Rama takohet nesër sërish me Vuçiç

16 Dhjetor 2014, 18:09Rajoni TEMA

Kryeministri Edi Rama pritet që të zhvillojë një takim me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Sipas agjencisë “Presheva Jonë”, takimi do të zhvillohet paraditen e nesërme, në orën 11:00.

Rama ndodhet në Beograd për të marrë pjesë në samitin e organizuar nga Kina me vendet e Europës Lindore dhe Ballkanit.

Takimi i Ramës me Vuçiç pritet me interes, pas përplasjeve që ndodhën disa javë më parë, kur Rama bëri vizitën e parë të një kryeministri shqiptar në Serbi, pas disa dekadash./b.l

2 komente në “Rama takohet nesër sërish me Vuçiç”

  1. Meta says:

    Si do dali me kanatjere ?

  2. xhemili says:

    Pse,nuk do takohen sot……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje