Prokuroria e Malit të Zi padit gazetën që ofendoi shqiptarët

3 Dhjetor 2014, 16:31Rajoni TEMA

Prokuroria malazeze padit gazetën “Informer” për botim të komenteve raciste rreth shqiptarëve në artikujt për ndeshjen problematike të futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Zyra e prokurorisë hartoi të martën një aktakuzë për botuesin e versionit malazez të gazetës me bazë në Beograd, Novak Uskokovic, për shkeljen penale të dhunimit të reputacionit të minoritarëve, raporton BIRN.

Pasi shpërtheu dhuna në stadium gjatë ndeshjes  së futbollit Serbi-Shqipëri në Beograd më 15 tetor, faqja e parë e versionit të Malit të Zi të së përditshmes i quajti shqiptarët ‘shiptari’ – një term fyes dhe poshtërues.

I njëjti botim raportoi gjithashtu një zënkë midis nxënësve në një shkollë të mesme malazeze-shqiptare në kryeqytetin Podgoricë që kishte lidhje me ndeshjen e futbollit.

“I pandehuri [Uskokovic] akuzohet se ka tallur publikisht pakicat që jetojnë në Malin e Zi kur në tetor të vitit 2014, si përgjegjës, miratoi titujt poshtërues në dy botime të gazetës,” tha prokuroria në një deklaratë.

Në nëntor, liderët shqiptarë në Malin e Zi ngritën akuza kundër gazetës për fjalim urrejtje.

Pas dënimit nga publiku malazez për stilin e raportimit që bëri, Informer lëshoi një ndjesë, duke pretenduar se nuk kishte pasur kurrë qëllim të ofendonte “qytetarët me origjinë shqiptare që jetonin për shekuj në Malin e Zi”.

Por politikanët që përfaqësojnë shqiptarët etnikë, që përbëjnë pesë për qind të popullatës vendase – thanë se gazeta e kishte kaluar kufirin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje