Merkeli 11 kushte Serbisë

9 Dhjetor 2014, 11:07Rajoni TEMA

Berlini i ka vënë 11 kushte Serbisë për hapjen e kapitujve dhe vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian, shkruan Novosti.

Ndër to edhe njohja e pasaportës së Republikës së Kosovës.

Këto kushte pothuajse janë të pamundur që të plotësohen nga ana e shtetit serb, sepse kanë të bëjnë edhe me statusin e Kosovës, ku faktikisht mbështetet pavarësia e saj, transmeton Telegrafi.

Në mesin e këtyre 11 kushteve, ashtu siç shkruan Novosti, është edhe miratimi i Statutit të Bashkësive të komunave serbe në përputhje me ligjet e Kosovës, pjesëmarrja e Prishtinës në të gjitha forumet rajonale, të njihet pasaporta e Kosovës në kufi me Serbinë dhe ndërtimi i ndërtesave në pikë kalimet kufitare.

Prandaj, Beogradi ka nisur një ofensivë të gjerë diplomatike në shumë adresa botërore, në mënyrë që të riformulohen sa më parë rekomandimet e Brukselit.

Nëse Serbia do t’i përmbush të gjitha kushtet, gjë që vështirë se besohet, krerët evropianë do të duhet që në samitin e këtij muaji të vendosin që në fund të muajit janarit të vitit të ardhshëm të mbajnë një konferencë ndërqeveritare, ku edhe pritet të hapet kapitullit i 32-të (kontrolli financiar) dhe ai i 35-të (Kosova)./b.l

3 komente në “Merkeli 11 kushte Serbisë”

  1. Iljaz says:

    epo shyqyr, se na lodhen. E kishte merak Dacic se UE non i kishte kerkuar zyrtarisht njohjen e kosoves. Me behet qefi edhe qe kryeministri yne, dajak e amator ne politiken e brendeshme, te pakten nuk ka gabuar ne kete rast, gje qe na len te shpresojme mire…

  2. flamur says:

    Mbaroni nje here me Qipron dhe mos na cani bythen qe kane 35 vjet ju fashistet qe per Spanjen, Angline, Turqine nuk e ndani sic ndate Jugosllavine per qellimet tuaja qe ne emer te “Demo-kari-cise I bete Sllavet ne emer te fese armiq te njeri tjetrit.
    Zoti vonon por eshte atje.
    Cfare ju ka bere Ballkani qe po e Islamizoni gjoja ne emer te Fese duke sjelle Turkun prape? Ne Shqipetaret nuk kemi lidhje as me Turqit as me Sllavet atehere pse nuk e late Theofan Stilian Nolin por zgjodhet nje proturk se nuk jini mirenjohes per kulturen Greko-Ilyre dhe Pirron.

    1. Loki says:

      Mire e ke o gjiton por nje pytje kam i dashur. Hajde de me cam e me arvanit i greqizuat me dhune ose i cfaroset vete por Aristidh Kolen cdreqin patet qe e hoqet qafe alla KGB ? Apo Europa perendimore ja u ka fajin? Skeni faj ju joooo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje