I akuzuari serb për krime lufte, Vojisllav Sheshel, në liri të përkohshme nga Gjykata e Hagës, ka arritur që me fjalimet e tij luftënxitëse të tensionojë marrëdhëniet në rajon, aq sa edhe kryeministri kroat, Zoran Millanovic, ka anuluar vizitën në Beograd, të paraparë për muajin dhjetor.
Sheshel, menjëherë pas arritjes në Beograd, ka thënë se nuk ka hequr dorë nga programi i tij për Serbinë e Madhe dhe se Vukovari është “qytet serb, i çliruar në nëntor të vitit 1991”.
Millanovic ka thënë se ka anuluar vizitën pasi Qeveria në Beograd nuk është distancuar nga deklaratat e tilla dhe se Shesheli, gjatë viteve ’90, ka qenë në të njëjtin bllok politik me autoritetet që udhëheqin sot Serbinë.
“E gjitha çfarë kërkoj nga ju është të thoni se kjo nuk qëndron, kjo është e gabuar dhe ne distancohemi. Besoj se qeveria e mëparshme (e Serbisë) do ta bënte. E tanishmja, për një arsye, nuk e bën. Në këto rrethana, më duket qesharake të shkoj atje”, ka thënë Millanovic.
Ai është dashur të marrë pjesë në një samit të 15 kryeministrave rajonalë në Beograd, që do të organizohet nga Kina.
Marinko Çullic, nga javorja kroate Novosti, thotë se vendimi i Millanovicit për të anuluar udhëtimin është një hap i papjekur politik.
“Mendoj se është joserioze nga ana e Millanovicit, që për shkak të një ngjarjeje episodike politike të anulojë vizitën në Beograd, dhe atë jo vizitë dypalëshe por më të gjerë. Mendoj se kjo nuk është pjekuri dhe se flet me pesimizëm për marrëdhëniet kroate-serbe në një të ardhme të afërt”, thotë Çullic.
A janë marrëdhëniet në rajon, në veçanti ato midis Serbisë dhe Kroacisë, të brishta deri në atë masë saqë të dridhen nga një fjalim luftënxitës i Sheshelit? Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkut për Serbinë, përgjigjet me ‘po’.
“Mendoj se Shesheli ilustron atë frymën në rajon që nuk e ka tejkaluar të kaluarën. Askush nuk është distancuar qartë nga e kaluara, e aq më pak Serbia. Kanë kaluar 25 vjet nga fillimi i luftës. Gjermania dhe Franca, 25 vjet pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, kanë qenë shumë më përpara në ndërtimin e besimit të ndërsjellë, ndërsa këtu nuk është vendosur asnjë gur”, thotë Biserko.
Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic, ka thënë se do ta dërgojë rastin Sheshel para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Të enjten, Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë, cila dënon thirrjet për luftë të Sheshelit, si dhe inkurajimet e tij për pretendime territoriale.
Qëndrimi i autoriteteve në Beograd, të cilat kanë heshtur me zë, duke injoruar provokimet e Sheshelit, është se Shesheli është i parëndësishëm në politikë. Në këtë frymë janë shprehur edhe disa parlamentarë evropianë, kur është votuar për rezolutën kundër tij.
Marinko Çullic thotë se Shesheli, ditëve të fundit, po menaxhon me politikën e brendshme të Kroacisë.
“Nëse Shesheli është i çmendur, siç flitet, atëherë edhe Kroacia, në njëfarë mënyre, është e çmendur. Nuk them se nuk është dashur të ketë reagime, por ky reagim që kufizohet me histerinë, tregon se Kroacia nuk është e pjekur politikisht dhe se nuk ka vetëbesim”, thotë Çullic.
Qeveria e Serbisë kryesohet tani nga presidenti Tomisllav Nikollic dhe kryeministri Aleksandar Vuçic. Të dy ata kanë lënë partinë e Sheshelit më 2008 dhe kanë formuar Partinë Përparimtare Serbe.
Sheshel akuzohet për krime lufte në Bosnje dhe Kroaci./REL
lidheni more mutin,futeni brenda dhe….ta nxjerrin me 4 vete si Milloshevicin.
Keta vrane gjithe njerezimin ne ish Jugosllavi ,dhe e lirojne perkohesishte…plumbin kokes .hijenes,ai vetem mort therret !
E ke gabim, ky shosholi, nuk duhet lidhur por duhet zgjidhur, ky po ben nje pune te mrekullueshme ne favorin tone, sa me shume ulerima dhe lehje te tij,aq me shume arme kemi ne ne duart tona kunder serbeve, sepse ne te vertete Shosholi ben gam gam kot, se ua rruan edhe kroateve edhe neve. Eshte me kollaj qe Serbine ta shkaterrojne serbet
Shesheli duhet te dorezoje Vojvodinen!
kroatet nuk jane budallej eshte e vertete se politikanet serbe sjane distancuar nga shesheli sepse kjo qeveri e sotme eshte votuar pikerisht sepse dikur kane qene bashkepuntor te sheshelit
pra ato qe shesheli thote jane ato qe shumica serbe mendon kerkojne dhe nje lufte te fundit pasi kane 4 humbje radhazi
don zoti mer qeverine ky palla atehere serbia do izolohej si shqiperia dikur keshtu zgjidhnim edhe ceshtjen e presheves
pra perpara sheshel se shqiptaret te mbeshtesin ky njeri duhet sponsorizuar
jam shume dakord me vlonjatin ne lidhje me sheshelin qe duhet zgjidhur.problemi eshte tek shesheli yne berisha.sa me shume bertet per shkaterrim dhe konflikte aq me shume u sherben serbeve.po ne kur do ta lidhim sheshelin tone dhe deri kur do kete shqiptare qe e ndjekin nga pas?