OSHEE në krye të detyrës edhe për Krishtlindje, sportelet dhe kontrollet në punë

24 Dhjetor 2014, 15:35Sociale TEMA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar se qendrat e Kujdesit ndaj Klientit (KNK) si dhe sportelet e pagesës së faturave të energjisë elektrike do të jenë të hapura edhe më datën 25 dhjetor.

Pavarësisht ditës festive, kompania do të vijojë normalisht punën, për t’iu gjendur pranë abonentëve të saj dhe konsumatorëve të energjisë elektrike, në lidhje me ankesat dhe pagesat e faturave.

Gjithashtu, në gatishmëri do të jenë të gjithë grupet e punës, përfshi edhe ata të kontrollit, të cilët do të vijojnë verifikimet në terren për lidhjet e paligjshme”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së, e cila më tej bën me dije se  kompania është duke punuar për të zgjeruar sportelet e shërbimit, ku deri tani për muajin dhjetor janë hapur 11 qendra të reja të Kujdesit ndaj Klientit, si dhe po planifikohen edhe 21 të tjera, në rang vendi./j.h

3 komente në “OSHEE në krye të detyrës edhe për Krishtlindje, sportelet dhe kontrollet në punë”

  1. TD says:

    O injorante, deshperimi per te mbledhur leket e malokeve qe nuk kane paguar prej 20 vjetesh nuk ka pse te ngaterrohet me diten e Krishtlindjeve. Po keto njerez qe punojne ne OSHEE nuk kane familje dhe te drejten te jene prane tyre? Me mentalitet oriental mbetet o derra

  2. azom says:

    Mos te vije aq shume keq per OSHEE sepse vetem, ata nuk jane per te ardhur keq. Kam paguar cdo muaj rregullisht dhe nuk kam pasur kurre as kamate vonesa. Gjithmone paguaja me shume se harxhoja sepse tani e mora vesh qe gjithe, ne, paguesit e rregullt paskemi paguar dhe per keta qe nuk kane paguar me vite. Kur ishte, Dollapi, drejtor i CEZ le qe na faturonin sa donin, apo kur ankoheshim 2 apo 3 fishin, por nje here na hoqen dhe dritat se gjoja ishim debitor. Shkojme te kujdesi i klientit, leket i kishte vjedhur arketarja, por nga qe libreza ishte e vulosur, ajo pranoi qe kishte vjedhur. Pagoi ajo leket e vjedhura dhe na leshuan dritat. Po kulmi eshte kur sot, me merr drejtuesja e institucionit ku punoj dhe me thote se jam debitore. Kur me nxjerrin dhe mua debitore qe rregullisht kam paguar shume me teper se harxhoja dhe pa asnje kamate vonese….!!!!!!! Dhe ndaj ketyre qe akuzojne kot dhe padrejtesisht duhet te kete masa sepse pergojohemi dhe stresohemi padrejtesisht. Te shikojne mire, ti verifikojne, pastaj ti nxjerrin njerezit debitor.

  3. Bujar says:

    Ju lumte OSHEE.Iku koha qe ai qe paguante energjine elektrike qe kishte konsumuar, nuk kishte energji elektrike,ndersa ai qe nuk paguante i rilidhej energjia elektrike.Kjo gje solli qe edhe te ndershmit te detyroheshin te mos shpaguanin. Urdheri nr, 20 date 16.12.2014 i OSHEE zgjidhi nje pjese te problemit-per familjaret qe nuk jane titullar kontrate te energjise elektrike.Duhet qe me nje urdher te dyte te OSHEE, te zgjidhet edhe problemi i atyre qe jane debitore per apartamentin qe kane shitur dhe kerkojne te bejne akt marreveshje me OSHEE per pagesen me keste te energjise elektrike per pjesen takuese te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje