky i LDK-se Isa Mut..stafa me te PDK-se Hashim Thaqi keta te dy i bejn krejt INTRIGAT e politikes Kosovare perqajn e shkatrrojin e ne fund do ta SUNDOJIN..e Kosovaret kurren e kurres s’mushen mend dhe mjerimi vazhdon dhe vazhdon dhe vazhdonnnnnnnnnnnnnnnn……
Turp për Donikën e cila flet me gjuhën e atyre të cilët i vranë babain!