Gjermania e shqetësuar me ndikimin rus në Serbi

17 Nëntor 2014, 17:08Rajoni TEMA

Një intervistë e Vladimir Putinit për televizionin ARD ka shkaktuar reagime të shumta në Gjermani. Kancelarja Merkel paralajmëron për shtimin e influencës ruse në disa vende – ndër to edhe në Serbi.

Të gjithë pjesëmarrësit e samitit në Brisbane e kanë shfrytëzuar shansin që t’ia thonë mendimin e tyre presidentit të Rusisë Vladimir Putin. Ndërsa në fillim të kësaj jave sërish në rend janë ministriat e jashtëm të BE, të cilët do të vendosin për hapat e tjerë, që duhen ndërmarrë ndaj Rusisë. Fati që edhe shefi i Kremlinit kishte një qëndrim refuzues ndaj të gjithë liderëve perëndimorë në Australi, nuk e lehtëson fare punën e ministrave. Kancelarja Angela Merkel, për të cilën thuhet se ka ndoshta raportet më të mira me Putinin, u largua nga një takim disaorësh me presidentin rus pa asnjë koment. Por ajo komentoi më vonë deklaratat e tij të bëra në një intervistë për televizionin e parë gjermanë ARD. Putin justifikoi në këtë intervistë ndërhyrjen në Krime, me shpjegimin se këtë e ka kërkuar populli i atjeshëm.

Frika nga influenca e madhe në Serbi

Ishte kjo hera e parë që Putin shumë hapur foli për anektimin e kësaj pjese të Ukrainës. Por edhe për gjendjen në lindje të Ukrainës, me fjalët se atje duhet vendosur një lloj federalizmi dhe duhet evituar ndërhyrja e njësive ukrainase. Putin sërish e ka krahasuar gjendjen në Krime dhe në Ukrainë me atë në Kosovë. Qarqet perëndimore kanë frikë se Putin dhe Rusia nuk do të ndalojnë vetëm me ndërhyrjen në Ukrainë. Ka dhe vende të tjera, ku ai po përpiqet të shtojë influencën. Kancelarja Merkel në një fjalim të mbajtur në Australi ka tërhequr vërejtjen për ndikimin e Rusisë në vende të caktuara evropiane dhe sidomos në Serbi, Moldavi dhe Gjeorgji.

“Do të duhej që vetëm ky fakt të na bindë, se sa e rëndësishme është politika e përbashkët evropiane”, ka thënë Merkel. Ngjashëm me fjalët e kancelares janë shprehur edhe disa media gjermane, të cilat paralajmërojnë se Putini po ndjekë një strategji të qartë ndaj Ballkanit perëndimor. Sipas revistës Der Spiegel Rusia është koncentruar maksimalisht që të rrisë “ndikimin strategjik në Ballkanin Perëndimor”. Në artikullin me titull “Ndikimi i Rusisë në Serbi” thuhet se “objektivi i Putinit është që përmes një bashkëpunimi të ngushtë ushtarak mes Moskës dhe Beogradit të arrihet që Serbia të qëndrojë sa më larg integrimit në Bashkimin Evropian”. Ndërkohë që Rusia po përpiqet ta lidhë Serbinë për vete edhe përmes bashkëpunimit ekonomik dhe gazit. Gazetat në Serbi shkruajnë se e njejta strategji po zbatohet edhe në Bosnje-Hercegovinë, sidomos në pjesën e banuar me serbë, në Republika Srpska.

Qeveria gjermane dhe vendet perëndimore ende nuk kanë gjetur një përgjigje konkrete ndaj sfidave më të reja, por në Beograd po qëndron edhe zëvendëskancelari gjerman dhe ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, i cili do të bëj të qartë se perspektiva e Serbisë është afrimi dhe bashkëpunimi i ngushtë me BE-në.

Obligimet e ministrave të jashtëm

Ndërkohë minsitrat e jashtëm në Bruksel duhet të trajtojnë mundësitë për masat ndaj Moskës. Por për momentin përjashtohet ashpërsimi i sanksioneve. Kjo temë nuk është në rend dite, tha ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier: “Por do të trajtohet gjendja në lindje të Ukrainës dhe do të shqyrtohet mundësia e izolimit të mëtejmë të liderëve të seperatistëve atje”.

Po pse Perëndimi po reagon kaq butë ndaj zhvendosjes së anijeve luftarake të Rusisë në afërsi të bregdetit australian, apo fluturimeve të avionëve rusë përgjatë kufirit të vendeve të NATO-s? Vendet perëndimore ende nuk kanë rënë dakord për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë. Diplomatët në Bruksel mendojnë se Perëndimi duhet të shfrytëzojë të gjitha mjetet diplomatike, para se të merren masat e tjera ndëshkuese.

Efektet e dobëta të sanksioneve

Sanksionet deri tani nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara. Por diplomatët thonë se edhe në Moskë ka zëra të ndryshëm, të cilët mendojnë se sansksionet në shtigje afatgjata do të japin rezultate.

Disa mendojnë se Rusia që tani po paguan një çmim të lartë. Ndërsa vetë Putini thotë se sanksionet do të godasin njëjtë si Rusinë, ashtu edhe vendet perëndimore.

Giles Merrit nga “Institut Security and Defence Agenda”, mendon se sanksionet kanë filluar të japin rezultatet e para. Por Kremlini ende nuk është i shqetësuar shumë për këtë punë. Ai po përpiqet të mobilizojë njerëzit pas vete me fjalët se sanksionet nuk do të japin rezultatet e pritura dhe se ato janë të padrejta. Putin tha se Rusia po shënon rritje ekonomike edhe nën sanksione dhe se kjo rritje në dy vitet e ardhshme do të jetë edhe më e lartë./DW

15 komente në “Gjermania e shqetësuar me ndikimin rus në Serbi”

  1. enter says:

    E pse mos te themi qe Rusia eshte e shqetesuar per ndikimin gjerman ne Kroaci?????

    1. Arben says:

      O SHOKU E DI ATE BARCALETEN

      TI ME KE JE, ME NE APO ME ARIUN?????!!!!

      1. enter says:

        Ckidhje ka kjo barcalete kaq e pakuptimte????

        Une jam me Rusine. E cfare pastaj??

    2. Tironsi4 says:

      E pse mos te themi se Enter,eshte sperme dhe jashteqitje kanibale ruse.Putin eshte Hitleri i dyte,ndersa ruset populli me kanibal dhe gjenocidal,kuptohet,pas serbve shovenist.

  2. Pelasgian says:

    Le ta lene shkinine ti lepihet Rusise , ska ca me bo , eshte e rrethume me vende te NATOS .

    1. gjithashtu malok says:

      mos i merrni kaq seriozisht keto situata. ukraina i ka rusise gati 45 MILIARDE DOLLAR BORXHE. dhe rusia ska asgje kunder europes. putini po e thote shum qarte. nese e doni ukrainen me paguani borxhet. nese nuk doni me pagu borxhet e ukraines, me mir mos u ngaterroni fare me te. europa pa rusine sdo ti kish punet shume mire. dhe rusia pa europen sdo ti dilte fort mir.

  3. filani says:

    Ne keto gazetat shqiptare nuk nga ngelet tjeter vec se te perdorim Google translator, se shqipes i kane hyp persiper dhe po ja marrin shpirtin. Njerez injorante pa pike shkollimi.

    1. komunalja says:

      Idiotë si ti merren me formen dhe jo me permbajtjen. Nqs. nuk kupton se ç’thuhet, grric bythen e ik! Nuk eshte ky ketu vend i pershtatshem per ty!

  4. Claus says:

    Nuk ishte nje interviste qe solli reagime te shumta, por ishte nje interviste “tronditese” per klasen politike perendimore, mbi te cilen besoj se per nje pjese te madhe te gjermaneve ishte nje “celje sysh”.
    Mediat u perpeliten keq per t`ia hedhur poshte faktet, ndersa rrjetet sociale shperthyen.
    Perfundimi ishte se gazetari gjerman ishte fajtor, se pyetjet ishin “favorizuese” kundrejt intervistuesit!!!!!
    Gomarlleqe analistesh, hesapi.

    Putini ne ate gjysem ore interviste, para nje gazetari gjerman, dhene ne Wladiwostok ne nje temperature rreth -35 grade, tha ca te verteta qe per politiken perendimore ishin teper “asgjesuese”.

    Eshte e qarte qe politika perendimore me ne krye USA ben nje politike naive, idioteske, megalomane perballe Rusise se sotme. Nuk dua te sjell detajet e asaj interviste se nuk dua te zgjatem ketu ne forum, por dy ngjarje me bene pershtypje ne Brisbane te Australise.

    E para, ne “mireseardhjen” te takimin e G-20 qe i beri kryeministri australian Presidentit Putin ne dhenien e duarve ndodhi nje incident i “vogel”. Kur Putin i zgjat doren, kryeministri austrialian i thote: “Ta jap doren nese terhiqesh nga Ukraina”!!!!!

    Dhe e dyta, ne takimin e G-20 kur Presidenti rus ishte caktuar te ulej ne nje tavoline bosh pa partnere majtas dhe djathtas!!!!

    Ishte joetike, aspak diplomatike, mos te them primitive para nje personaliteti nderkombetare qofte i mire apo i keq.

    Dhe rezultati: Putin u largua para kohe me arsyen se ishte “teper i lodhur”!!!!

    Ja vetem keto fakte te analizosh, shkon ne perfundim qe politika perendimore ka marre tatepjeten. Injoranca, mendjelehtesia, mendimi siperfaqsor jane cilesite me te shkelqyera te kesaj klase politike sot.

    E kush nga keta mendjelehte mund te krahasohet me Adenauer, Brandt, Schmidt, Brezhnjev, Kosigin, Gromiko, Thatcher, de Gaulle etj,etj?

    Pervec nje Merkel deri diku, te gjithe jane bostane ne papjekur.

    Eshte brez politikanesh ku injoranca u shperthen nga hundet dhe nuk eshte cudi qe nje dite te ndezin ndonje lufte, ashtu, ne kulmin e qejfit me ndonje modele 30 vjet diference moshe ne krevat.

    1. komunalja says:

      Me Putin-in po ndodh e njëjta histori si me Hitlerin dikur. Hapi rruge, hapi rruge, hapi rruge. E rezultati u pa. Paralelet mes tij dhe Hitlerit jane ulëritese. Dhe Gjermania e kupton kete me mire se te tjeret pasi e ka vuajtur ne kurriz. Putini eshte armik i njerezimit dhe i duhet treguar hendeku! Paralelet e Ukrainës me Kosovën jane nje çmenduri! Tipik arësyetim alla Hitler-Gëbels!

  5. Daja says:

    Po natyrisht do beje Putin si I do qejfi se Obama do mbetet ne histori si Presidenti me I dobet I USA … NUK IA VURI RAKETAT NE POLONI QE TE SHIHTE PUTINI ENDRA ME SY HAPUR .. Dhe tani hedh vickla … Ska faj Europen e shantazhon kollaj me gaz Ai ..

  6. nardil says:

    Europa,amerika dhe te gjitha vendet e civilizuara duhet sa me shpejte ta ndalojne rusine ne kete marrezi qe e ka kapur,sepse neser mund te jete shume vone.Ajo po ve ne dyshim egzistencen e natos.Gjermania duhet ti leri menjane perfitimet qe ka nga biznesi me rusine dhe ti veri fre putinit dhe cinizmit te tij.Keshtu e nisi dhe hitleri luften e dyte boterore.

    1. enter says:

      Cfare marrezije ka ketu?
      Sipas llogjikes tende i bie qe Ameriqia dhe Europa nuk duhet te mbeshtetin Ukrahinen…

      Shiko djale i mbare. Rusia sot eshte nje vend qe ka nje rol shume te rendesishem ne balancat boterore. Ne mungese te saj, sot bota do kishte vetem nje xhandar….e di ti mire kush eshte.

      Rusia ka rendesi jetike. Sa per te tjerat jane pune qe jane kurdisur mire nga ai qe pretendon xhandarmerine.

      Ky qe kerkon te behet xhandar eshte shkaktari kryesor i gjerave qe nuk shkojne sot.

      Putin ka rendesi, Snowden ka rendesi e shume shume te tjere.

  7. gurguri says:

    Mos folni shum se ne 4 anet e sebis do valoj flamuri amerikan kysmet dhe ne parlamentin serb kena mejav fut flamurin amerikan. E rusia dhe ruset te pshurren bashk me gjermanet.

  8. SHQIPE says:

    Shume bukur,jemi anetare te NATOs e duhet te mbajme anen e perendimit,deri ketu dakord mirepo nje kritike aty ketu nuk ben keq:
    Putini ne fillim te konfliktit ka thene nje fjale qe me ka bere pershtypje ,”politikanet perendimore e bejne politiken me videogame” e per mua kjo do te thote : ju nuk po me llogaritni fare mua po une gjalle jam e fuqi kam .Shikoni sa te njeaneshme jane te gjitha lajmet qe vijne nga Ukrahina,shikoni RT.tv nga pikepamja rusekrejt e kundert me ato qe shohim ne ketej ,pse nuk shpjegohet historiku i marredhenieve Rusi-Ukrahine ne detaj e te krijohet nje ambjent ku edhe Rusia te mos ndjehet e sulmuar nga te tere po te konsiderohet si nje konkurent serioz e dinjitoz ne tregjet boterore.Nese kjo nuk po ndodh por vazhdimisht ndodh e kunderta atehere me jepet e drejta te mendoj se pikerisht kjo eshte synuar te arrihet ,izolimi pra i rusise ne menyre qe te eliminohet si konkurent e dobesimi perfundimtar i rubles ruse ne menyre qe ruset gjithnje e me teper(ata qe kane ) te investojne ne dollare e jo brenda Rusise por jashte ,ne perendim duke i shpene uje mullirit te Bankave te medha qe bejne ligjin ne arenen nderkombetare .
    Ne te tilla raste mund te thuhet ,epo mire ,me mire te dobesohet ariu polar se keshtu do te behet me pak i rrezikshem,perkundrazi do te thoja,nuk mund nje supershtet me ate kapacitet ushtarak te qendroje duarkryq perpara ketyre dredhirave sado te holla qofshin .Ne te tilla raste me e urte eshte ta degjosh kundershtarin ,biles ta pyesesh vete si mund te gjejme nje zgjidhje te jemi te dy te kenaqur,me arrogance e mosperfillje vetem lufte do sjellesh e lufta dihet kujt i intereson,industrise se armatimit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje