President i Serbisë ka paralajmëruar se Qeverisë së vendit të vet së shpejti do t’ia paraqesë, siç ka thënë ai, propozimin e vet final për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
“Në këtë propozim po punoj intensivisht, sepse jemi diku në fund dhe se lëshimi pe yni i ardhshëm, mund të kuptohet se pak nga pak dhe heshtas po pajtohemi me shumëçka”, ka thënë Nikolic për revistën serbe NIN, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se me këtë propozim askush nuk do të jetë i kënaqur krejtësisht dhe beson se ai do të hasë në kundërshtim te vendet perëndimore që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Nikolic ka shtuar se nëse njohja e Kosovës do të jetë kusht për pranim në BE, ky do të jetë sinjal i qartë se Brukseli nuk e do Serbinë anëtare dhe se harmonizimi i politikës së jashtme me BE-në do të jetë i vështirë për Beogradin.
Presidenti i Serbisë sakaq ka kritikuar deklaratën e ministrit serb të Punëve të jashtme, Ivica Daçic, për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë.
Presidenti serb ka vlerësuar se tani pas heqjes dorë të Rusisë, për ndërtimin e gazsjellësit Rrjedha jugore, është momenti i vërtetë për bisedime rreth formave të reja të investime ruse në Serbi.
Ah ky hallemadhi,e tradheton gruaja,e ka helmuar fare.
ajo qe ti po punon e dine dhe qeni do i paraqesesh shqiptareve nje plan per shkembim territoresh pra mitrovicen per presheven
por qellimi i ktij plani nqs pranohet eshte rep. serbe e bosnjes prandaj mos u lodh kot se nuk shkon ajo pune o do pranoni kosoven shtet ose gjeni vend tjeter se per ju europe nuk ka