FOTOT/ Isa Mustafa merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit

12 Dhjetor 2014, 15:38Rajoni TEMA
FOTOT/ Isa Mustafa merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë zyrtarisht detyrën nga ish-kreu i qeverisë, Hashim Thaçi.

Akti i pranim-dorëzim të detyrës është shoqëruar me parakalim para Gardës së Kosovës, ku është luajtur edhe himni i Kosovës, raporton REL.

Më pas, kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa, ka zënë vendin e tij pas marrjes së mandatit katër vjeçar për të udhëhequr qeverinë e koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nga ana e Kuvendit.

Menjëherë pas ceremonisë, kryeministri Mustafa ka thirrur mbledhjen e parë të përbërjes së re të qeverisë së Kosovës./b.l

 

2 komente në “FOTOT/ Isa Mustafa merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit”

  1. era says:

    I mallkuar paska qene ky komb qe te mos shpetoje nga serbet.

  2. anna says:

    bo bo bo tmerr per Kosoven

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje