Nisma e Fatmir Limajt: Do te jemi zë i fuqishëm opozitar

22 Nëntor 2014, 19:24Rajoni TEMA
Nisma e Fatmir Limajt: Do te jemi zë i fuqishëm opozitar

NISMA për Kosovën sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Kombëtar.


këtë mbledhje është diskutuar dhe u morr vendim për qëndrimin që do ta mbajë NISMA për Kosovën në raport me zhvillimet aktuale politike, pas prishjës së koalicionit LDK-VV-AAK-NISMA.

Në vazhdim gjeni komunikatën e lëshuar pas kësaj mbledhje:

“NISMA për Kosovën gjatë jetës së saj politike me forcë e ka proklamuar nevojën për një qeverisje të mirë në Republikën e Kosovës. Duke u nisur nga nevoja për rrotacion dhe për qeverisje ndryshe, ne
dhe aleatet ndërtuam koalicionin për ndryshim.

Nevoja për ndryshimin e qeverisjes në vend ishte synimi dhe motivi i bashkimit tonë për interesin e qytetarëve të Kosovës. Kësaj politike i kemi qëndruar besnik, mbi bazën e një parimësie konsistente.

NISMËS i vije keq që me gjithë përpjekjen e saj humbëm shansin e ndryshimit të shumëpritur nga qytetarët.

NISMA për Kosovën duke qenë e bindur në nevojën për ndryshim në  jetën  politike të Kosovës i siguron anëtarët, simpatizantët, votuesit e saj, si dhe gjithë qytetarët e Kosovës se do të jetë zë i fuqishëm opozitar
deri në arritjen e ndryshimit që i duhet vendit.”

1 komente në “Nisma e Fatmir Limajt: Do te jemi zë i fuqishëm opozitar”

  1. Sadik Piringji says:

    Mos rrini ne opozite por formoni “Koalicionin e madh LDD – NIS MA” dhe ne rastin e pare te mundeshem paraqitni nocion mosbesimi ndaj qeverise “Thaqi 3”. Ju propozoi qe zoti Daci dhe Jakup Krasniqi te behen bashkekryetar te Parlamentit, keshtu do te jene edhe me te fuqishem. Sa per qeveri Fatmiri dhe Gani Geci (i posaliruar nga burgu) te behen bashkekryeparlamentar dhe Kosoven do e nxirrni nga “kriza”!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje