Lufta për postin e kryeministrit në Kosovë duket një betejë pa fund. Dita e sotme ka pasur me zhvillime të rëndësishme, ku brenda 12 orëve tre liderët e tri Partive kryesore kanë dalë para publikut si kryeministra të Kosovës.
Hashim Thaçi ka folur si kryeministri aktual në detyrë i Kosovës dhe tha se beson në krijimin e shpejtë të institucioneve pasi Kosova ka shumë sfida përpara. Pas prishjes së aleancës së Bllokut VLAN, Ramush Haradinaj i AAK tha se ai do të jetë kryeministri i ri i Kosovës dhe u shpreh se nuk perjashtohet as aleanca me PDK-në e Thaçit.
Nga ana tjetër pas mbledhjes në orët e vona të ditës së mërkurë Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se ishte një mbledhje shumë përmbajtjesore, ku është diskutuar pozicioni i LDK-së në Qeverinë e ardhshme në harmoni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimet e presidentes.
Ai nuk ka përjashtuar as PDK-në, duke thënë se bisedimet presin të fillojnë javën e ardhshme.
“LDK nuk pranon të hyjë asnjë variant të qeverisjes së vendit nëse LDK nuk do ta udhëheq qeverisjen e vendit”, ka thënë ai.
Ndërsa çarja e Bllokut mund të ketë ardhur pikërisht edhe për mosdakordësinë për kryeministrin e ri, pasi Haradinaj u shpreh se Blloku nuk mbajti fjalën, ndërsa deklaroi se tashmë AAK është në opozitë.
Vetëm se kjo luftë tashmë po zhvillohet në kampe të ndara, teksa Kosova vijon të mos ketë institucione por vetëm lider të partive që dalin publikisht duke thënë se ata duhet të jenë Kryeministri./j.h
pune selcukesh,varu Meritonin……….
Hej Tourkopordhos “selcukesh”? gabim e ke shkrua, korekt oshte “selxhuk”, ti je nji selxhuk pordhodox i perzonun nga Ataturku, ok?
Aahahaha, tipike e rraces se tyre. Shqiptare keta nuk quhen.
@enter, hajde, hajde shpejt e kapma malluten per fyti pak, merre
do akull se malluta me ka temperatur te nolte, ngutu e mos u vono, ok enter?
KOSOVA NUK E KA FITUAR PAVARESINE AKOMA.
KUSHDO QE VJEN TALLET ME TE.
ASNJEHERE KETA NUK DO TE BEJNE SHTET. MIRE QENE NEN SERBINE SE VETEM ASHTU MUND TE KENE NJE SHTET.
Keta jane te gjithe njelloj, vetem per veten e tyre mendojne por mjer ai popull atje qe u beson!