Thaçit nuk i pritet deri më 2016 për t’u bërë president

4 Dhjetor 2014, 10:16Rajoni TEMA

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka shumë shanse të mbetet pa asnjë post kryesor, të paktën për dy vjetët e ardhshëm, kur i skadon mandatin presidentes Atifete Jahjaga, shkruan sot Koha Ditore.

Ndwrsa në deklaratat e pakta zyrtare nga LDK dhe PDK thuhet se gjithçka është në rregull, njerëz të përfshirë brenda procesit shprehen se ka dallime, veçmas për ndarjen e posteve kryesore.

Megjithatë, partnerët e koalicionit për shumicën e pikave të programit tashmë janë pajtuar.

Për LDK-në, edhe çështja e kryeministrit është punë e kryer, dhe ai do të jetë Isa Mustafa.

Ndërkaq, ndarja e dikastereve qeveritare dhe emrat e ministrave do të publikohen vetëm pak orë para nënshkrimit të marrëveshjes, në fundjavë.

Burime të gazetës kanë thënë se hezitimet e PDK-së vijnë për shkak të postit të presidentit, në të cilin Thaçi do të donte të ulej qysh tani, kur të krijohen institucionet e reja./b.l

 

 

3 komente në “Thaçit nuk i pritet deri më 2016 për t’u bërë president”

  1. qytetari says:

    Po s ka faj qe nuk i pritet ketij legeni se e ka me tapi nga e jema.

  2. E verteta says:

    Kurse Saliut tone mesi i pritet to shkoje ne Drenove,

  3. 2014 says:

    E verteta-
    haha Sala i juaj i henger bolet me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje