Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se marrëveshja për koalicionin qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, është punë e politikanëve të Kosovës dhe jo e ambasadës amerikane apo e bashkësisë ndërkombëtare.
Ajo tha se qeveria e re, cilado që të jetë përbërja e saj, duhet të punojë shpejt dhe me përkushtim për përmbushjen e përparësive strategjike të Kosovës, ndërsa shfaqi shpresën se java e ardhshme mund të gjejë vendin me institucione të reja.
“Dua të them se jam e kënaqur që palët e përfshira në negociatat aktuale janë të përkushtuara për përparësitë strategjike të cilat i ndajmë edhe ne, siç janë: themelimi i gjykatës së posaçme, vazhdimi i bisedimeve me Serbinë, zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit përfshirë luftën kundër korrupsionit, miratimin e ligjit për luftëtarët e përfshirë në luftërat e huaja”, ka thënë Jacobson.
Duke folur për dëmet që janë shkaktuar në pesë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, ambasadorja amerikane ka nënvizuar se çdo vonesë është e dëmshme për Kosovën.
“Është e dëmshme për shkak të mundësisë së humbur për përparim në çështjet që janë të rëndësishme për Kosovën. Është e dëmshme për imazhin e Kosovës në komunitetin ndërkombëtarë dhe është dyfish e rëndësishme tash pas kësaj vonese të gjatë që kushdo që e formon qeverinë, apo drejton parlamentin, të jetë i gatshëm të punojë shpejt”.
Dihet qe kane gisht dhe kane ndikuar. Jo me kot u be nje zgjidhje, pasi DASH-i kerciti shkopin ne tavoline nepermjet Ambasadores. C’fare nuk kuptoj eshte se perse duhet pergenjeshtruar dicka qe dihet. Me mire eshte qe te mos te ndihen fare.
Ahahahah!
Jo gisht,po me mish e me shpirt e me gjithe fuqite e juaja moj zoje ,keni Pune ketu!