Ndryshojnë skenarët, Hashim Thaçi arrin marrëveshje me Isa Mustafën. I pari president, i dyti kryeministër

19 Nëntor 2014, 22:59Rajoni TEMA

Dita e mërkurë ka qenë e ngjeshur për politikën kosovare, me marrëveshje dhe kundërmarrëveshje.

Fillimisht u fol për një marrëveshje mes partisë së Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.

Por, pas negociatave, me pjesmarrjen edhe të presidents kosovare, Atifete Jahjaga dhe ambasadores amerikane në Kosovës, është arritur një marrëveshje mes dy partive më të mëdha në Kosovë, PDK-së dhe LDK-së.

Kjo bëhet e ditur nga një njoftim i presidents Jahjaga.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka pritur sonte në një takim të përbashkët me kërkesën e tyre kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, zotëri Hashim Thaçi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, zotëri Isa Mustafa, në kuadër të përpjekjeve për krijimin e institucioneve të Kosovës. Në takim, me ftesën e Presidentes Jahjaga, mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.

Në takimin e zhvilluar në Zyrën e Presidentes, me nismën e dy liderëve, zotëri Thaçi dhe zotëri Mustafa u pajtuan në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak ndërmjet Partisë Demokratike e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës, konform Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Të dy liderët politikë theksuan përkushtimin e tyre për përmbylljen e shpejtë të procesit të ndërtimit të institucioneve në bazë të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe parimeve kushtetuese që ruajnë karakterin shumetnik të Republikës së Kosovës, përmbushin obligimet ndërkombëtare të rendit dhe ligjit dhe forcimit të rrugës euroatlantike të vendit tonë.

Presidentja Jahjaga si faktor i unitetit dhe garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve të Kosovës do të vazhdojë të luaj rolin lehtësues në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në këtë process”, thuhet në deklaratën e Presidencës.

Edhe pse nuk flitet për poste, mediat kryesore thonë se kryeministri i ri do të jetë Isa Mustafa.

Ndërkohë, Hashim Thaçi pritet të zgjidhet president më 2016-n./b.l

 

8 komente në “Ndryshojnë skenarët, Hashim Thaçi arrin marrëveshje me Isa Mustafën. I pari president, i dyti kryeministër”

  1. land says:

    hahahaahahaha ngeli PRAPE SI MUT RAMUSH HARADINAJ..

  2. luani u.s.a. says:

    Dy hajnat formojne qeverine mjere populli…..!!

  3. xurla says:

    tash veç edhe Vuq Haraqija minister i arsimit dhe u kry

  4. Shpellari says:

    S´po e kuptoj, pse s`shkon ne pension ky fosili jugo-komunist i “Saveza komunista Jugoslavije”

  5. tfg says:

    Thac gyzeli nga kryeminister ne president,pikerisht si baba Dogani……!
    Po ki kryeministri qenka 1-sh fare,hajde kacurel hajde…..
    Isa Mustafa!!!
    te duket sikur flitet per ndonje republike arabe e jo shtet ne Evrope!
    Me bashkimin e big avlvania-s,keta gyzele duan 6 muaj me lidh besen per formim qeverie……pune sunitesh!!!!!!!

    1. Kacaki Junior says:

      @tfg, phiiiiiiiiiiiiii, sa keq me qene tourkopordhos!

  6. bledi says:

    U bashkuan edhe Ilir Meta e Sala i Kosoves!!!

  7. Babai i vertete i Dardanit says:

    Po Al-Bin Islamiku nuk eshte dakort me kete zgjidhje te Mustafes dhe Thacit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje