Kryeminsitri Edi Rama, ka uruar përmes një letre kryeministrin e ri të Kosovës Isa Mustafa. Rama veç urimeve ka shprehur bindjen se Kosova dhe Shqipëria janë një binom pioner në perspektivat e rajonit dhe shembull i gjallë i një integrimi të dëshiruar dhe të merituar në Bashkimin Europian.
“Zoti Kryeministër,
I dashur Isë,
Emërimi në funksionin e lartë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës është pa dyshim një moment me rëndësi për Ju dhe mbarë vendin. Është kënaqësi e veçantë t’Ju përcjell, me këtë rast, urimet më të mira për sukses në detyrën e lartë që Ju është mirëbesuar.
Marrëdhëniet tona janë marrëdhënie mes vëllezërish e njëherazi gur themeltar partneriteti strategjik për të ardhmen. Këto marrëdhënie unike në llojin dhe historinë e tyre, rajoni dhe zhvillimi i tij i qëndrueshëm i kërkon sa më solide, frytdhënëse dhe paqeformuese. Shqipëria dhe Kosova duhet të mbeten një binom pionier për perspektivat më shpresëdhënëse në Ballkan dhe shembull i gjallë i një integrimi të dëshiruar dhe të merituar në Bashkimin Europian.
Cilado qofshin vështirësitë që do të mund të shfaqen, kam bindje të fortë se në bashkëpunim me Qeverinë e re të koalicionit, të drejtuar prej Jush, realizimi i prioriteteve të axhendës së përbashkët do të përshpejtohet. Në këtë process historic, ne jemi të inkurajuar e të mbështetur fuqishëm edhe nga platforma e Samitit të Berlinit.
Ju e dini se për autoritetet kosovare, dera e Kryeministrit të Shqipërisë mbetet gjithmonë e hapur. Në një kohë sa më të përshtatshme për Ju, vizita e Kryeministrit të Kosovës në Tiranë do të ishte mëse e mirëpritur.
Me konsideratën më të veçantë,
Sinqerisht
Edi Rama
Sh.T.Z.Isa Mustafa
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Prishtinë
Rama,thirri trunit,nje Mustafa duhet te jete non grata ne Shqiperi,pavaresisht se flet gjysmeshqip…………
Edhe nje gjimnazist do ta kishte shkruar me mire kete leter sesa fatziu shkarravites rilindas-militant ne sherbim te Krierilindasit tone.
binom pionier – kjo eshte per cmim nderkombetar.
dereziu qe e ka shkruar kete merr rroge nga taksapaguesit shqiptare…
eh mjere ky popull…
Hec Bosso mos u preokupo shume per majmunin .
Axhenta jote eshte Shqiperia ?
firmen e paska si Euro Banknot ky Ed Euro
e dashka paran qeni
e kush se don
burri qe esht burr don
paren
partin
pushtetin
….idhin!!!!!!!!!!
ja edhe disa fjal te urta popullorce!
duaje parane si rrufeja hatane!
duaje partin si shqiptari shqipnin
duaje pushtetin si sherbtori mbretin
duaje dafllakun ashtu sikurse don kurva hajdar karadakun!!!
haa haa gjenijale kjo e fundit e?
masive!
epik!!!
p.s.
per demokratet:
duaje Salen ,si muti halen!!
duaje Lulin,si Hajdari Belulin
duaje Xhozefinens si Hajdari Trendelinen
….
duaje Partin (Demokratike) sikurse kurvari shtepin (publike)