Kreu i ALUIZINI-t, Artan Lame ka lajmëruar se afati i vetëdeklarimeve të ndërtimeve pa leje do të shtyhet deri më 31 janar.
Sipas Lames kjo është një mundësi e re për qytetarët, pasi u dhurohet edhe një muaj tjetër kohë për vetëdeklarimet.
Sipas tij kjo është bërë për disa arsye:
“1. Për t’i dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve të përfshihen në procesin e legalizmimeve.
2. Ditët e fundit janë kthyer në atdhe në mënyrë masive mijëra emigrantë, një pjesë e të cilëve kanë problem me legalizimin. Nëpërmjet shtyrjes së këtij afati deri në 31 janar, u japim mundësi atyre që qetësisht të bëhen pjesë edhe ata të kësaj reforme.
Dua të informoj emigrantët dhe familjarët e tyre këtu, se ALUIZNI është duke hartuar një program për mundësimin e kryerjes së procedurave të vetëdeklarimit dhe të disa procedurave të tjera të legalizimit, direkt përmes konsullatave shqiptare në vendet kryesore të qëndrimit të tyre.
3. Shtyrja e afatit do të ulte presionin mbi sportelet tona, duke krijuar më tepër mundësi për një shërbim më cilësor qytetarët”.
Artan Lame gjithashtu deklaroi se “gjatë gjithë kësaj periudhe katër-mujore, i janë përgjigjur ftesës sonë deri tani në rang republike 72.000 qytetarë të tjerë, të cilët i shtohen shifrës prej 270 mijëve vetdeklarimeve të deritanishme, të bëra që nga viti 2005 deri në vitin 2013”.
Kreu i ALUIZNI-t theksoi edhe faktin që tashmë ndërtimet pa leje konsiderohen si vepër penale, e denueshme deri ne 3 vjet.
“Tashmë jemi të gjithë dëshmitarë të faktit se qeveria shqiptare po merr një sërë masash për disiplinimin e situatës urbane në vend.
Para disa ditësh në Kuvend u miratuan disa ndryshime në Kodin Penal, midis të cilëve edhe ai që i kthen ndërtimet pa leje në vepër penale të dënueshme deri në 3 vjet.
Veç kësaj, pas kësaj thirrjeje të fundit askush nuk mund të ankohet se nuk ka patur mundësi të kryejë procedura vetdeklarimi dhe se nuk ka patur mundësi të përfshihet në proces.
Dhe nuk duhet harruar se jo çdo gjë e ndërtuar do të ketë mundësi të legalizohet, vecanërisht kur flasim për kushtet ligjore që duhet të plotësojë çdo objekt.
Fokusi ynë do të jetë si deri tani i përqëndruar tek legalizimi i banesave, tek legalizmi i zona informale, proces i cili zgjidh hallin e pronës të këtyre qindra mijë qytetarëve”, u shpreh Lame./j.h
Mashtrus
Pershendetje,
Do te doja nga ana juaj nese eshte e mundur rrugen qe do ndjekim apo dokumentacionin qe na duhet te bejme per deklarimin e shteses pa leje mbi ate egzistuese.
Faleminderit