‘Kapiten Dragan” më pranë ekstradimit

14 Dhjetor 2014, 15:52Rajoni TEMA

Hidhet poshtë kërkesa e ish-komandanti paraushtarak serb Dragan Vasiljkovic për të ndaluar ekstradimin e tij nga Australia në Kroaci, ku ai kërkohet për dyshime për krime lufte.

Gjykata Federale Australiane ditën e premte hodhi poshtë apelin kundër ekstradimit të Vasiljkovic, i njohur si ‘Kapiteni Dragan’, i cili përballet me akuza në Kroaci për rolin e tij si shef paraushtarak në luftën e viteve 1991-1995.

Një zëdhënëse për Departamentin e Prokurorit të Përgjithshëm tha se “Zoti Vasiljkovic ka pasur korretësinë e duhur në procedurat penale” kur u mor vendimi për ta dorëzuar atë në Kroaci, raportoi media australiane.

“Zoti Vasiljkovic kërkohet nga autoritetet kroate për tri vepra penale për krime lufte dhe ai mbetet ende në paraburgim në Australi,” shtoi ajo.

Vasiljkovic, një shtetas australian i cili aktualisht është 59 vjeç, u arrestua në Kroaci në vitin 2006. Që atëherë, ai ka kundërshtuar ekstradimin e tij me pretendimin se në Kroaci s’do t’i bëhet gjyq i drejtë.

Avokati i tij Dan Mori tha se ai ishte i shqetësuar se klientit të tij “nuk do t’i afrohen mbrojtjet nga Konventa e Gjenevës, nëse kthehet në Kroaci”. Ai tha se Vasiljkovic ndoshta do të apelojë përsëri kundër ekstradimit.

Vasiljkovic lindi në ish-Jugosllavi, por familja e tij u shpërngul nga vendi kur ai ishte 14 vjeç dhe u transferuan në Australi, ku ai e ndryshoi emrin në Daniel Snedden.

Kur ishte i ri, ai është akuzuar për krime të ndryshme, duke filluar nga plaçkitja deri te detyrimi i grave për të prostituuar. Më vonë ai iu bashkëngjit ushtrisë dhe karriera e tij si instruktor ushtarak e çoi atë në Afrikë dhe Amerikën Latine.

Ai riktheu emrin e tij të vjetër, Dragan Vasiljkovic, në fund të viteve 1980, kur u kthye pas rënies së Jugosllavisë me qëllim që të ngritjen një biznesi.

E kaluara e tij e bëri me fame në qarqet nacionaliste dhe u rekrutua nga ministria e punëve të brendshme të Serbisë për të shkuar në Kroaci si instruktor ushtarak në Golubici, afër Kninit, epiqendra e kryengritjes nacionaliste serbe në Kroaci.

Kapiten Dragani, siç quhet tani, kishte formuar njësinë e njohur “Knindze” – togfjalëshin e formuar nga ‘Knin’ dhe ‘ninxha’.

Aktakuzat në Gjykatën e Hagës e kanë lidhur njësinë e tij direkt me qeverinë e Slobodan Millosheviçit në Beograd, duke pretenduar se ata financoheshin nga buxheti shtetëror i Serbisë.

Vasiljkovic udhëzoi edhe zotin famëkeq serb të luftës, Zeljko Raznjatovic ‘Arkan’ dhe ndër të tjerë edhe anëtarët e njësisë së tij paraushtarake Tigrat.

Ai dëshmoi si dëshmitar në vitin 2003 në gjyqin e Millosheviçit në Hagë, kur mohoi të ketë pasur ndonjë lidhje me Beogradin. Gjykata e Hagës në vitin 2007 e quajti atë pjesëmarrës në krimet kundër kroatëve dhe jo-serbëve të tjerë në rastin e Milan Martic, një ish lider serb i Kroacisë, por nuk kërkoi arrestimin e tij.

Aktet heroike të Kapiten Draganit e bënë atë një hero popullor në Serbi gjatë luftërave të viteve 1990 në Kroaci dhe Bosnje. Ai madje kishte edhe programin e tij televiziv dhe një revistë komike me vizatime për të dhe njësinë “Knindze”.

Autoritetet kroate nxorën një urdhër për arrestimin e tij në vitin 2004, duke e lidhur atë me krimet e luftës në vitet 1992 dhe 1993 në zonën Knin Benkovac të Dalmacisë.

10 komente në “‘Kapiten Dragan” më pranë ekstradimit”

  1. Malok Tirane says:

    Me ngjet tamam si Tadeja, faturinoja legjendare e autobuzit te linjes Korce-Bilisht,rahmet paste!

  2. Nje qytetar says:

    Artikull i shkruajtur ne nje shqipe shume te varfer ose perkthim jo korrekt!!!

  3. sokol says:

    Ky duket nga fytyra qe ka bere namin mbi boshnjake e kroate civila.shume prej tyre jane ketu ne kanada si engjej

  4. Down Under says:

    Ka shume nga keta ne Australi. Komunitete te medhaja kane maqedonasit, serbet pa perjashtuar edhe Kroatet. Kame takur shume Kroate ne Australi, jane shume miqesor me ne, sa po u thua qe jam Shqiptar menjehere afrohen. Kane emigruar shume ne vitet 1950-60. Ndersa neve kemi nje komunitet te paperfillshem, ata te vjetrit jane asimiluar komplet skane asgje te perbashket me ne.

    1. Pelasgian says:

      Lale sic the vet kan emigru qysh ne 50 dhe 60 ata prandaj edhe kan komunitete te medha ne Australi . Me ca do iknin Shqiptaret ne Australi ? Me pashaportat e xhaxhit ??

      Shqiptart e Kosoves moren rrugen e USA-Canada megjithse edhe ne kto vende ka shume Kroat dhe Serb !

      Kroatet jan te vetmit qe sillen me Shqiptaret sikur te jen vellezer edhe pse besoj kemi shume pak te perbashkta me ta pervec ARMIKUT NR 1 – SHKIJET – .

      I kam njoft krejt popujt e ish Jugosllavise edhe un ne emigracion , them me plotgojen se nuk ka rrace me te poshter se Monkeydonkeyt e Vardarit , shume here me te kqij se shkijet !

  5. Ne respekt te gazetes Tema:Me ka rastisur disa here te lexoj shkrime te cilat te duken sikur jane shkruajtur me pertese nga gazetari ose gazetarja,duke shperfillur lexuesin i cili kerkon te lexoj shkrime cilesore dhe jo sa per te kaluar radhen,po ju jap si shembull shkrimin e mesiperm.1-)Vasiljkovic arrestohet ne Kroaci ne 2006,ai kundershton ekstradimin e tij ne Kroaci ?! 2-)Lindi ne Jugosllavi po,por ne cilin shtet sot,dhe ne cilen ish gjashte federat dje,?!Mendoj se ne fund te shkrimit,do te ishte me e udhes,sikur gazetari ta lexonte edhe nje her ate qe ka shkruar. Nuk ju shkruajta per ta botuar mendimin tim,por per tu mirekuptuar ne respekt te kesaj gazete.

  6. Pelasgian says:

    Shume vese te kqija qe kan shkijet i kan huazu edhe Veriort e Shqiperise .

    Ka shume ndryshime psh mes nesh dhe juglindorve qe kan qene ne kontakte me influencen greke .

    Veriu ka qene gjithmon zone plackitjeje , vrasje e hakmarrje , 100% si shkijet qe e kan ne gjak krimin qysh kur e qesin koken prej ppppp te shkinave .

    Duhet sesben me i heq kto vese . Por duhet edhe me than qe shkijet nuk jan frikacake …jan trima per te qan jo si monkeydonkeyt , popull i dhjem e rrenacak te ndyre !

    1. Pelasgiani jo Juglindor,i cili kerkon te terheq me komentin e tij,debate dhe replika.Te pakten te tregoheshe pak me i zgjuar,dhe te kishe shkruar ne dialektin Tosk qe te behesh me i besuar,qe je nga ajo treve.

    2. Pelasgian me fal per keqkuptimin,sepse shkruani,MES NESH DHE JUGLINDORVE,pra edhe ju jeni Verior,por tani po e shkruaj ndryshe:Perse urreni vetveten,ciles fare i perkisni asaj Arbnore, apo asaj te Hasan Riza Pashes ???

      1. Pelasgian says:

        Aspak se urrej ” faren ” time por po qortoj disa ” vese ” te huazume prej barbarve qe fatkeqsisht na i pruni bizanti si komshij .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje