FOTOT/ Transformimi i Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit

9 Dhjetor 2014, 15:30Rajoni TEMA
FOTOT/ Transformimi i Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pak kohë që është përfshirë në politikë, mirëpo me t’u bërë fytyrë publike, ai ishte përfolur shumë nëpër media.

Megjithëse e kaluara e tij mbetet shumë e paqartë, dihet se ai ka qenë shef i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), organizatë kjo që u shua më 2008 pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Por, kureshtja e njeriut ka bërë që të nisin hulumtime për të kaluarën e tij. Si pasojë, kanë nisur të dalin në shesh fotografi të mëhershme të Veselit.

Disa fotografi të këtilla i ka siguruar edhe Koha.net, në të cilat e shohim kryeparlamentarin Veseli me një ‘look’ krejtësisht ndryshe nga ai që e shohim sot. Vërtet një transformim i paparë.

Krahas fotografive të Veselit, Koha.net ka siguruar edhe një të tillë të tashmë ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, në vitet e tij të hershme – ndoshta gjatë studimeve.

Edhe ky i fundit ka pësuar ndryshime rrënjësore në ‘look’, duke u transformuar në një fytyrë që shpeshherë është krahasuar me atë të aktorit holivudian, George Clooney.

 

3 komente në “FOTOT/ Transformimi i Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit”

  1. ben says:

    Shkurt,pune malokesh injorante.

  2. frank says:

    Xhaxhi kadriu me qillota….bac u dhie.

  3. mira says:

    Të varfër por të pa djallëzuar….(before)!
    Tani u ndritin faqet nga bizneset e drogës që kanë…(after)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje