Rusia duket se po i kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë sanksioneve të Perëndimit. Agjencia ruse e Agro–bujqësisë njofton se nuk do të lejohet më importi i mishit nga Mali i Zi.
Por as Shqipëria e Maqedonia nuk i shpëtuan paralajmërimeve nga ana e Moskës. Kreu i agjencisë deklaroi se ka një problem me origjinën e mallrave që të dy vendet eksportojnë.
Sipas rusëve, është rritur dyshimi se mos Shqipëria dhe Maqedonia fillimisht i importojnë vetë produktet nga ndonjë vend i Bashkimit Europian e më pas i eksportojnë mallrat drejt Rusisë.
Ndaj, sipas Moskës, do të verifikohen të gjitha çertifikatat e dërgesave ushqimore dhe nëse kapet ndonjë parregullësi, atëherë do të bllokohen të gjitha rrugët tregtare me rajonin jug-perëndimor.
Deri më tani vendet e Ballkanit nuk ishin shumë të përfshira në situatën e rënduar mes Lindjes dhe Perëndimit, mirëpo ky vendim vjen vetëm 2 ditë pasi kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se nuk do të lejojë rritjen e ndikimit të Rusisë në rajon, pasi mund të ripërsëritet situata e Ukrainës.
Nga ana tjetër presidenti Vladimir Putin nuk duket aspak i shqetësuar nga sanksionet, madje ai ka deklaruar se ato po e ndihmojnë ekonomine vendase. Sipas kreut të shtetit, prodhimet ruse janë shumëfishuar duke hapur kështu edhe vende të reja pune./TCH
Hehe I pa feja, I ra hiles me ne fund. Epo mire ne I kemi shitur per kaq vite ate qe impotronim nga Maqedonia, dhe Europa perendimore. Po na prishi pune se do ti shisnim edhe ate me hormone, qe do marim nga Kanadaja.
O Bo Bo! Ku do ta cojme tani apo nuk jane dhe jashte standartet, te inspectoriatit ato, pasi Kanadaja vete e ka kete shqetsim, se Europa do di qase apo Jo? Se ata e bine mire ca do sjellin. Mirepo neve nuk na interesone shume, se ruseve do ja shesim!!!!!
O Bo Bo. Moj Merkel C’na bere!
Mir me la, meqe sduni mish as prij nesh, hani mutin tuj nashtina.
po ca mishi apo fruta do marin nga ne, shqiperija 60 te mishit qe konsumon e inporton per veten, kurse sa per fruta dhe perime ne kete koh tani ne shqiperi nuk ka asnje kile prodhim vendas e jo me te eksportosh ne rusi qe eshte nje treg 180 milionesh. donin te perfitonin nga nje leke shqiptaret nga embargoja ruse per evropen po i kuptuan. eshte dhe ky muhapeti qe thot stefania me larte mer mish pa standarte nga amerika veriore e jugore e vaftisi albano dhe e dergojn si mall albanezi.