Ndërmjetësi i Beogradit

19 Nëntor 2014, 11:50Rajoni TEMA

Revista “Java” flet me sociologun dhe ekspertin e njohur të shoqërisë civile serbe Dushan Janjiq, një nga njohësit më të mirë të çështjeve të Ballkanit Perëndimor. Ai ishte ndërmjetësi, organizatori dhe moderatori i tryezës së përbashkët shqiptaro-serbe, ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama në Beograd, por edhe një nga njerëzit që ka artikuluar fare qartë për shqiptarët në Serbi dhe njohjen e tyre…

 

Nga Ben Andoni*

 

“Toma Nikoliq të mos rrinte pas perdeve dhe të fliste kundër Ramës, por të ishte në radhën e parë të zyrtarëve serbë dhe të shprehej hapur për të ardhmen e marrëdhënieve tona”. Dushan Janjiq flet me një zë të ulët dhe shtruar, por i jep ngjyresë tjetër zërit, kur i duhet të shprehet për të vërteta. Dhe, kur vjen puna për presidentin e vet është edhe i pamëshirë. Njohja e thellë e realiteteve shqiptaro-serbe, por edhe e Ballkanit në përgjithësi e ka bërë një nga zërat më autoritarë të Ballkanit Perëndimor dhe pikë referimi për çështjet që lidhen me këto marrëdhënie. Artikulon tepër pastër për pikat e kontaktit shqiptaro-serbe dhe pa kompleks, ashtu si edhe di të kritikojë. Kryeministrin e tij, por edhe z.Rama. Dushan Janjiq ka ndryshuar pak fizikisht nga e shkuara, por mosha tani ka bërë të vetën. 65 vjeçari është më i ngeshëm dhe nuk ngutet. Burri me trup mesatar dhe i veshur fare thjeshtë ka qenë ditët e fundit në Tiranë, në një aktivitet të radhës për marrëdhëniet, ku ka mbajtur dhe një tezë të vetën për përmirësimin e tyre, përmes dialogut të hapur. Si zakonisht, ka treguar se është jo vetëm njohësi më i mirë i marrëdhënieve serbo-shqiptare në botën e gjerë sllave, por edhe njeriu i të vërtetave të mëdha. “Fantazmat e shkuara nuk duhet të shfaqen në udhën e të ardhmes”, ka thënë në tryezën me Ramën.

 

Serbët

E pyesim për politikanët serbë dhe si u prit vizita. Ka qenë e tensionuar, thotë, por edhe disi e shpërpjestuar nga pasqyra e punës të politikanëve tanë të ndryshëm. “Ministri Daçiq, sado që u mundua të tregonte se ishte më ‘i egër’, në këtë takim, s’u tregua në lartësinë e duhur, pasi që më parë duhej të përgatiste opinionin me referime të mira dhe ai nuk e bëri…”. Ai flet hapur edhe për presidentin e vendit të tij ashtu si ministrin e jashtëm, ndërsa duket se “e mbron” disi kryeministrin e vet, Vuçiq, “që s’është e vërtetë se nuk e dinte se Rama do të fliste për Kosovën, por se ishte në siklet për atë që e priste me opozitën e vet”.

Pak ditë më parë, si drejtuesi i Forumit të Lidhjeve Etnike ai relatoi dhe organizoi tryezën e përbashkët mes dy vendeve në Beograd, ku i ftuari i nderit ishte kryeministri Edi Rama. “Do të ishte mirë, që dy kryeministrat kur të takohen në Tiranë të kenë një listë me gjërat që kanë bërë gjatë kohës”, shtoi ai, duke qenë pragmatist dhe duke iu referuar ndoshta atyre dhjetrave dokumenteve të përgatitura mes dy vendeve dhe të pafirmuara. Pak ditë më parë, ashtu si mund të merret me mënd, Janjiq ishte në të gjitha mediat serbe si pika fokale, ku përplaseshin të gjitha kërkesat për opinione. Por, ai i bindur për rëndësinë por më shumë katrahurën nacionaliste të vendit të vet pas ndeshjes mes të dy përfaqësueseve, ka qenë shumë i matur. Dhe, në takimin me Ramën, ai artikuloi qartë: “U thashë se lidhjet mes Serbëve dhe shqiptarëve janë tmerrësisht të rëndësishme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe ato mund të krahasohet me domethënien e pajtimit mes Francës dhe Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore”.

 

Marrëdhëniet

Po, është e vërtetë thotë për “JAVA”, kur pyetet sesi e shikon bashkëpunimin mes dy vendeve: Duheshin dekada të ndihmohej procesi i përmirësimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë për të përgatitur këtë vizitë dhe gjithmonë diskutimet deri në fund ishin të shtyhej, apo jo vizita.

“Ndaj nuk ishte vizitë e lehtë dhe aq më tepër luksi, por nuk ishte edhe ajo që pritej. Ishte e vështirë, e egër sepse jo vetëm Rama por edhe Vuçiq ishin në një atmosferë tepër të ngarkuar dhe nuk mund të bënin atë që pritej 100 përqind prej tyre dhe atë presion që ishte ngritur nga të gjitha anët”. Po mendon për sfondin?-e pyesim. Pohon. “Me këtë kam parasysh aspektin politik nga të dy palët pasi Rama dhe Vuçiq kishin përballë dhe mendimin e Opozitave të tyre dhe madje Vuçiq, në rastin e tij, duhej të ruhej dhe nga qeveria e ti, mu nga Daçiq dhe Toma Nikoliq, që nuk qëndruan në frontin e parë por u pëlqente të qëndronin në hije dhe ta ndiqnin që aty të gjithë procesin”.

Shënjestra bie sërish mbi ish-kryeministrin Daçiq, që sipas tij nuk përgatiti si duhet një atmosferë më miqësore dhe nuk bëri më parë deklarata zyrtare që të ndihmonte. “Krejt ndryshe të dy ata (Nikoliq dhe Daçiq) u duhej të qetësonin atë që ndodhi pas ndeshjes sepse publiku priste shumë, kurse nga ana e brendshme ne (të dy palët) ishim sy e veshë për të parë sesi do pritej takimi nga ndërkombëtarët nga Uashingtoni dhe Berlini”. Madje, jo shumë kohë para të dy e patën vështirë dhe madje vizita mund të shtyhej sërish. Në fakt, reagimi më i vështirë lidhej me Opozitat e dy vendeve në hije dhe nga shumë NGO, që mundoheshin të kapnin elementë pas ndeshjes së futbollit të zhvilluar, ditë më parë. Ky ishte edhe momenti më i mirë psikologjik për të rritur nacionalizmin prej atyre që ishin të interesuar, thotë ai

 

Vizita ishte e mirë?!

Gjithsesi vizita, në fund, ishte e mirë dhe u përcollën mesazhe për lidhje te reja dhe fakti është se po fokusohemi në të ardhmen, thotë sociologu i njohur, që e provon këtë me nënshkrimin e shumë marrëveshjeve. Nuk ndodh shumë që kryeministrat që vizitojnë vende të nënshkruajnë, shprehet burri, që këto ditë ka referuar sërish në Tiranë për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. E shikon fare të qetë Ramën në Beograd dhe duket se atë që ka pasur në kokë e ka zgjidhur dhe ndaj ishte më i çlirët “Nga ana e Ramës, ndoshta duhej të ishte kështu por pozita e tij ishte më e relaksuar. Kurse, nga ana e Vuçiq, të mos harrojmë se ai është kujdesur shumë në reagimet e tij, pasi i duhej të tregonte qëndrimin por edhe pozicionin ndaj njerëzve të opozitës. Por edhe nuk ishte gati për këtë realitet. Ndaj, ai reagoi me populizëm. Reaksioni i tij politik ishte i nevojshëm për të kaluar situatën e ngarkuar…Sforcimi për ta bërë këtë duhej të ishte publik, në mënyrë që të tregonte se ishte”.

 

Brukseli

Marrë shkas prej saj e pyesim direkt: Pse është e vështirë të artikulohet Kosova në Beograd, kur vetë autoritete serbe janë në një proces negocimi institucional me autoritet kosovare dhe bashkëpunojnë ngushtë me shumë nga vendet që e kanë njohur dhe sponsorizuar pavarësinë e Kosovës?! “Por kjo është më shumë një përpjekje e Brukselit për të përshtatur modelin e vendeve të Beneluksit, thotë shtuar. Dhe, është ende një proces që nuk artikulohet hapur në Beograd për shkak të turmës”. Sa i përket lidhjeve të serbëve me shqiptarët duhet të përballim faktin, shprehet se mes tyre “nuk kanë pasur asnjëherë konflikt të armatosur përballë. Ata kanë pasur shpesh konflikt politik dhe këtë të pafundëm, por edhe kjo e e mbushur me paradoks sepse marrëdhëniet e tjera kanë qenë shumë normale mes vendeve”.  Ka një të vërtetë dhe kjo lidhet pa asnjë dyshim me atë që kanë qenë gjithnjë radikalët që kanë përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve! Pohon për këtë. “Janë të gjitha mundësitë që vështirësitë të kalojnë, por Kosova është ende shumë e theksuar për ndjenjat tona dhe nuk vihet kaq lehtë në atë që mendojnë Perëndimorët në perceptimin për Kosovën. Presim që vetë dy vendet tona të ecin në një proces të natyrshëm bashkëpunimi dhe kjo mendoj se do të zgjidhë dhe defektet e tjera…”

 

Minoritetet

Ndërkohë politikanët sipas tij nuk i njohin shumë realitetet. Një kritikë shkon për Ramën. Nëse do ndjekim logjikën e atyre që flasin për Preshevën i bie të ketë dy shtete Amë shqiptare. Pasi, po të kemi parasysh artikulimin e Ramës për Preshevën, duhet të kujtojmë se ajo lidhet me Kosovën dhe jo me Shqipërinë. Por, nëse Presheva duhet të kuptojë si kryeqytet të sajin Beogradin dhe si shtetin amë Kosovën, kjo e ç’tensionon disi situatën. Ashtu si serbët e Shqipërisë duhet të kuptojnë që kryeqytet kanë Tiranën dhe shtet amë Serbinë. Është pak ndryshe situata me minoritetet në Serbi për shkak të identiteteve. Përshembull serbët e Bosnjës, që janë në një organizim federal, shikojnë si kryeqytet të parë Banja Lukën dhe pastaj Sarajevën dhe Beogradin. Unë jam optimist se shikimi me realitet i situatave do t’i lehtësojë marrëdhëniet mes nesh, thotë eksperti i minoriteteve. E megjithatë, Rama artikuloi mirë dhe nuk është se tha ndonjë gjë që nuk shkonte për Kosovën përveç asaj që pse nuk donin ta njihnim! Megjithatë, edhe ai duhet të ketë parasysh se vendet tashmë i zgjidhin vetë problemet e tyre, ndërsa reagimi i Vuçiq ishte i diktuar prej kushteve dhe aspak i nevojshëm, edhe pse situata ishte e tillë. Por, ende s’ka vend për optimizëm “se efektet e ekstremizmit janë ende të gjalla dhe të dukshme në Ballkan”. Këtu e mbyllim. Nxiton për të lexuar kumtesën e tij. Dragan Janjiq është një ekspert i qartë por edhe një njeri, që nuk ka heshtur asnjëherë pa e thënë të vërtetën…

*Revista JAVA

6 komente në “Ndërmjetësi i Beogradit”

  1. Skypion says:

    Artikulli interesant.Eshte interesant,sepse,nuk eshte e zakonshme qe ne nje shkretetire nacionaliste,si ajo serbe,te degjosh zera qe deri diku jane te moderuar.Dushan Janjic eshte nje i tille.Ka edhe ca te tjere,si zonjat Candic e Biserko.
    Per vete faktin se ne Serbi keto jane perjashtime,krijohet ai efekti ekzaltues ku vlerat,qe perndrsyhe ne nje vend e situate normale ,do te ishin te zakonshme,mbivleresohen;poashtu edhe mbartesit e tyre.Keshtu shpjegohet entuziazmi nder disa shqiptare per serbet e moderuar.
    Eshte nje situate e njohur psikologjike;qe,per kete rast,eshte i njohur si per individet ashtu edhe per kombet.Besoj se cdokush nga ju qe lexoni kete koment,kush me shume e kush me pak,ka vene re qe kur nje maco,garip,gango,i forte i lagjes ben nje akt human,tregohet fisnik,i dashur me te tjeret,zemergjere etj, ndodh nje efekt i cuditshem tek njerezit qe me pare e kishin pare si te dhunshem.Ata thone: eshte i ndjeshem;e ka zemren e mire…!Ne fakt kjo eshte njelloj sindrome stokholmi.Ne pamundesi per ta urryer halabakun qe u ka rene ne qafe,njerezit mezi cpresin qe kur ky te beje nje gje “te mire” ,te thoone : ah sa i mire a…!
    Ne thelb e njejta gje ndodh edhe me kombet.Rasti yne me serbet eshte shume domethenes.Jam mese i bindur qe nese serbet,do te tregonin sadopak empati per shqiptaret,shume shqiptare nga ana tjeter do te tregonin njeqind, njemijefish empati per serbet.
    Eshte e njejta sindrome fatkeqe,eksluzive vetem per te dobetit dhe inferioret.
    I them te gjithe keto,sepse,njerez si gazetari Andoni jane percuesit e nje loje te tille psikologjike.Ben Andoni ben pjese nder ata shqiptare nostalgjike te ish-Jugosllavise.Ka shume gazetare dhe intelektuale ne Shqiperi qe jane nostalgjike te ish-Jugosllavise.
    Ka me shume se c’mendohet.
    Te gjithe keta kane nje tipar te perbashket:EMPATINE e theksuar ndaj sebeve,dhe INDIFERENCEN e theksuar ndaj shqiptareve te Kosoves.Besoj se cdokush qe lexon shkrime ku behet fjale per marredheniet mes shqiptareve dhe serbeve,te ketyre nostalgjikeve te ish-Jugosllavise,ka vene re qe e kane shume bezdi Kosoven dhe kosovaret;mundohen per t’i anashkaluar sa eshte e mundur.
    Mos me keqkuptoni,njerez te tille nuk jane tradhetare(largqofte),por ca kozmopolite pordhace,qe ngrehen ne palle sapo ndokush nga ana tjeter(serbe) ju ben ndonje kompliment te tipit: ju te Shqiperise jeni ndryshe nga kosovaret dhe maqedonasit(nenkupto:me te kulturuar,me te qyteteruar);apo ndonje aludim edhe per perkatesine fetare te perbashket me shume syresh(nuk eshte edhe aq e pavend kjo,po te kemi parasysh se shume nga nostalgjiket shqiptare te ish-Jugosllavise kane te njejten perkatesi fetare me “armikun”,dhe serbet,sllavet ne pergjithesi,por edhe greket natyrisht,jane munduar dhe mundohen ta shfrytezojne ne maksimum kete )…!
    Nuk do te kisha asgje me intelektuale apo gazetare si Ben Andoni,Fatos Lubonja ,Muc Nano etj,nese keta do te kufizoheshin vetem me empatine per fqinjin tone problematik.Mirepo keta,jo vetem qe jane indiferente ndaj Kosoves,e cila eshte strumbullari i gjithe armiqesise shqiptaro-serbe,por,jorralle,jane edhe te bezdisur nga ajo dhe shqiptaret atje.
    Vinir re:kozmopolite si Ben Andoni e Lubonja na bejne thirrje te vazhdueshme te duam fqinjet tane serbe;deri ketu ne rregull;shume mire.Mirepo, nga ana tjeter,jo vetem qe jane krejt te pandjeshem ndaj “fqinjeve” kosovare,por edhe ndjehen shume te bezdisur nga ata!
    Ketu,gjithkush e kupton,ka shumecka qe nuk shkon;ka nje paradoks qe ulerin.Sepse,si mund te duash te huajin,kur je krejt i pandjeshem ndaj tendit?!!
    Eshte kjo arsyeja sepse e them dhe e perseris shpesh,se kozmopolitet shqiptare jane fallc;jane ca snobe provinciale.Flm per mirekuptacje.

    1. Vjosa says:

      A i ndjejne valle kopacet e Skypion, keta gazetarucet tane cozmopolit?… Le qe ata e kane faqen sholle, nuk ndjejne gje pervec cfare fitojne nga sherbimi qe bejne.

    2. Lugina Drinit says:

      Jam dakort me skypion. Ide qe mund te zhvillohet me tej ne nje shkrim te zgjeruar. Besoj se pas ketij nicknami eshte nje intelektual i mireformuar.

  2. xhino says:

    ndoshta ndikon keq Slobodanka Berisha ne keto mardhenie SKYPJON

  3. duli says:

    jam totalisht, nga fillimi deri ne fund te kesaj interviste, persa i perket intervistes dhe trajta/nyanca qe i eshte dhene kesaj nga gazetari/ja e revistes java. Sociologun e kam degjuar edhe ne menyre direkte personalisht dhe nuk mund te them qe nuk eshte i shtruar ne muhabet dhe direkt. Por ne asnje menyre nuk mund te them qe ai ka kritikuar ashper ministrat e vendit tij dhe mbrojtur ramen apo idete e shoqerise shqiptare ne pergjithesi. Ne artikull duket qarte se ai nuk e njeh shoqerine shqiptare ne brendesi sepse ai e ven ne te njejtin piedestal presionin e vuçiç me ate te rames kur nderkohe e dime te gjithe qe opozita ne serbi ka fituar pike per sa i perket ketij takimi kurse ne shqiperi opozita jo qe ka humbur pike por biles edhe ca kosovare qe ishin te bindur se Berisha ishte personi i duhur per shqiptarine ne pergjithesi adhurojne Ramen per qendrimin e tij.
    Qe sociologu ishte i qarte ne pergjigjet e tij kjo eshte e drejte. Por qe ta quash te drejte krahasimin qe ai ben per presionin politik dhe peshen do te thote qe je gazetar i dobet. Ndonje gazetar i spikatur biles mund edhe te vente ne pah qeshtjen qe nje permjetes apo nderlidhes eshte serb kur aty duhej te kishte nje institucion me po aq pjesmarres nga te dyja shtetet qe mbajne te njejtin qendrim. Titulli i tij mund te krahasohet fare thjeshte me faktin qe ne universitetin e beogradid eshte ngritur nje institut i albanologjise qe ne kohen e ish-jugosllavise dhe qellimet e tij kane qene pershtatja e toponimeve (fshatra, krahina e rrethe) ne menyre qe kosoven ta quajne “zemra e serbise” duke u bazuar nga nje lufte ku me shume kane qene shqiptare por asnje emer nuk ekzosiston ne librat shkollore. Studjues shqiptare kan gjetur ca emra te modifikuar me sufiksin -viç ne fund.
    Po ne qa sociologu te angazhojm se? i kemi ca (pseudo) sociologe si lubonja qe i ben analize takimit nga thethi apo lura me korrespondence! O zot na ruj prej budallikut qe e kemi kintale duke fillu qe nga gazetaret.

  4. DRENICA E KUQE says:

    Po a nuk e shihni djallezine e ketij “burri” serbomadh?! Te “vertetat” qe thote jane te “verteta” qe duhet t’i dije bota, madje, kur shprehet: “…po të kemi parasysh artikulimin e Ramës për Preshevën, duhet të kujtojmë se ajo lidhet me Kosovën dhe jo me Shqipërinë.” Po ketu duhet t’i kujtojme ketij Dush(m)anit se edhe Presheva, e edhe Nishi jane toka te pushtuara shqiptare, me popullate shqiptare te asimiluar ne “serbe” nga Kisha Ortodokse Serbe e per Kosoven te mos flasim fare… Naissus eshte Veriu i Shqiperise Veriore, Janjiqo!… Nuk mund t’ia tregosh te Zotit te Shpise kufikte e tokes se vet! A mnerrni vesh ju “serbet” ne Serbo-Rusi?!…

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje