Rama i kërkon njohjen e Kosovës Vuçiç nga televizioni serb N1: Çlirohuni

18 Dhjetor 2014, 10:19Rajoni TEMA

Serbia duhet të çlirohet njëherë e mirë nga barra e të parit të realitetit në sy të Kosovës së pavarur.

Deklarata vjen nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë një intervistë dhënë për televizionin serb N1 pas takimit që pati me homologun e tij Aleksandër Vuçiç.

Sipas Ramës njohja e Kosovës do ti bënte mirë jo vetëm stabilitetit rajonal, por vetë Serbisë për të parë drejt së ardhmes, raporton Ora News.

“Marrëdhëniet tona duhet të ecin përpara. Unë vendosmërisht besoj se Serbia duhet të çlirohet nga barra, të përballet në sy me realitetin dhe të njohë Kosovën. Kjo do të ishte mirë për të gjithë, së pari për vetë Serbinë”.

Shefi i qeverisë shqiptare ka shfrytëzuar këtë intervistë për ti përcjellë opinionit serb, se Shqipëria nuk e sheh si armike Serbinë. Ai theksoi se të dy vendet duhet të punojnë sëbashku, në mënyrë që vetë BE të mbështesë më shumë rajonin.

“Serbia nuk është armiku ynë, Serbia është potencialisht ndër aleatët tonë më të rëndësishme. Armiku ynë i përbashkët është varfëria, papunësia, shumë gjëra që janë trashëgimi e qeverisjes së keqe nga e kaluara edhe këtu dhe atje.

Kombet janë në kërkim të përgjigjeve. Futbolli po bëhet një çështje e madhe, kur probleme të tjera janë pas nesh, si ato që unë përmenda. Le të japim një të ardhme të begatë për popujt tanë.

Le të bëjmë që e kaluara nuk ndikon të ardhmen tonë më të mirë, dhe sëbashku ne mund të kemi një të ardhme më të mirë. Unë jam i sigurt për këtë. Le të bëjmë diçka të madhe sëbashku. Le të mendojmë për veprat e mëdha. Bota është e madhe dhe një top futbolli është shumë i vogël”.

Takimi i radhës i kryeministrit Rama me homologun Vuçiç me shumë gjasë do të jetë në Tiranë.

Rama ka konfirmuar se i ka ripërsëritur ftesën Kryeministrit serb, ndërsa nga ana tjetër dhe vetë Vuçiç dje deklaroi se do të vizitojë Shqipërinë vitin e ardhshëm por pa përcaktuar datën se kur.

“Unë e ftoj atë për të ardhur në Tiranë, ia kam thënë edhe në konferencën për shtyp edhe gjatë takimit privat. Ai mund të vijë e të thotë çfarëdo që ai dëshiron në Tiranë dhe askush nuk do të ndihet i provokuar”.

Ndërkaq intervistën e plotë me Kryeministrin Rama televizioni serb do ta transmetojë mbrëmjen e sotme në orën 21:30.

19 komente në “Rama i kërkon njohjen e Kosovës Vuçiç nga televizioni serb N1: Çlirohuni”

  1. beni says:

    Lideri shqiptar i ballkanit modern Edi Rama, respekt.

    1. ada says:

      Ediiiii me ne fund krenare per vendin tim !

    2. samuela says:

      Ty te lumte per kete intervisten kaq te mire qe ke dhene duke mos ta ndjere fare per Serbine.

  2. besnik says:

    Lideri i Rajonit mendon per stabilitetin e rajonit dhe kerkon qe te lere pas gjithe historine e dhuneshme qe ka shoqeruar keto dy vende.

    Serbia duhet te njohe Kosoven sepse ajo eshte nje realitet qe e ka njohur e gjithe bota.

  3. o fara e boles’Kristaqit,boll se na c’mende mer psikopat komunist ballkani
    srbt therrisnin:ne stadium,ubij shiptara,ubij albanca.ptuh mer srbcigan,BQI

    1. beratsi says:

      Po ty pse te dogji miza apo te eshte ber salushi me zemer

      1. E vertete says:

        Berati dikur eshte quajtur:BELGRAD!

    2. fgtz anticensurë rtzui says:

      ti gjithashtu,ke nevojë për ndihmë!!
      shnet e bythë të forta!!
      një intervistë shumë e mirë,shumë dipllomatike!
      të paktën nga informacioni që na jep ky shkrim i temës!

    3. Gregor says:

      Edhe une qe jam nga Gjirokastra dhe qe nuk me intereson Serbia fare, e kam percjelle me respekt kete vizite te Rames ne Beograd. Ndersa ti, nje cope injoranti (dukesh nga menyra se si shkruan), na flet per ndeshje futbolli. O kungull, qe na paske mesuar dy fjale anglisht. Po me gjermanet qe bene dy luftera boterore cfare te bejme? T’i vrasim te tere? Franca, Anglia dhe Gjermania kane qene armike ne shekuj midis tyre. Por tani si aleate me interesa te perbashketa qeverisin se bashku Europen. Edhe ne drejt kesaj politike duhet te shkojme.
      Por ti je nga ata qe vrasin cunin e xhajes per dy metra gardh, sepse kaq e ke horizontin. Edi Rama nqs nuk e vazhdon deri ne fund kete politike qe ka nisur ta kete per turp qe mori voten e shqiptareve dhe ju harrofte emri si Nanos dhe Berishes.
      Por po e vendosi shtetin qe kemi humbur dhe po e ngriti Shqiperine ne rangun e nje shteti europian do te mbetet ne histori. Ai e ka vete ne dore. Por pike se pari, duhen shkolluar dhe edukuar njerez si puna jote qe vijne e shkruajne qyfyre ketu, kur nuk jua kemi ngene. Ky mentaliteti yt prej anadollaku na ka lene mbrapa si popull. Duke qene se kam 15 vjet qe jetoj jashte Shqiperise, nuk kam asnje preference partiake. Qeverite vijne dhe ikin cdo kater vjet, por platformat politike dhe ekonomike te nje shteti ne raport me shtetet e tjere dhe ne raport me popullin duhet te jene afatgjata.
      Qe t’a mbyll, po te them nje lajm qe ti mbase nuk e ke marre vesh akoma. Enver Hoxha ka vdekur qe me 1985-en, dhe bashke me te edhe komunizmi ala shqiptar. Nuk ka me komuniste (shyqyr qe nuk ka). Edhe komunisti i fundit Saliu ka dale ne pension. Prandaj hiqe friken e gogolit komunist se nuk ekziston me.

    4. Hektor Harizaj says:

      Qënie jo vetem injorante…Por fatkeqesisht primitive….

  4. akili says:

    I lumte Edi Rames qe si politikan patriot po perfaqeson kaq denjesisht jo vetem Shqiperine por gjithe shqiptaret ne rajon dhe ne bote.

  5. Illo says:

    Percaketimi me korrekt , per mardheniet nderballkanike . Besoj se ky formulim I politikes ballkanike do te jete simetrik me politiken e europes se madhe . I. Foto

  6. Gezimi says:

    Kryeminister modern dhe vizionar, ashtu sic nuk ka patur kurre ky vend! Ndoshta mori fund plejada e kryeministrave lolo dhe zuzare! Respekte per Ramen!

  7. ismeti says:

    NE PROTESTA SE MI FYTI msllobodabkes-liris,nga sala neser krejt ne protestaafermirt e iqet te

    1. nora says:

      O ISMET ca po thua o te keqen se spo te marr vesh asnje fjale qe ke shkruar ?!

  8. turku says:

    Tfg-ja e lexon kete intereviste apo i jane vrare syte? Ju te Temes jepjani meqenese e njihni se kush eshte. Mos mbetet qorr per tere jeten se eshte gjynah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje