NATO i hap rrugën krijimit të ushtrisë së Kosovës

27 Nëntor 2014, 11:10Rajoni TEMA

NATO ka bërë me dije se shndërrimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës, është çështje e brendshme dhe i përket institucioneve vendore.

Nga Aleanca ushtarake veri atlantike është theksuar se “niveli i angazhimit të NATO-s në përkrahje të FSK-së mund të rishqyrtohet, në mënyrë që të ndryshojë mandati i këtyre forcave në Kosovë”.

Kështu ka deklaruar përfaqësuesja për shtyp në selinë e Aleancës atlantike në Bruksel, Oana Lungescu, duke iu përgjigjur pyetjes së agjencisë serbe Beta,rreth deklaratës së ministrit të FSK-së, Agim Çeku, se FSK shumë shpejtë do të shndërrohet në ushtri, transmeton Koha Ditore.

Serbia e kundërshton fort krijimin e ushtrisë kosovare, por tashmë krjimi i saj duket se është çështje muajsh./b.l

 

 

7 komente në “NATO i hap rrugën krijimit të ushtrisë së Kosovës”

  1. pinxho kapellja says:

    Qauri i derrit fagos cu bere?! xaxaxaxa ju piu e zeza o pis milet. Megali alvania po behet realitet, dhokso to theon.

  2. loni says:

    me ne fund me ushtri,po do te me pelqente nje ushtri moderne dhe me kryesorja me nje disipline realiste,keshtu mundesite serbe ne te ardhem per nje pushtim te kosoves do jete vetem nje enderr,bravo ushtria e ardhshme e kosoves dhe bravo aleances euroatllantike nato per kete veprim domethenese.

  3. bhrutzdf anticensurë heuz says:

    shkëlqyeshëm!
    shpresoj që të mos marrin shëmbull nga përvoja jon e 25 viteve të fundit!!

  4. Scandal says:

    Krejt kjo ndihme Kosoves po i vjen fale Allahit dhe shteteve arabe dhe ISI-t,Algjirit,Palestines e qyshtu me radhe hahahahahahahhaahhahahahah a bon me lujt koqe ajo………..

  5. Akili says:

    Kjo nuk eshte vetem aspirate e Kosoves si shtet per te patur ushtrine e saj por me teper nje kunderpergjigje ndaj situates ne Ukraine dhe dhenies fund te orekseve dhe shpresave te Serbise ndaj fqinjit te saj Jug-Perendimor. NATO duhet jo vetem ta stervise por edhe ta armatose Ushtrine Republikane te Kosoves(URK).Dhe sigurisht ta beje antaren me te re te Organizates me te madhe ushtarake te Atlantikut Perendimor.Du shtete shqiptare antare te NATOS jane themele te sigurta te stabilitetit ne Ballkan.

  6. defrimi says:

    bravo,nje shtet me nje ushtri me armet me moderne te kohes.me shume siguri dhe qetesi ne ballkan.

  7. Tifozi Gj kuq e zi says:

    O scandal je krejt scandal, shyqyr zotit qe nuk po i vjen prej arabeve por prej perendimit..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje