Bosnja arreston 10 serbë të dyshuar për krime lufte

16 Dhjetor 2014, 16:23Rajoni TEMA

Policia në Bosnje dhe Hercegovinë ka arrestuar dhjetë serbë të dyshuar për vrasjen e dhjetëra civilëve myslimanë gjatë luftës së viteve 1992-1995.

Të arrestuarit janë ish-policë serbë të Bosnjës dhe ish-figura ushtarake, që akuzohen për vrasjen e 70 civilëve në qytetin Zvornik, në korrik të vitit 1992.

Këtë muaj, autoritetet boshnjake kanë arrestuar edhe 15 ish-paramilitarë dhe ish-ushtarë serbë, nën dyshimet për përfshirje në vrasjen e 20 personave, shumica myslimanë, më 1993.

Gjatë konfliktit në Bosnje besohet se janë vrarë rreth 100,000 njerëz./REL

1 komente në “Bosnja arreston 10 serbë të dyshuar për krime lufte”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje