Vuçiç, pas takimit me Thaçin thotë se bisedimet nuk e dobësojnë Serbinë

5 Dhjetor 2014, 13:01Rajoni TEMA

Në një postim në Twitter, Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë se Serbia nuk është e dobët dhe naive pse  do bisedojë me Kosovën.

“Fakti që Serbia do të bisedojë nuk do të thotë që është e dobët , fakti që jemi konstruktivë nuk do të thotë se do të lëshojmë pe, fakti që besojmë nuk do të thotë se jemi naivë” ka shkruar ai.

Ndërkohë ditën e djeshme Vuçiç është takuar me kryeministrin Kosovar Hashim Thaçi, takim i cili mësohet se është mbajtur me ndërmjetësimin e zyrës së kacelares gjermane Angela Merkel./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje