Deklaratat e Sheshel, kryeministri kroat anulon vizitën në Beograd

28 Nëntor 2014, 16:55Rajoni TEMA

Kryeministri i Kroacisë, Zoran Millanoviç, ka anuluar udhëtimin për në Serbinë fqinje, pas lirimit të nacionalistit serb të linjës së fortë, Vojisllav Sheshel, nga Tribunali i Hagës për krime të luftës.

Anulimi i vizitës bëhet për shkak të deklaratave të Sheshelit, të cilat nuk janë dënuar nga drejtuesit e shtetit serb.

Kryeministri Millanoviç duhej të udhëtonte në Beograd më 16 dhjetor, për të marrë pjesë në një konferencë të liderëve të Evropës Qendrore e Lindore dhe Kinës, raporton agjencia Reuters nga Zagrebi.

“Kryeministri e ka anuluar vizitën e tij dhe kjo ka të bëjë me Sheshelin”, tha sot një zëdhënësi i qeverisë së Kroacisë, raporton REL.

Këtë javë, ministrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pushic, tha se “shfrenimet” e Sheshelit janë pengesë për marrëdhëniet e vendeve në rajon./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje